GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Altin Goxhaj kallëzon në SPAK Ramën e Klosin: Po përdorin patronazhistët për të kontrolluar votën e diasporës

21:43 - 19/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Altin Goxhaj kallëzon në SPAK Ramën e Klosin: Po përdorin patronazhistët për të kontrolluar votën e diasporës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati  Altin Goxhaj, kandidat i koalicionit PD – ASHM në Tiranë ka kallëzuar penalisht në SPAK kryeministrin Edi Rama,dhe Bledi Klosin, deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë e persona të tjerë në strukturën e PS-së për shkelje të fshehtësisë së votës së diasporës.

Objekti i kallëzimit është: Kryerja e veprës penale të “Shkeljes së fshehtësisë së votimit” sipas Nenit 327 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, dhe veprime të tjera që bien ndesh me ligjin zgjedhor shqiptar, të cilat kualifikohen si krime zgjedhore.

Kallëzimi penal bëhet pas deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të PS,  Blendi Klosi se vota e parë e diasporës ishte për PS.

“Edi Rama, si Kryeministër dhe Kryetar i PS, ka përgjegjësi direkte politike dhe morale për funksionimin e strukturave të patronazhit të cilat janë përdorur për të gjurmuar dhe kontrolluar votën e qytetarëve. Ai vetë ka publikuar në faqen e tij zyrtare në FB duke inkurajuar dhe promovuar f jalën e Blendi Klosit në faqen e tij në Facebook sipas provës bashkëngjitur

Bledi Klosi, si deputet, ka bërë deklarime publike që vërtetojnë dijeninë dhe shkeljen e fshehtësisë së votës, në kundërshtim me Kodin Penal dhe Kodin Zgjedhor është shprehur si më sipër.  Personat e tjerë të paidentifikuar, të angazhuar në operacione patronazhimi, kanë vepruar si pjesë e një strukture të organizuar që synon kontrollin dhe dokumentimin e votës së qytetarëve” evidentohet në kallëzim penal.

Goxhaj i kërkon SPAK të hetohet rrjeti i patronazhistëve që ka përpunuar dhe shpërndarë të dhëna mbi preferencat e votimit nga diaspora. Gjithashtu i kërkon të verifikohen urdhrat, mesazhet dhe korrespondencat zyrtare e jozyrtare mbi fletëvotimet e dërguara dhe kthimet me foto si “provë bindjeje politike

“Veprimi penal konsiston në ndërhyrje të drejtpërdrejtë ose indirekte për të zbuluar ose bërë publike mënyrën se si një qytetar ka votuar, në kundërshtim me të drejtën themelore të fshehtësisë së votës. Në këtë rast, deklaratat publike të Bledi Klosit dhe referimet nga Edi Rama lidhur me preferencat e votuesve në diasporë, si dhe nxjerrja e fotove të qytetarëve që kanë marrë zarfat e KQZ-së, janë elementë të dukshëm të shkeljes së këtij detyrimi ligjor. Këto veprime krijojnë një klimë frikësimi dhe kontrolli të votës së lirë dhe të fshehtë

Veprimi është kryer me dashje direkte, pasi deklaratat dhe publikimet janë bërë me vetëdije të plotë, me qëllim intimidimin e votuesve dhe kontrollin e zgjedhjeve. Duke qenë funksionarë të lartë shtetërorë dhe politikë, të kallëzuarit kanë pasur njohuri të plotë të detyrimeve ligjore për të garantuar fshehtësinë e votimit dhe kanë vepruar në kundërshtim të hapur me to” thuhet në kallëzimin e Goxhajt.

Goxhaj thotë se punonjës të administratës dhe të afërmit e tyre janë urdhëruar të dërgojnë foto të fletëve të votimit si provë për votën e dhënë për Partinë Socialiste. Këto veprime, sipas kallëzimit, përbëjnë një strukturë të organizuar për deformimin e vullnetit të votuesve prandaj u kërkon SPAK të hetojë rrjetin e patronazhistëve dhe të verifikojë komunikimet zyrtare dhe jozyrtare që lidhen me manipulimin e votës nga diaspora.

Unë, Altin Goxhaj, në cilësinë e Kryetarit të Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë, paraqes këtë kallëzim penal kundër Kryeministrit Edi Rama, deputetit Bledi Klosi dhe personave të tjerë të paidentifikuar të lidhur me strukturat e Partisë Socialiste, të cilët kanë deklaruar publikisht ose në rrugë operative se:
1. Janë në dijeni të preferencës së votimit të qytetarëve shqiptarë që votojnë nga jashtë vendit nëpërmjet fletës së votimit të dërguar me postë, duke deklaruar publikisht se vota e parë e ardhur nga diaspora në qarkun e Dibrës ishte për Partinë Socialiste.
2. Kanë publikuar dhe shpërndarë foto të qytetarëve nga diaspora të cilëve u janë dërguar zarfat e KQZ-së, të cilat tregojnë haptas presion dhe intimidim të komunitetit shqiptar në emigracion nisur nga angazhimi i deritanishëm i patronazhimit dhe të dhënave publike që punonjësit e administratës kanë qenë të detyruar të paraqesin pranë aktivistëve të PS në administratën publike formularë me të dhënat e të afërmeve që jetojnë jashtë me qëllim regjistrimin e tyre si votues nga jashtë për Zgjedhjet e 11 Majit 2025.
3. Sipas informacioneve të siguruara nga mediat, dyshohet se punonjësve të administratës publike dhe të afërmit të tyre u është kërkuar të dërgojnë foto të fletës së votimit të votuar për PS si provë që kanë votuar “sipas udhëzimit”, duke shkelur fshehtësinë e votës dhe duke përmbushur elementët e një veprimtarie të organizuar në funksion të deformimit të vullnetit të votuesit
.

Etiketa: GoxhajRamaSpak

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Përleshje me 4 të plagosur në burgun italian, shqiptarë hapin me forcë portën që i ndante me grupin rival

Përleshje me 4 të plagosur në burgun italian, shqiptarë hapin me forcë portën që i ndante me grupin rival

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com