Ambasadori amerikan Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama, një takim që vjen disa ditë pas marrjes së detyrës së diplomatit amerikan në vendin tonë.
Sipas Ambasadës së SHBA-së, diskutimet u përqendruan te lufta kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe investimeve.
“Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku.
Ambasadori Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.“- shkruan ambasada amerikane në rrjetet sociale.









Discussion about this post