GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ambasada amerikane në ikje mesazh rrufe kundër opozitës, shpërthejnë komentuesit: Filloi Kimetja nr 2!

10:47 - 17/12/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasada amerikane në ikje mesazh rrufe kundër opozitës, shpërthejnë komentuesit: Filloi Kimetja nr 2!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një reagim të papritur postuar në faqen në “FB”, ambasada amerikane në Tiranë ka sulmuar Partinë Demokratike.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn thekson se “i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”.

“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, është mesazhi i plotë i të ngarkuarës me punë, që vjen disa ditë pas mbylljes së mandatit të qeverisë Biden që ajo përfaqëson dhe duket një goditje qartazi ndaj Partisë Demokratike dhe drejtuesit të saj Sali Berisha, i cili është sanksionuar nga Departamenti amerikan i Shtetit. Sanksione që Berisha i ka quajtur të padrejta dhe të fabrikuara nga kundërshtarët e tij politik. Kryedemokrati ka paralajmëruar se do të nisë lobimin për heqjen e tyre me ardhjen në pushtet të administratës Trump, prej Janarit 2025.

Mesazhi i Nancy VanHorn ka shkaktuar pakënaqësi te qytetarët dhe kjo vërehet në komentet ndaj reagimit të saj – shumica prej tyre kundër qëndrimit të diplomates. Një prej komentuesve madje e krahason VanHorn me ish-ambasadoren Yuri Kim, e cila kërcënonte opozitën se “do hante bar”.

Komentues të tjerë kujtojnë se ambasada po mbështet një qeveri të korruptuar si kjo e kryeministrit Edi Rama, ndërsa të tjerë bëjnë krahasime dhe me ish-zyrtarin e dënuar të FBI-së, në SHBA, McGonigal.

Të shumtë janë dhe qytetarët që akuzojnë se selia e ambasadës amerikane në Tiranë po vepron sipas axhendës së Sorosit.

“Prapë do talleni me këtë popull ju? Kë quani opozitë të shëndetshme, Lapajn me shokë, që janë soj me i keq se Erion Veliaj? Po e shkatërroni këte vend se te ju i kanë shpresat njerëzit, Turp”, shkruan i irrituar një qytetar në përgjigje të reagimit të ambasadës.

“Filloj Kimetja nr 2 të dërdëllisë për llogari të Rregjimit dhe Sorrosit. Edhe 33 ditë dhe do të degdiseni nga Luani Trump”, shkruan një tjetër.

Etiketa: Ambasada AmerikaneKryesore1PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Tubimi i mbrëmshëm i Berishës, arrestohen 4 prej protestuesve
Breaking Views

Tubimi i mbrëmshëm i Berishës, arrestohen 4 prej protestuesve

08:56 - 01/03/26
Rama i shqetësuar për sulmet e Iranit në Dubai: Raketa urrejtjeje në një oaz paqeje
Botë

Rama i shqetësuar për sulmet e Iranit në Dubai: Raketa urrejtjeje në një oaz paqeje

08:51 - 01/03/26
Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën
Breaking Views

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën

21:58 - 28/02/26
Para
Aksident në aksin Berat-Dimal, makina përplaset me shtyllën e tensionit të lartë

Aksident në Berat, tre të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tubimi i mbrëmshëm i Berishës, arrestohen 4 prej protestuesve
Breaking Views

Tubimi i mbrëmshëm i Berishës, arrestohen 4 prej protestuesve

08:56 - 01/03/26

Katër protestues që morën pjesë në tubimin e mbrëmshëm të organizuar nga Partia Demokratike janë vënë në pranga. Protesta e...

Lexo më shumë
Rama i shqetësuar për sulmet e Iranit në Dubai: Raketa urrejtjeje në një oaz paqeje

Rama i shqetësuar për sulmet e Iranit në Dubai: Raketa urrejtjeje në një oaz paqeje

08:51 - 01/03/26
Irani konfirmon vrasjen e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm

Irani konfirmon vrasjen e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm

08:43 - 01/03/26
Irani e pranon: Ali Khamenei u vra në zyrën e tij ku po kryente detyrat shtetërore

Irani e pranon: Ali Khamenei u vra në zyrën e tij ku po kryente detyrat shtetërore

08:37 - 01/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

08:22 - 01/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com