GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

AMA ka miratuar Kodin e ri të Transmetimit! Ja risitë

10:49 - 19/07/23
në Lajme, Shqiperi
Kohë leximi: 2 min
A A
AMA ka miratuar Kodin e ri të Transmetimit! Ja risitë

Kryetarja e AMA, Armela Krasniqi duke folur gjate nje konference te organizuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, ne kuader te procesit te rishikimit te Kodit te Transmetimit./r/n/r/nThe head of AMA, Armela Krasniqi speaking during a conference organized by the Audiovisual Media Authority, in the framework of the process of reviewing the Broadcasting Code.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka miratuar së fundmi Kodin e ri të Transmetimit, pas tryezave të diskutimit me grupet e interesit dhe profesionistë të medias, me konsultim të ekspertëve të huaj dhe shqiptarë, me 3 seksione të reja të shtuara dhe zgjerim e ripunim deri në 60% të seksioneve ekzistuese.

I ardhur si nevojë e pasqyrimit të standardeve të reja të vendosura nga institucionet europiane në lidhje me mediat audio dhe audiovizive, në kushtet e krijuara nga zhvillimi teknologjik, standardeve të përcaktuara nga legjislacioni shqiptar dhe me adresimin e problemeve të dala në praktikë, ndryshimi i Kodit ekzistues ka sjellë një paketë të re dhe të plotë, ku janë përfshirë edhe aktet ndërkombëtare detyruese, ku shteti shqiptar aderon.

Kodi i Transmetimit përmban parimet bazë të transmetimit dhe rregullon veprimtarinë audio dhe audiovizive, pothuajse në të gjithë gamën e vet.

Kodi i ri i Transmetimit është pasuruar me parime dhe rregulla të reja që përfshijnë promovimin e barazisë gjinore, parandalimin e diskriminimit gjinor dhe luftimin e seksizmit në mediat audiovizive; parandalimin e gjuhës së urrejtjes, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm; mbrojtjen e interesit më të lartë të fëmijëve në të gjitha llojet e transmetimeve; mbrojtjen më të mirë të të drejtave dhe lirive të njeriut, pavarësisht statusit ose pozitës shoqërore; mbrojtjen e të drejtave dhe aksesin e personave me aftësi të kufizuara në mediat audiovizive, si edhe mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale.

Kodi i sapomiratuar i Transmetimit përmban 11 Seksione, nga 8 që kishte më parë. Seksioni i “Lufta ndaj diskriminimit dhe promovimit të barazisë gjinore” si dhe “Parandalimi dhe lufta ndaj gjuhës së urrejtjes në transmetimet audiovizive” janë përfshirë për herë të parë në këtë Kod. Ndërsa seksionet ekzistuese janë pasuruar dhe zgjeruar çka i shkon më afër qëllimit që Kodi i Transmetimit ka, atë për sigurimin e pavarësisë dhe  paanësinë së veprimtarisë së subjekteve audio dhe audiovizive në Shqipëri.

Kodi i sapomiratuar i Transmetimit reflekton në mënyrë të ekuilibruar pritshmëritë e të gjitha grupeve të interesit, evoluimin e kuadrit ligjor vendas dhe ndërkombëtar si edhe rekomandimet e ekspertëve vendas dhe të huaj sipas standardeve dhe nevojave të tregut audioviziv shqiptar.

Etiketa: amaKodi i Ri i Transmetimit

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
Tirana mbërrin në Batumi të Gjeorgjisë për ndeshjen e kthimit

Tirana mbërrin në Batumi të Gjeorgjisë për ndeshjen e kthimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com