GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Altin Morina, lidhje nga Nikla në Ekuador dhe akses deri te Gledis Nano

13:48 - 24/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Altin Morina, lidhje nga Nikla në Ekuador dhe akses deri te Gledis Nano
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tiranë, 24 Maj 2025 – Dosja e operacionit “Ura”, zbardhur nga SPAK, nxjerr në dritë një nga rastet më të rënda të infiltrimit të krimit në strukturat e shtetit: ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina, nuk ishte thjesht një ndihmës, por bashkëpunëtor aktiv i trafikantëve të drogës me rrjet ndërkombëtar.

Nga RENEA në rrjetin e kokainës – Morina dhe Ndërnjaku, dyshe e errët

Morina del si pjesë e grupit kriminal të strukturuar me në krye Ekil Ndërnjakun, një emër i njohur i botës së errët të trafikut të drogës. Nga hetimet e SPAK, rezulton se të dy merreshin me transportin e lëndëve narkotike drejt Italisë, kryesisht hashash, marihuanë dhe kokainë.

Në një nga bisedat përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC, Ndërnjaku e pyet për kamionë nga Spanja:

Ekil Ndërnjaku: “Ka kamiona nga Spanja? Ne transportin na duhet rregullisht… fusim minimumi 150 kile bar e çokollatë.”
Altin Morina: “Ok, që ta dij dhe unë ku e ka transportin përherë.”

Gjermani, Spanjë, Ekuador – Morina me kontakte globale të krimit

Në një tjetër episod, në shtator të vitit 2020, Morina i referohet një lidhjeje të re:

Morina: “Fola pak me një shok në Gjermani, ka bërë një dalje.”

Ndërnjaku: “S’e di, dëgjojmë njëherë çmimet, që të flasim me robt.”

E pabesueshme, por e dokumentuar nga SPAK: Morina kishte kontakte edhe në Ekuador, një nga vendet burimore të kokainës në Amerikën Latine:

Morina: “Më shkrujti një shok që e kam në Ekuador.”
Ndërnjaku: “Shok flasim nga afër…”

Nga laboratori te sistemi TIMS – Morina i jepte informacione sensitive grupit

Një nga aspektet më të rënda të dosjes është përdorimi i aksesit policor nga Morina për të ndihmuar grupin kriminal. Kur Ndërnjaku kërkon të dijë informacione për një person me mbiemrin Dosku, Morina kërkon të dhëna në sistemet e Policisë dhe madje kontaktin e drejtpërdrejtë e ka me ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Kur drejtësia manipulohet me “gjilpërë” – arma e Mond Çekiçit dhe ndërhyrja e Morinës

Në një tjetër episod shokues, më 24 shtator 2024, një bashkëpunëtor i paidentifikuar i kërkon Ndërnjakut të ndërhyjë në raportin mjekoligjor të një arme të sekuestruar. Arma ishte në pronësi të Edmond Koçit, alias Mond Çekiçi, i arrestuar i armatosur në Durrës. Për këtë punë, Ndërnjaku i beson “shokut të policisë”:

Ndërnjaku: “Shok, me të pyt, a kemi ndonjë me rregulla në Tiranë? Kanë kap një shok me armë, dhe t’ia rregullojmë gjilponën.”
Morina: “Po po, e marr vesh kush është.”
Ndërnjaku: “Mond Çekiçi.”

I kapur, liruar, rikapur – Morina i shpëton drejtësisë herë pas here

Morina nuk është emër i panjohur për autoritetet. Në mars 2023, u kap me 113 mijë euro cash në makinë, por u lirua një muaj më vonë. Në prill 2025, u arrestua sërish në kuadër të operacionit “Revanshi”, i akuzuar për bashkëpunim me Durim Bamin në kultivimin e kanabisit në Nikël dhe Tapizë të Krujës.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?
Aktualitet

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës
Aktualitet

Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës

19:40 - 04/02/26
Para
Zhduken gruaja dhe djali i mitur në Shkodër, burri kërkon ndihmë për gjetjen e fëmijës

Zhduken gruaja dhe djali i mitur në Shkodër, burri kërkon ndihmë për gjetjen e fëmijës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026

07:45 - 05/02/26

Dashi Mësimi juaj i sotëm do të jetë një mësim që do t’ju përsëritet gjatë katër javëve të ardhshme. Jini...

Lexo më shumë
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 5 Shkurt 2026

07:33 - 05/02/26
“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com