GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Alla: Premtimet s’më pëlqejnë, me Teutën jemi…

21:11 - 08/09/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Alla: Premtimet s’më pëlqejnë, me Teutën jemi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Albi Alla zgjodhi të vijojë karrierën te Teuta, teksa në dy ditët e fundit ka nisur edhe stërvitjen me skuadrën durrsake. Sezonin e fundit ai ishte pjesë e Laçit, teksa tashmë është transferuar te bregdetarët, ku do të synojë të kthehet në ditët e tij më të mira.

30-vjeçari po punon intensivisht për të kapur formën maksimale fizike. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Alla tregoi pse zgjodhi të vijojë karrierën te Teuta, ambientin që është në skuadër dhe objektivat e sezonit.

 

Albi, si ndiheni fizikisht? Jeni gati për këtë aventurë të re?

Gjatë verës jam stërvitur me trajner personal, prandaj nga ana fizike ndihem mirë, por dua pak kohë që të ambientohem me ekipin e me fushën, sepse është diferencë e madhe të stërvitesh vetë dhe të stërvitesh në grup.

 

Sa mendoni se mund ta ndihmoni Teutën me eksperiencën tuaj brenda vendit, por edhe jashtë?

Shpresoj që të jem gati t’i shërbej klubit sa më shpejt dhe të jap edhe unë kontributin tim që ekipi të arrijë synimet që ka. Nuk dua të flas para kohe për atë që unë mundem të jap në ekip. Për këtë mund të përgjigjem në fund të majit, kur edhe do të mund të bëjmë bilancin final të të gjithë vitit.

 

Kur do të mund të jeni i gatshëm për t’u kthyer në fushë?

Shpresoj sa më shpejt, po përgatitem dita-ditës me ekipin dhe shpresoj që deri në fund të javës së ardhshme të arrij formën optimale dhe të jem në gjendje të zbres në fushë për të ndihmuar ekipin.

 

Deri ku mund të arrijë ky ekip, sipas opinionit tuaj?

Ekipi ka një grup shumë të uritur për sukses nga çfarë kam parë ditët e para, prandaj shpresoj që në këtë vazhdimësi të mundemi të shohim sa më lart në vijimësi të sezonit.

 

Çfarë ambienti keni gjetur në Durrës?

Kam gjetur një ambient shumë të mirë, kisha edhe shokë ekipi, që kemi luajtur më përpara në ekipe të tjera bashkë, kështu që ishte shumë kollaj për mua të ambientohem.

 

E ndoqët ndeshjen e fundit ndaj Tiranës, si e patë ekipin nga jashtë?

Po, e ndoqa ndeshjen me Tiranën, me pëlqeu rikthimi i ekipit pas pësimit të golave dhe paraqitja e çunave. Teuta tregoi që me ardhjen e trajnerit të ri dhe të lojtarëve të ri, ka punuar shumë dhe ka arritur në pak kohë të bëhet një grup solid. Shpresojmë të jemi të gjithë të shëndetshëm që të punojmë akoma më shumë./PanoramaSport

Etiketa: Albi AllaTeuta

Lajme të lidhura

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë
Breaking Views

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen
Breaking Views

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)
Sport

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Para
“Ishte kurth më rakordim me Rusinë”/ Panariti flet për tensionet në Kosovë: Vuçiçit i duhej…

‘Pezullimi i fondeve nga BE për bujqësinë, ngjarje e rëndë’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com