GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Alzheimer të prek rrezikshëm me pak orë gjumë të thellë

në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Alzheimer të prek rrezikshëm me pak orë gjumë të thellë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të rriturit që flenë një numër të pamjaftueshëm orësh në fazën më të thellë dhe me valë të ngadaltë të gjumit – REM – kanë më shumë gjasa të përjetojnë një reduktim të vëllimit të një zone të trurit të lidhur me zhvillimin e sëmundjes Alzheimer.

Një studim i ri amerikan ka vërejtur tek këta individë me mungesë gjumi të qetë një atrofi më të shpeshtë të zonës së poshtme parietale të trurit, vendimtare për funksionimin korrekt cerebral dhe kognitiv.

Atrofia shpesh zbulohet tek pacientët me këtë sëmundje dhe konsiderohet si një nga shenjat e para që pacienti vuan nga Alzheimer.

Faza REM e gjumit në fakt funksionon si një “pastrues” i mbetjeve toksike të grumbulluara gjatë ditës nga truri – qelizat e vdekura aktuale, por edhe lodhja mendore – dhe ndihmon në konsolidimin e kujtimeve, përpunimin e ngjarjeve dhe mendimeve dhe përgatitjen e trurit për ditën e ardhshme.

Hulumtimi në shkollën e mjekësisë ”Yale” ndoqi për vite me radhë 270 persona të moshës mesatare 61 vjeç, të gjithë të shëndetshëm në fillim të testeve.

Pjesëmarrësit iu nënshtruan testeve njohëse, testeve radiologjike të trurit dhe analizave të gjumit: ata që flinin më pak orë në fazën REM, me gjumë të ndërprerë ose të pamjaftueshëm, shfaqën më shpesh një tkurrje të zonës së poshtme parietale të trurit.

”Kur arkitektura e gjumit ndryshon”, shpjegon hulumtimi, i publikuar në “Journal of Clinical Sleep Medicine”, atëherë ndikimi në tru është potencialisht i fortë”.

”Këto rezultate tregojnë sesi reduktimi i aktivitetit neurologjik gjatë gjumit, me mungesën e aktivizimit të fazës REM, mund të kontribuojë në uljen e masës së trurit dhe në këtë mënyrë të rrisë rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit”, komentoi autori i studimit Gawon Cho.

Etiketa: Alzheimer

Lajme të lidhura

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
Para
Ukraina nis 120 mijë trupa në kufi, Zelensky paralajmëron Rusinë: Tani jemi më të fortë!

Zelensky kërkon reagim global pas 18 viktimave nga sulmet ruse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26

Kampioni olimpik Pirro Dhima ka paraqitur dorëheqjen nga posti i këshilltarit special në Ministrinë e Sportit në Greqi, pas shpërthimit...

Lexo më shumë
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com