GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Allegri në telashe, trajneri i Juventusit nën hetim për baste dhe pastrim parash

10:02 - 06/06/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Allegri në telashe, trajneri i Juventusit nën hetim për baste dhe pastrim parash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Massimiliano Allegri u rikthye në arenën  e madhe të futbollit pas dy vitesh, duke firmosur me Juventusin dhe bashkë me rikthimin, vijnë edhe telashet. Nga Italia gazeta “La Verita” bën me dije se trajneri dyshohet për pjesëmarrje në pastrim parash dhe përfshirje në baste sportive.

Hetimet janë në proces dhe pretendohet të kenë të bëjnë veçanërisht me disa transaksione të bëra në llogarinë rrjedhëse të Allegrit, nga një kompani malteze e akuzuar për mashtrim të rëndë, evazion fiskal dhe lidhje me ‘Ndragheta-n’.

Në tërësi bëhet fjalë për plot 7 transferta të marra nga trajneri në periudhën 2018-2021, me vlerë totale prej 161 mijë eurosh, të cilave u shtohen edhe 168 mijë euro të ardhura nga një kompani sllovene që menaxhon hotele e kazino, si dhe një 140 mijë euro nga një bankë private në Monte Carlo.

Këto të ardhura mund të jenë fitime ligjore të trajnerit, megjithatë përsëritja e disa shumave të njëjta hedh dyshime për një skemë të pastrimit të parave. Nga karta e kreditit e Allegrit janë shpenzuar edhe rreth 500 mijë euro në kompani lojërash fati, kryesisht në një kazino në Monte Carlo dhe një tjetër në Slloveni.

Kur ka shifra të tilla sinjalizimet janë të zakonshme, megjithatë hetimi pritet të hedhë dritë mbi rastin në fjalë. Gjithsesi e përditshmja italiane nënvizon se në bazë të dokumenteve që disponon evidentohet lidhja e Allegrit me lojërat e fatit, por jo ajo me bastet sportive, diçka e ndaluar për profesionistët e futbollit. 

Etiketa: Juventus

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
“Paske pi içik o jet”/ Plas gallata në rrjet, tri burra bëhen tapë dhe bien në tokë, refuzojnë politikën

“Paske pi içik o jet”/ Plas gallata në rrjet, tri burra bëhen tapë dhe bien në tokë, refuzojnë politikën

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com