GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alizoti: Rama autokrat, e ktheu PS në repart ushtarak. Ja pse duhet hetuar nga SPAK

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alizoti: Rama autokrat, e ktheu PS në repart ushtarak. Ja pse duhet hetuar nga SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tomor Alizoti, deputet i PD-së, e cilësoi Kryeministrin Edi Rama një autokrat që “u bën rreshtore” atyre në parti, duke e krahasuar Partinë Socialiste me një repart ushtarak.

Ai shtoi se deklaratat e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj ku shprehet se është kërcënuar nga Rama janë të mjaftueshme që SPAK të nisë hetimet kundrejt kreut të qeverisë.

Sa i përket zhvillimeve në opozitë, Alizoti tha se solidarizimi i Gazment Bardhit dhe deputetëve të tjerë pranë tij me protestën dhe tubimin pranë banesës së Sali Berishës është një veprim që tregon se grupi parlamentar është i bashkuar

“Aty është një autokrat, thënë shqip, që i vendos në rresht, u bën rreshtore atyre në parti. E ka bërë atë parti repart ushtarak. Parlamenti nuk është pronë e Ramës, nuk i dikton ai rregullat. Nuk jemi në një paradë mode kush sillet më mirë e kush sillet më keq. Kemi një regjim që kontrollon gjithçka.

Për herë të parë në 100 vjet shtet ka dalë ish-zv. kryeministri që ka deklaruar se kryeministri në detyrë ka dashur ta eliminojë fizikisht. Edhe mund të jetë deklaratë politike, por e thënë nga një njeri shumë i afërt i kryeministrit, duhet që SPAK të fillojë një hetim pasi u vërtetua që Shqipëria është një vend mafioz.

Numri dy tha se kryeministri shqiptar po kërcënonte jetën e tij dhe familjes së tij. Ku është sistemi i drejtësisë? Ky është mafiozi i parë. Nuk ka skandal më të madh se kaq. Çfarë duhet të thotë më shumë një njeri që drejtoi gjithë paratë për Covid-in dhe tërmetin, kur thotë se u arratis se i cenohej jeta.

Mendoj se Bardhi dhe të tjerët bënë gjënë më të mirë, sepse Berisha është ndër themeluesit kryesorë të pluralizmit në Shqipëri. Është një solidarizim për padrejtësinë që po i bëhet. Grupi parlamentar ka treguar se ka një pozicion të përbashkët dhe është shumë mirë që ndodhi. Nuk e zhbën dot historinë e Berishës me PD-në. Opozita tani duhet të zhvillojë ide dhe zemërimin shoqëror ta ngrejë te qytetarët.

Berisha nuk është kundër SHBA. Amerika është shumë e madhe, përplasja me konservatorët dhe republikanët është tejet e polarizuar. Berisha është themelues i PD, unë nuk e zhbëj dot këtë dhe mbështetjen e demokratëve ndaj tij. Kongresmenët që kam takuar janë surprizuar, Amerika është shumë e madhe për të thënë që SHBA e ka shpallur Berishën non-grata. PD është parti biologjikisht pro-perëndimore”, u shpreh Alizoti për News24.

Etiketa: AlizotiPSRamaSpak

Lajme të lidhura

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
Para
Sekuestrohen mbi 2 tonë drogë, operacion kundër mafies shqiptare/ Detajet

Sekuestrohen mbi 2 tonë drogë, operacion kundër mafies shqiptare/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com