GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alimehmeti: Duhen 100 vite punë për një shtëpi në Tiranë, çmimet i ka rritur paraja e pistë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Epidemiologu publikon studimin: Variantet e reja të Covid nuk rrisin rrezikun e infektimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jeta në Tiranë është kthyer në një makth të përditshëm për banorët e saj, të cilët përballen me një kombinim paralizues të trafikut kaotik dhe kostos së papërballueshme të jetesës. Sipas këshilltarit bashkiak të opozitës Iir Alimehmeti, për një familje me dy rroga mesatare duhen nga 70 deri në 100 vite punë për të blerë një apartament, ndërsa akuzon se pas kësaj situate fshihet një strategji për të larguar banorët nga kryeqyteti.

Problemi më i thellë në kryeqytet sipas tij, mbetet kostoja stratosferike e strehimit. Teksa çmimet në disa zona kanë arritur nivele prej 5000-6000 euro për metër katror, llogaritjet tregojnë një realitet tronditës.

Ai hodhi poshtë idenë se rritja galopante e çmimeve vjen si pasojë e turizmit. Sipas tij, shkaku i vërtetë është paraja informale që pastrohet në tregun e pasurive të paluajtshme.

“Këto çmime i ka rritur paraja informale që hyn në tregun e imobiliareve në Shqipëri,” deklaroi ai, duke sugjeruar se bëhet fjalë për një fenomen që deformon tregun dhe e bën atë të paarritshëm për qytetarët e zakonshëm.

Alimehmeti shpalosi atë që e konsideron një strategji me qëllim për të transformuar demografinë e Tiranës. Sipas tij, kjo situatë synon të largojë njerëzit dhe të zbrazë vendin nga banorët normalë, duke e kthyer kryeqytetin në një stacion të përkohshëm përpara emigrimit.

Ai kritikoi ashpër Këshillin Bashkiak, duke thënë se mazhoranca socialiste vepron si një “noteri” që vetëm vulos vendimet që vijnë nga qeveria, pa marrë parasysh hallet e qytetarëve dhe pa lejuar asnjë diskutim për propozimet e opozitës. Pallatet e reja, sipas tij, janë “të pajetueshme” dhe “të paprekshme” nga popullata, duke shërbyer vetëm si një kartolinë për të huajt.

“Ka dy aspekte që po ndodhin në Tiranë. E para, po mundohen të largojnë njerëzit nga zonat, po themi, qendrore, të lakmueshme, që pak njerëz u kanë vënë syrin. Në mënyrë që ata të kenë mundësinë të spekullojnë. Pra, një person që është me një rrogë, qoftë edhe me një rrogë mesatare ose të mirë, e ka shumë të vështirë të diskutojë dot jetesën në këto vende, se të blejë me 5000-6000 euro metri katror, sa ka shkuar disa zona, e ka të pamundur. Ne e kemi shumë të qartë.

E kanë llogaritur ekspertët e ekonomisë këtë që për një familje ku janë dy rroga mesatare, që të blejë një shtëpi jo në qendër, jo në zonat e lakmuara, por relativisht larg, pra diku rreth Unazës së Madhe, duhen 70 deri 100 vjet punë. Tash cili bankë të jep kredi për 70 deri 100 vjet?

Atëherë, kjo bëhet me qëllim për dy elemente. Një, t’i largojmë njerëzit, ta zbrazim vendin nga banorët normalë të zonave.  Dhe e dyta, dhe për ata që vijnë nga rrethet në Tiranë. Tani ta shohin Tiranën vetëm ne mënyrë të përkohshme, përpara se të shpërngulen fare jashtë. Kur ta kuptojnë që e kanë të papërballueshme jetën këtu. Se kur vjen nga një qytet tjetër, ende nuk e di. Jeton akoma me çfarë të thanë dhe çfarë mendon dhe çfarë ke parë në foto dhe në video. Por, mund t’i bësh foto atyre objekteve, atyre pallateve shumëkatëshe me radhë e, mund t’i bësh foto, mund t’i bësh video, mund të duken të bukura, por janë të pajetueshme, nuk janë të prekshme nga popullata.

Ato janë thjesht për t’i parë dikush, një i huaj bën një foto për kartolinë e merr me vete. Dhe nuk është tepër për turizmin, se mos kujtojmë ne që i ka rritur turizmi këto çmime. Po çmimet nuk i ka rritur turizmi. Këto çmimet i ka rritur paraja informale që hyn në tregun e imobiliar në Shqipëri“,u shpreh ai.

 

Etiketa: alimehmetiKryesore1Shtëpi

Lajme të lidhura

“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Ramës i ka mbetur vetëm të mbyllë internetin, kërkon t’i izolojë shqiptarët si në diktaturë

10:55 - 10/07/26
Rama i dha 4 mln euro Kanye West, Lapaj depoziton kërkesën në Kushtetuese: Të shfuqizohet akti normativ
Aktualitet

Rama i dha 4 mln euro Kanye West, Lapaj depoziton kërkesën në Kushtetuese: Të shfuqizohet akti normativ

10:40 - 10/07/26
2 aksidente brenda pak orësh në Durrës, motori përplas rëndë biçikilistin
Aktualitet

E rëndë në Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij, e plagosura transportohet menjëherë në spital

09:36 - 10/07/26
Para
Meta: Procesi farsë ndaj meje është i orkestruar politikisht, duhet tranparencë dhe legjitimitet

Meta: Procesi farsë ndaj meje është i orkestruar politikisht, duhet tranparencë dhe legjitimitet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Ramës i ka mbetur vetëm të mbyllë internetin, kërkon t’i izolojë shqiptarët si në diktaturë

10:55 - 10/07/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj deklaratave të fundit për monitorimin e...

Lexo më shumë
Rama i dha 4 mln euro Kanye West, Lapaj depoziton kërkesën në Kushtetuese: Të shfuqizohet akti normativ

Rama i dha 4 mln euro Kanye West, Lapaj depoziton kërkesën në Kushtetuese: Të shfuqizohet akti normativ

10:40 - 10/07/26
Pas Portugalisë, Spanja kërkon edhe “kokën” e Belgjikës! Fituesin e pret Franca e frikshme

Pas Portugalisë, Spanja kërkon edhe “kokën” e Belgjikës! Fituesin e pret Franca e frikshme

10:17 - 10/07/26
Flamuj amerikanë dhe brohoritje në Tel Aviv, Izraeli përgatitet për vizitën e Trump

“Irani kërkon të vrasë Trumpin!” Izraeli paralajmëron Uashingtonin për planin e Teheranit

10:04 - 10/07/26
2 aksidente brenda pak orësh në Durrës, motori përplas rëndë biçikilistin

E rëndë në Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij, e plagosura transportohet menjëherë në spital

09:36 - 10/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com