GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Altin Hajri në kërkim nga SPAK, gruaja merr leje për pallat 18 katësh në Durrës

22:32 - 31/03/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Altin Hajri në kërkim nga SPAK, gruaja merr leje për pallat 18 katësh në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka lëshuar 121 leje ndërtimi ose zhvillimi në qarkun e Tiranës, por edhe ndërtime apo rikonstruksione të tjera në të gjithë vendin. Në mbledhjet e fundit të shkurtit dhe marsit, KKTU ka miratuar leje për të ndërtuar disa qiellgërvishtëse në Tiranë, një prej të cilave shkon deri më 53 kate banimi mbi tokë, pa llogaritur hapësirën e parkingut poshtë godinës. KKTU ka dhënë leje për 16 kulla në Tiranë dhe 8 të tjera në Vlorë, por edhe për ndërtimin e vilave në jug të vendit dhe jo vetëm. Godina më e lartë në Tiranë do të jetë “Barcelona Toëer”, e cila do të ngrihet në Tiranë.

“Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “Barcelona Tower” 53 kate mbitokë me 7 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bami Holding” sh.p.k”

KKT jep "ok" për disa qiellgërvishtëse në

Një tjetër qiellgërvishtëse do të ngrihet përballë ambasadës amerikane, me 47 kate mbi tokë dhe 7 nën tokë, e quajtur “Embassy Toëer”. Kompania ndërtuese është Hanxhari Group, e cila zotërohet nga Adjon Hanxhari.

KKT jep "ok" për disa qiellgërvishtëse në

“Leje Ndërtimi për objektin: “Embassy Tower” – Godinë banimi dhe shërbimi me 47 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, me vendndodhje pranë Rrugës së Elbasanit, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë ”Hanxhari Group” sh.p.k.”

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekte banimi, zyra, hotel dhe shërbime 7-34 kate mbitokë me 2 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në “Bulevardin e Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Startek” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Great Ring Rock” – Godinë banimi dhe shërbimi me 32 kate mbi tokë, me vendndodhje pranë Rruges “Teodor Keko”, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Albus Invest” sh.p.k dhe “Loraldo” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 35 kate mbitokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ksamil Seavieë” sh.p.k.

Gjithashtu është miratuar edhe ndërtimi i disa vilave private në disa zona të ndryshme të vendit, si në periferi të Tiranës dhe në jug të vendit. Një prej tyre i është dhënë babait të reperit Noizy, Bashkim Rajku.

KKT jep "ok" për disa qiellgërvishtëse në

“Leje Ndërtimi për objektin: “Banesë individuale 1 katëshe, me 1 kat të pjesshëm nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Z. Bashkim Rajku.”

Por po ashtu, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit i ka dhënë një leje për ndërtim pallati edhe bashkëshortes së Altin Hajrit, Valentina Hajrit, e cila është pronarja e firmës “Pjeza 2022”. Kompania ka marrë leje që të ndërtojë një pallat 18 katësh në Durrës. Ndërkohë, Altin Hajri është shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës, por edhe për arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

KKT jep "ok" për disa qiellgërvishtëse në

KKT jep "ok" për disa qiellgërvishtëse në

“Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 18 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Pjeza 2022” sh.p.k.”

Ndërsa në Lezhë është dhënë leje ndërtimi për fazën e dytë të “Dukagjini Resort”, hotel dhe kazino në Shëngjin. Sa i përket lejeve të ndërtimit në rrethe dallon ajo në Fier, ku KKT ka miratuar termocentralin që do të ndërtohet në Roskovec nga “Terna” dhe “Gener 2” i Bashkim Ulajt. Leje për park fotovoltaik është dhënë edhe në Kukës, Durrës dhe Darzezë. Po ashtu, janë dhënë edhe dy leje për HEC-e, një në Pogradec dhe një në Kukës.

Edhe pse Fatmir Bekteshi ka akuza për 2 çështje të ndryshme në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë leje ndërtimi për ndërtimin e vilave në Farkë: “AbA 2”, Kompleks Banimi me godina 2 – 3 kate mbi tokë dhe 1 kat parkimi nëntokë, me vendndodhje në Rrugën e Turdive, Njësia administrative Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kontakt” sh.p.k.

Ndërsa sa i përket godinave të shtetit, do të rikonstruksiohet pallati i Kulturës në Tiranë dhe godina e DRSHTRR Fier – Dega Lushnje.

Etiketa: Altin HajriKKTKryesore1Spak

Lajme të lidhura

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Para
Kryepeshkopi Joan për gazetën greke: Nga përçarjet humbasim të gjithë

Kryepeshkopi Joan për gazetën greke: Nga përçarjet humbasim të gjithë

Discussion about this post

TË FUNDIT

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

SPAK ka reaguar pas disa raportimeve se anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme. Me...

Lexo më shumë
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com