GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ambasada e SHBA-së i përgjigjet Osmanit: Do të vazhdojmë punën që të implementohen zotimet e Washingtonit

22:59 - 17/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Ambasada e SHBA-së i përgjigjet Osmanit: Do të vazhdojmë punën që të implementohen zotimet e Washingtonit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një përgjigje ekskluzive për mediat kosovare, kanë potencuar se do të punojnë me Kosovën dhe Serbinë për të implementuar zotimet që këto dy shtete kanë dhënë kur kanë nënshkruar Marrëveshjen e Washingtonit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Amerikanët i kanë thënë kështu gazetës pasi janë pyetur rreth deklarimit të sotëm të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për pikën së 15-të të Marrëveshjes së Washingtonit, që ka të bëjë me moratoriumin një-vjeçar në mes të Kosovës dhe Serbisë, e për të cilën pikë presidentja Osmani ka deklaruar se kur është pranuar nga Kosova është cenuar rendi kushtetues i Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë të gatshme për të mbështetur punën përpara një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë, që në qendër do të kishte njohjen reciproke, që do të hidhte themelet për një bashkëpunim dhe një të ardhme të qëndrueshme. Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe inkurajojmë palët që të rikthehen në këtë proces me sens urgjence për të adresuar bashkë çështjet teknike dhe politike. Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të implementuar Zotimet e tyre të Washingtonit në përkrahje të synimit për normalizim të plotë”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Osmani ka thënë sot se pranimi i një pike të tillë të marrëveshjes nga Kosova ishte cënim i rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Kosova ka miq dhe aleatë të rinj dhe të vjetër në të gjitha kontinente, që janë të palëkundur në mbështetjen që na japin në rrugëtimin tonë të drejtë të qerit anëtarë me të drejta të plota dhe të barabarta në komunitetin ndërkombëtar. E gjitha kjo ka ndodhur përkundër një starti jashtëzakonisht sfidues. Duke aplikuar një politike të jashtme tërësisht pasive të çakorduar në të kaluarën, e fatkeqësisht duke e pranuar moratoriumin që cenonte rendin tonë kushtetues dhe të drejtën për të konsolidimin për subjektivitet in tonë ndërkombëtar, jo vetëm që u dëmtuan interesat tona strategjike por edhe ishin dikur dritat e politikës sonë të jashtme. Këto drita jo vetëm që janë të ndezura por po punohet pa rreshtur që Kosovën ta kthejmë mbarë e të ecim përpara ashtu siç e meritojnë qytetarët e tanë”, ka thënë presidentja Osmani në adresimin e të premtës në Kuvend.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit në Shtëpinë e Bardhë, Kosova ishte pajtuar për një moratorium 1 vjeçar për të mos lobuar për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, derisa Serbia ishte pajtuar të ndalonte fushatën agresive kundër Kosovës.

Kështu thuhej në pikën e 15 të marrëveshjes së Washingtonit.
“Kosova do të pranojë të zbatojë një moratorium një vjeçar që pauzon kërkimin për anëtarësimin Organizatat Ndërkombëtare. Serbia do të pranojë një moratorium një vjeçar për ndalje të fushatës së saj të çnjohjes dhe do të përmbahet të kërkojë ndonjë shtet ose organizatë ndërkombëtare që të mos njohë Kosovën si një shtet të pavarur. Të dy marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë”, thuhet në pikën e 15-të.

Etiketa: Ambasada e SHBAimplementimpergjigjeVjosa OsmaniWashingtoni

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
BE pritet të miratojë sanksione të tjera ndaj Bjellorusisë

BE paralajmëron për sanksione ndaj Rusisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com