GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Alma e Përmetit i fal 400 MLN lekë vëllait të Komandantit të Gardës

15:06 - 12/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Alma e Përmetit i fal 400 MLN lekë vëllait të Komandantit të Gardës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Përmet është një nga ato të voglat, ku rrallë shkojnë fonde të mëdha, por abuzimet me këto tendera janë të mëdha. Kryetarja e Bashkisë, Alma Hoxha i ka bërë dhuratë tenderin 400 milionë lekë, Artan Sakos, pronarit të  kompanisë 2T.

Bëhet fjalë për një tender tepër të dyshimtë, me numër reference REF-78744-08-31-2023 dhe me objekt ‘Rehabilitimi i Digës së Rezervuarit Pacomit, Bashkia Përmet”. Fondi limit i tenderit është caktuar në rreth 400 milionë lekë.

Tenderi vlerësohet me “Flamur të kuq” nga Open Data për risk të lartë korrupsioni. Ndërkohë, vihet re se në garë kanë marrë pjesë 11 kompani. Në pamje të parë mund të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me një konkurrencë të mirëfilltë për shkak të numrit relativisht të lartë të pjesëmarrësve.

Sakaq, këtu shfaqet skandali! Sipas të dhënave të publikuara nga 11 kompani, 4 prej tyre kanë ofruar vlerë zero. Pra pjesëmarrja e tyre ka qenë fiktive. Ndërkohë 3 firma të tjera kanë ofruar vlera më të ulëta sesa kompania e shpallur fituese e Artan Sakos.

Dhe, siç ndodh rëndomë në tenderët e mëdhenj, Alma nuk i ka marrë fare në konsideratë këto oferta dhe ka shpallur fituese pikërisht firmën 2T të Artan Sakos për një vlerë rreth 470 milionë lekë të vjetra (me TVSH).

Fakti që 4 kompani pjesëmarrëse kanë ofruar vlerë zero, e bën tepër të dukshme situatën se tenderi duhej anuluar. Duhet shtuar këtu fakti se vlera fituese është sa 97% e fondit limit të tenderit.

Epo, Alma kishte kohë pa bërë nga këto “anonimet” dhe e lëshoi firmën tani, duke autorizuar xhirimin e lekëve tek njeriu i rekomanduar nga lart. Sako nuk është i panjohur, madje dihen  lidhjet e afërta që ka me “Rilindjen”, prej secilës përfiton shumë tenderë pa garë.

Kjo pasi Artan Sako është  vëllai i komandantit të Gardës, Gramoz Sako. Me lidhjet e tij, ky i fundit, i siguron të vëllait kryesisht tenderët e hapura nga Fondi i Zhvillimit Shqiptar, pasi aty ka shumë para. Plus me një drejtues si Dritan Agolli, biznesmenët e kanë më të lehtë të vjedhin nga paratë tona. Po këtë radhë paskan peshkuar Almën e Përmetit.

Etiketa: abuzimAlma HoxhapermetTendr

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
UEFA “tmerron” çekët, riposton supergolin e Asanit ndaj Polonisë

UEFA “tmerron” çekët, riposton supergolin e Asanit ndaj Polonisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com