GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alizoti: Rama pasurohet me djersën tuaj dhe pastaj ju cilëson të çmendur, të shpëtojmë vendin më 11 Maj nga ky i marrë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alizoti: Rama pasurohet me djersën tuaj dhe pastaj ju cilëson të çmendur, të shpëtojmë  vendin më 11 Maj nga ky i marrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në takimin e liderit te PD Sali Berisha, në Belsh me mbështetësit demokratë, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Tomorr Alizoti, deklaroi se entuziazmi opozitar po rritet çdo ditë dhe se më 11 maj do të vijë çlirimi i Shqipërisë nga një regjim që e ka kthyer vendin në narkoshtet.

Alizoti akuzoi kryeministrin Rama se udhëton në luks ndërkohë që fëmijët shqiptarë janë të paushqyer.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mobilizohen dhe të marrin pjesë masivisht në protestën e paralajmëruar. Sipas tij, Shqipëria është në një gjendje të paprecedentë dhe vetëm qytetarët mund ta kthejnë në normalitet.

“Entuziazmi po rritet dita ditë, imagjinoni ku ishim para një viti dhe ku jemi sot.

Imagjinoni si ishim para një viti, si jemi sot dhe si do të jemi pas 11 majit.

Kurrë në historinë e kombit shqiptar nuk ka ndodhur që drejtuesi i vet të dalë nëpër Shqipëri dhe t’u thotë njerëzve nga veriu në jug që ju jeni të marrë.

Nuk ka ndodhur asnjëherë dhe nuk ndodh në asnjë komb të botës.
Një kryeministër i cili shetit, i cili jeton në luks prej këtyre shqiptarëve, i cili i hipën avionit me paratë e shqiptarëve, i cili i hipën avionit për të parë Lazio, Inter, Roma, e të gjithë, kur fëmijët shqiptarë i ka të paushqyer, e në fund gjithë këtë muaj e gjithë këtë javë bredh nëpër Shqipëri duke thënë që ju jeni të marrë.

Miq të nderuar, demokratë, e jo demokratë, shqiptarë të gjithë, mblidhuni më 11 maj t’i themi Edi Ramës që i vetmi i marrë në Shqipëri je ti, dhe përfundimisht Shqipëria do të çlirohet nga një i marrë.

Ka 12 vjet që qeveris dhe ka lënë gjysmën e popullit rrugëve të botës. Ka 12 vjet që e ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet.

Në radhë të parë emergjente për të çliruar Shqipërinë nga çbërja dhe kombin shqiptar është: do çlirojmë Shqipërinë nga bandat, do ketë Shqipëri që t’u përkasë shqiptarëve, do çlirojmë edhe mësuesit nga bandat.
Do lëmë fëmijët nëpër shkolla, sepse prindërit i çojnë fëmijët që t’i mësojnë, nuk i çojnë që të ndjekin kryeministrin nga pas.
Shqiptarë të nderuar, Shqipëria do të kthehet në një vend normal, këto 2 javë janë vendimtare. Mobilizohuni, organizohuni, sepse çlirimi real i Shqipërisë është 11 maj, Shqipëria kurrë s’ka qenë në një ditë të tillë të keqe, Shqipëria kurrë nuk do të jetë kështu”, u shpreh ai.

Etiketa: Alizotii cmendurRama

Lajme të lidhura

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Para
Berisha në Belsh: Lista e rimbursimit  të ilaçeve do jetë si në Itali, do i vëmë dyllin Vilma Nushit dhe Tom Doshit

Berisha në Belsh: Lista e rimbursimit të ilaçeve do jetë si në Itali, do i vëmë dyllin Vilma Nushit dhe Tom Doshit

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26

Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë paqësore...

Lexo më shumë
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com