GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ambasada e SHBA reagon lidhur me njoftimin e SPAK për vende të lira pune: Tani është mundësia juaj, si të aplikoni

08:40 - 14/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Ambasada e SHBA reagon lidhur me njoftimin e SPAK për vende të lira pune: Tani është mundësia juaj, si të aplikoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme (SPAK), nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, kërkon të punësojë një kandidat/kandidate për plotësimin e rolit të Koordinatorit të Marrëdhënieve me Median.

Lidhur me këtë vend vakant në SPAK, ka reaguar edhe ambasada e SHBA në Tiranë duke thënë se kjo është një mundësi e mirë për tu bërë pjesë e kësaj strukture të drejtësisë.

“ Doni të punoni për SPAK? Tani është mundësia juaj! SPAK ka shpallur hapjen e aplikimeve për pozicionin e Koordinatorit për Marrëdhënien me Median. Shihni kualifikimet e kërkuara https://bit.ly/3ibpdEa . Aplikoni sot dhe bashkohuni në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.” shkruan ambasada.

Afati për dorëzimin e dokumentave për pozicionin Koordinator për marrëdhienien me median.
Dokumentacioni do të dorëzohet fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën: Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000 brenda orarit zyrtar.

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
• Informimin e publikut për format e rrezikut, pasojat e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për metodat dhe instrumentat për parandalimin e tyre;
• Ndjekjen, shqyrtimin dhe menaxhimin e përgjigjeve ndaj kërkesave të medias, ofrimin e mbështetjes për mediat/komunikimin gjatë ngjarjeve të rëndësishme, si dhe kordinimin e përditësimeve për Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe për stafin ekzekutiv;
• Orientimin e proçesit të hartimit të mesazheve të SPAK-ut, fokusit të tyre, si dhe strategjive të shpalljes së njoftimeve të ndryshme;
• Hartimin e njoftimeve për shtyp, fjalimeve, seancave të tipit pyetje dhe përgjigje si dhe mjeteve të tjera të komunikimit në mbështetje të Strategjisë së Përgjithshme të Komunikimit të SPAK, si branda institucionit ashtu dhe jashtë;
• Planifikimin dhe organizimin e kërkesave për intervista nga media për Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, sipas nevojës;
• Marrjen e masave që informacionet relevante, duke përfshirë edhe njoftimet për shtyp dhe videot, të shpërndahen nëpërmjet faqes zyrtare të SPAK dhe kanaleve të tjera të mediave sociale;
• Dhënien e ndihmës në organizimin e logjistikës dhe pjesëmarrësve për konferencat për shtyp ku merr pjesë SPAK-u me agjenci të tjera qeveritare;
• Koordinatori për Marrëdhëniet me Mediat në Prokurorinë e Posaçme kryen ndërlidhjen mes prokurorisë dhe mediave kombëtare e ndërkombëtare;
• Koordinatori i Marrëdhënieve me Mediat është i vetmi person i autorizuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme për të komunikuar me mediat në emër të Prokurorisë së Posaçme, në lidhje me hetime apo çështje penale;

1. KUALIFIKIMET:
Koordinatori i Marrëdhënieve me Mediat duhet të jetë:
a- I diplomuar në një fushë që lidhet me detyrën;
b- Të ketë të paktën pesë (5) vite përvojë pune në një organizatë mediatike apo si ndërlidhës shtypi i një agjencie publike ose një organizate ndërkombëtare;
c- Të zotërojë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze;
d- Të ketë njohuri institucionale për funksionimin e drejtësisë penale, funksionet hetimore dhe për tendencat në këtë fushë;
e- Të zotëroje aftësi të shkëlqyera verbale, të jetë i/e vëmendshëm/e ndaj detajeve dhe i/e aftë të rrespektojë disa afate njëherësh në kushte presioni;
f- Të zotërojë aftësi të forta sociale dhe nderpersonale, pasi kandidati i suksesshëm duhet të jetënë gjendje të flasë pa vështirësi me shumë audienca të larmishme brenda dhe jashtë institucionit, me ose pa transmetim;
g- Të demostrojë se është i/e aftë të vendosë dhe të mbajë marrëdhënie me gazetarët që mbulojnë drejtësine penale dhe të mbajë një listë aktive të kontakteve me mediat;
h- Të ketë qëndrim pozitiv dhe entuziast ndaj punës në nivele të larta të drejtësisë penale, ndërkohë që ndjenja e lartë e profesionalizmit dhe aftësia për të ofruar një shërbim të shkëlqyer për “klientin” në kushte presioni janë domosdoshmëri;
i- Të jetë i familjarizuar edhe me kanalet e mediave sociale;
j- Kandidati duhet të jetë në gjendje të mendojë në mënyrë krijuese dhe strategjike, të ketë aftësi të shkëlqyera gjykimi dhe të punojë në një mjedis dinamik.

2. PROÇESI I APLIKIMIT:
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve si:
1- CV;
2- Leter Interesi ku shprehni interesin tuaj për këtë pozicion;
3- Letër Reference nga eprori i fundit;
4- Formularët e Nenit 6, paragrafi 1 i Ligjit Nr. 95/2016;
5- Dëshmi Penaliteti;
6- Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
7- Vërtetim banimi;
8- Vërtetim i gjëndjes shëndetsore;
9- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
10- Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë çertifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
11- Fotokopje të librezës së punës;
12- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.

Kandidatët të cilët kualifikohen do të njoftohen për fazat e mëtejshme të konkursit.

Etiketa: Ambasada e SHBASpak

Lajme të lidhura

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Para
Fenomeni i lojërave të fatit, arrestohet 47-vjeçari në Fier, ja çfarë i gjejnë  forcat “Shqiponja” brenda në valixhe

Fenomeni i lojërave të fatit, arrestohet 47-vjeçari në Fier, ja çfarë i gjejnë forcat "Shqiponja" brenda në valixhe

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com