GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alizoti: Berisha është lider i padiskutueshëm, Basha mbetet një turp

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alizoti: Berisha është lider i padiskutueshëm, Basha mbetet një turp
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti tha se vula e PD-së i është dhënë një grupimi që nuk ekziston. Alizoti shtoi se vula e partisë i është dhënë një grupimi, që nuk ekziston.

“Protesta ishte shumë e madhe, Tirana kishte dalë në shesh. Ta imagjinosh që ata njerëz kanë dalë në shesh dhe kjo PD nuk njihet. Gjithë këta njerëz në shesh nuk njihen. Lideri i PD është Berisha, është lider i padiskutueshëm. Vula i është dhënë një grupimi që nuk ekziston. Berisha është lideri i padiskutueshëm i opozitës.

E kanë hetuar, sepse e dinë se është një njeri shumë i rëndësishëm i politikbërjes në Shqipëri. Nuk jam berishist, nuk e dua liderin e fortë, por fakti është që ai është lider. Është kaq i fortë politikisht, sa kur të gjithë mendojnë se ka përfunduar, ai ngrihet sërish. Lideri i ri do kohë që të lindë. Edhe CDU kishte Angela Merkelin dhe pas ikjes së saj, është krijuar një boshllëk i madh. Qytetarët kanë dalë në protestë, sepse kemi qeveri që kujdeset për makijazh. Jeta nuk është reklamë e jashtme, është ekonomi. Jeta në Shqipëri e në Tiranë është bërë e papërballueshme ekonomikisht”, tha Alizoti për News 24.

Tomor Alizoti theksoi se është një grup për Lulzim Bashën që thotë se është ai PD-ja. Sipas tij, njerëzit janë me Berishën dhe ndaj edhe gjykata, kur të japë vendimin për vulën, duhet të jetë më racionale.

“Në Shqipëri njerëzit mbijetojnë. Çmimet në vend janë të papërballueshme, janë sikur në vendet e zhvilluara. Opozitës i erdhën pas njerëzit, tashmë gjërat duhet të konkretizohen. Jemi në një vend anormal. Besoj se dhe nesër do vijojë ajo që ka qenë, pra protesta në parlament. Njerëzit po ikin jashtë për t’u ushqyer, kjo tregon se qeveria ka dështuar. Pushteti në Shqipëri është absolut. Unë zotin Basha nuk e shoh në asnjë anë.

Është turp që Basha të thotë se unë jam PD. Pas asaj që u pa dje, Lulzim Basha nuk është Partia Demokratike. Basha është jashtë kohës dhe hapësirës. Unë pres që të ketë minimal drejtësi. Gjykata e sheh se kush është PD, kur ka mijëra njerëz në shesh. Gjykata po të jetë serioze, merr vendimin për t’u kthyer në realitet, duhet të kthehet në realitet. Si mund të dalësh me pesë veta dhe të thuash jemi PD. Votuesit janë tek Berisha. Sali Berisha ka aksionet të përcaktojë se kush do të ishte kandidati i denjë për të qenë kryeministër. Po të na marrë edhe ne mendim, nuk do bëjë keq”, u shpreh Alizoti.

Etiketa: AlizotiBASHAberisha

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Para
I presin flokët vajzave, Juli dhe Gazi fitojnë sfidën

I presin flokët vajzave, Juli dhe Gazi fitojnë sfidën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26

Protesta qytetare kundër qeverisë zhvillohet sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 123-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Pas protestës së...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26
Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com