GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ambasadori i Man Utd, Irwin: Ronaldo do të bëjë sërish diferencën

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadori i Man Utd, Irwin: Ronaldo do të bëjë sërish diferencën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori i klubit Manchester United, Denis Irëin, beson se portugezi Cristiano Ronaldo  nuk është një 36 vjeçar i zakonshëm. Sipas tij, luzitani bëhet ende më i mirë me kalimin e viteve.

“Unë mendoj se të gjithë e dinë se Ronaldo është një golashënues fantastik, ai gjithmonë ka qenë dhe gjithmonë do të jetë. Ai po bëhet gjithnjë e më i mirë në atë drejtim. Njerëzit mund t’i vënë në dyshim aftësitë e tij, sepse është 36 vjeç, por ai me të vërtetë është kujdesur për veten. Kështu që jam i bindur se Ronaldo nuk është një 36-vjeçar i zakonshëm.

 E di që Premier League është liga më fizike në botë, janë 90 minuta me ritëm dhe ai nuk është i njëjti lojtar që ishte kur iu bashkua për herë të parë Unitedit. Por ai me siguri do të shënojë gola në Premier League këtë sezon dhe unë mendoj se tifozët e Unitedit janë shumë të ngazëllyer për ardhjen e tij. Ne duhet të kujtojmë se ai pati gjashtë vjet të mrekullueshëm te Unitedi në fillim të karrierës, u bë nga një djalë në një burrë dhe vazhdoi të bëjë gjëra të mëdha në Real Madrid dhe Juventus, me teknika të ndryshme dhe cilësi të ndryshme në secilën ligë. Ai e njeh Premier Leaguen dhe unë mendoj se tifozët e Unitedit po e presin me padurim, sikurse unë, që ta shohin me fanellën e kuqe.

Ai erdhi te Unitedi në vitin 2003 si një sulmues krahu që u rrit në një lojtar fantastik me kalimin e viteve duke u shndërruar më shumë në një golashënues. Ai është një lojtar shumë, shumë i zgjuar, një lojtar fantastik, i cili është aq i mirë në ajër. Fatkeqësisht irlandezët nuk mund ta mbanim atë dhe ai shënoi dy gola fantastike me kokë. Për mendimin tim ai është qendërsulmuesi më i mirë dhe më i kompletuar. Në dy vjetët e fundit ishte golashënuesi më i mirë i Serie A dhe në Kampionatin Evropian. Kjo është dëshmi se sulmi i Unitedit me Ronaldon do të jetë shumë më i rrezikshëm dhe më efikas”.

Lajme të lidhura

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore
Breaking Views

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac
Sport

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26
Para
Rama e mënjanoi, Braçe i kthehet me “kala dibrançe”

Rama e mënjanoi, Braçe i kthehet me “kala dibrançe”

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com