GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ambasadorët e BE po insistojnë për hetimin e 2 dosjeve nga SPAK, ja kush përfshihen”

18:47 - 27/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U akuzuan për mashtrim, SPAK çon për gjykim grupin kriminal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Basir Çollaku komentoi arrestimin e Denis Bajrit ose Bajroviç, i cili u arrestua në Dubai, ndërsa ngriti akuza të forta lidhur me atë se si janë përdorur elementët kriminalë në zgjedhjet e fundit lokale.

Çollaku tha se nëse do të ketë një hetim të plotë mbi atë që njihet si dosja “Metamorfoza” i pari që humbet mandatin dhe duhet të hetohet është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.

Nga studio e “Task Force”, Çollaku theksoi se SPAK ende nuk ka ngritur akuza për shumë nga personazhet që ndodhen në dosjen “Metamorfoza”, duke ngritur dyshime se pjesë e saj, është edhe një gjyqtar që ka marrë 500 mijë euro, për të bërë një veprim ndaj një të pandehuri që është në dosje.

“Gjyqtari vazhdon detyrën dhe e ka kaluar edhe vetingun.

Përveç kësaj, edhe vrasja e Bardhok Pllanaj është e zbardhur në këtë dosje. Ende prokuroria nuk ka ngritur akuzë ndaj të pandehurve që gjenden aty.

Po flasim pikërisht për dosjen ‘Metamorfoza’ është një grup kriminalo-elektoral, nuk është thjeshtë një grup mafioz.

Është një tentativë për të vrarë një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, edhe kjo dosje është e zbardhur se kush do ta bënte dhe se si do ta bënte.

Ky ishte krahu i armatosur elektoral, por edhe ekonomik.

Velipoja dhe zonat përreth, zonat turistike, këta kishin marrë premtime për investime dhe nga kush? Kush i firmoste investitorët strategjikë, Edi Rama.

Aty ka qenë në terren Olsi Rama, Elisa Spiropali, nën shoqërinë e kujt kanë qenë?”, tha gazetari Çollaku.

Në vijim ai u shpreh se në SPAK ndodhen edhe dy dosje të rënda për krimin elektoral në Durrës.

Çollaku deklaroi se disa ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian kanë shkuar disa herë në SPAK dhe në BKH ku u është kërkuar që të hetohet krimi elektoral, sepse nëse nuk hetohet atëherë në zgjedhjet e vitit 2025, shkohet kot.

“Nuk është vetëm Shkodra, por edhe Durrësi ka dy dosje shumë të rënda për të zbardhur krimin elektoral, ka disa muaj që kanë mbërritur tek SPAK.

Ka zero veprime. Bëhet fjalë për mesazhet në SKY.

Janë dosje që tregojnë se si bandat, pushteti dhe partia kanë vjedhur bashkë.

Po të futesh në dosjet e tyre, aty duket si supermarket vrasjesh, kë të vrasim, ku ta vrasim, si ra vrasim.

Prokurori francez që po heton këto dosje, është shprehur se Netflix më duket si shaka. Kur të mbaroj punë me këtë dosje ku janë përfshirë kaq shumë personazhe, më duhet të shkoj në Shqipëri dhe të fik dritat në shumë institucione.

Ambasadorët janë shumë të shqetësuar, kanë shkuar disa herë tek SPAK dhe BKH dhe kryefjala e tyre ka qenë hetoni krimin elektoral sepse duhet të ndahet krimi nga politika.

Nëse nuk hetohet, në zgjedhjet e 2025 shkojmë kot”, tha ai.

Etiketa: akuzatCollakugazetari

Lajme të lidhura

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Berisha: Të rinjtë në krye të betejës për qeveri teknike

Berisha: Të rinjtë në krye të betejës për qeveri teknike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku në konflikt është përfshirë edhe...

Lexo më shumë
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com