GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Debati mbi integrimin, Alizoti: Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Debati mbi integrimin, Alizoti: Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare komentoi procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe gjendjen e demokracisë në vend.

Ai u shpreh me ton kritike ndaj qeverisjes, duke theksuar se Shqipëria po largohet nga standardet demokratike dhe se rruga drejt Bashkimit Europian nuk mund të arrihet përmes propagandës apo servilizmit, por vetëm përmes kritikës dhe respektimit të vlerave demokratike.

Alizoti iu referua edhe parimeve themeluese të Bashkimit Europian, duke theksuar rëndësinë e demokracisë, lirisë dhe shtetit të së drejtës si kushte thelbësore për integrimin europian të Shqipërisë.

Deklarata:

Të jesh pjesë e një unioni sot, ku është unioni më demokratik në botë, është mirë që të diskutojmë. Dhe ata që e ndërtuan dhe e themeluan këtë union, besuan që e ardhmja e tyre dhe ku i dorëzuan planin nga Jean Monnet-ja, Robert Schuman-it, i cili kishte kaluar në Luftën e Dytë Botërore, kishte përjetuar luftën, autokracinë, diktaturat, filloi të besonte dhe hodhi një tezë: Kombet tona do të jenë të sigurta vetëm nëse ka demokraci.

Në Shqipëri nuk ka demokraci. Në Shqipëri ka autokraci. Nuk shkohet në Europë as me recitime, as me lavdërime, as me servilizëm, por shkohet me kritikë.

Kryeministri i Shqipërisë duhet të jetë në parlament, duhet të jetë kryenegociatorja dhe duhet të lexohet raporti për problemet që ka Shqipëria. Nëse ne flasim më shumë për problemet, jemi më afër Europës.

A nëse ne kthehemi lavdërimeve, propagandës, glorifikimeve, atëherë nuk bëjmë asgjë tjetër, vetëm se kthehemi aty ku ishim 50 vjet tërë kohës.

Kështu që, kjo ditë kaq e rëndësishe dhe unë do mbaja një fjalim po e tërhoqa fjalën, ka lënë vetëm katër minuta për të folur për integrimin e Shqipërisë, e cila është një vizion e një pjese të madhe të persekutuarve politikë që vdiqën burgjeve të komunizmit për vlerat perëndimore.

Vetë doja të flisja sot të paktën 10 minutësh për këtë tezë. Koha e caktuar është minimaliste. Ne nuk hyjmë në Europë me servila. Harrojeni këtë gjë. As me injorim, as me bullizim. Europa është vlerë. Bazohet në një vlerë të madhe. Dhe me, nuk hyjmë dot as me krimin e organizuar, as me heqje fjale, as me shkurtim fjale. Hyjmë vetëm me vlera. Prandaj do ishte etike, por njerëzit që nuk kanë pasur ndonjëherë etikë, nuk e kuptojnë ç’është Bashkimi Europian.

Etiketa: Alizotiintegrimpropagande

Lajme të lidhura

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën
Aktualitet

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën

12:28 - 03/08/26
Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm
Aktualitet

Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm

12:02 - 03/08/26
“Bileta” ilegale drejt Anglisë e SHBA-së, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 persona
Aktualitet

“Bileta” ilegale drejt Anglisë e SHBA-së, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 persona

11:43 - 03/08/26
Para
Ndërtim i paligjshëm në plazh! Arrestohen 8 persona në Sarandë, në kërkim pronarja e objektit

Ndërtim i paligjshëm në plazh! Arrestohen 8 persona në Sarandë, në kërkim pronarja e objektit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tjetër goditje për Infantinon! Anglia i heq mbështetjen, UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore
Sport

Tjetër goditje për Infantinon! Anglia i heq mbështetjen, UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore

12:43 - 03/08/26

Kriza në FIFA po thellohet çdo ditë e më shumë. Federata Angleze e Futbollit (FA) pritet t'i dërgojë një letër...

Lexo më shumë
Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën

12:28 - 03/08/26
Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm

Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm

12:02 - 03/08/26
“Bileta” ilegale drejt Anglisë e SHBA-së, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 persona

“Bileta” ilegale drejt Anglisë e SHBA-së, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 persona

11:43 - 03/08/26
Qëlluan me armë zjarri nga jahti/ Shoqërohen katër persona. Policia ndalon mjetin lundrues

Qëlluan me armë zjarri nga jahti/ Shoqërohen katër persona. Policia ndalon mjetin lundrues

11:38 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com