GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës: Të vazhdojë puna e nisur, e rëndësishme të njihet e kaluara

09:30 - 17/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës: Të vazhdojë puna e nisur, e rëndësishme të njihet e kaluara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, ambasadorja e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq dhe kryetarja e Komisionit të ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, Klotilda Bushka, kanë vizituar Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Gjatë vizitës, Gentiana Sula u shpjegoi përfaqësuesve diplomatikë punën e bërë që në themelimin e institucionit, vendimi i parë për të cilin ishte caktimi i ndërtesës së Autoritetit. Për vite me radhë u punua për rikonstruksionin sipas standardeve bashkëkohore të ruajtjes dhe sigurisë, me mbështetjen e ambasadës suedeze në Shqipëri.

Ambasadorët vizituan arkivin e dokumenteve të Sigurimit dhe u informuan për proceset e punës, mënyrën e ruajtjes, tipologjinë e dosjeve.

Gentiana Sula bëri një paraqitje të punës së institucionit gjatë mandatit të parë, sa i takon informimit të qytetarëve, studiuesve dhe mediave mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe strukturës së posaçme për të zhdukurit në komunizëm, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Gjergj Marku falënderoi ambasadorët për mbështetjen ndaj Autoritetit dhe renditi problematika  në trajtimin e së shkuarës, sa i takon përdorimit të burimeve në kurrikulat shkollore, ruajtjes së vendeve të dënimit e ndëshkimit në mbarë vendin nga institucionet vendore e qendrore, rolit të mediave, që e shkuara të mos përsëritet.

Skënder Vrioni ka sjellë në vëmendje punën e bërë nga institucioni në bashkëpunim me partnerë, organizata dhe shoqata, mbi kampin e Tepelenës, atë të Maliqit, si dhe të zhdukurit.

Ai e vuri theksin te vijimësia e projekteve të nisura, sa i takon vendeve të kujtesës, kërkimit shkencor dhe të zhdukurve në komunizëm.

Ambasadorja Barsacq, nënvizoi rëndësinë e institucioneve të tilla, dhe mundësinë që duhet t’i jepet çdo familjeje e çdo individi që të përballet me të shkuarën. Kujdesi për të gjitha rastet, të trajtuara sipas standardeve, është i rëndësishëm për shoqërinë e sotme shqiptare dhe atë të së nesërmes.

Ambasadori Zingraf, nga ana e vet përsëriti mbështetjen për Autoritetin, duke marrë shembull rastin e Gjermanisë, sa i takon politikave për ballafaqimin me të shkuarën..

Vullneti politik, qasja e institucioneve, organizatave dhe shoqërisë, ndërveprimi mes tyre, po ashtu aksesi i qytetarëve, studiuesve dhe mediave në informim, është e rëndësishme të reflektohet edhe në synimet e trupës së re drejtuese, e cila ka përgjegjësinë e trajtimit të së  shkuarës me profesionalizëm, integritet dhe duke vënë qytetarin në qendër.

Për Autoritetin, sfidat e mandatit të dytë kanë të bëjnë me kthimin e tij në institucion kujtese, që përveçse zbërthen makinerinë e shtypjes, sjell edhe zërin e qëndrimin e viktimës, duke krijuar kuadrin e plotë historik të diktaturës.

Etiketa: AmbasadoreElisabeth BarsacqKlotilda BushkaPeter Zingraf

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
I vuri tritol një ndërtese në Ranën e Hedhur, autori dënohet me 4 vite burg

I vuri tritol një ndërtese në Ranën e Hedhur, autori dënohet me 4 vite burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com