GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ambasadorët të sinqertë: Ka deklarata të padobishme, por…

16:49 - 31/03/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadorët të sinqertë: Ka deklarata të padobishme, por…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadorët e vendeve që hartuan planin franko-gjerman kanë folur për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë dhe mbi të ardhmen e saj.

Ambasadori francez Olivier Guerot dhe ai gjerman  Jorn Rohde, në një diskutim të mbajtur sot mbi këtë temë në qendrën mediatike në Çagllavicë, janë pyetur edhe për pasojat që ka paralajmëruar Unioni po s’e zbatuan marrëveshjen Kosova e Serbia.

Dy diplomatët refuzuan të tregojnë konkretisht mbi pasojat që do të kenë dy shtetet fqinje, por thanë se paralajmërimi qëndron, megjithëse u treguan optimistë se marrëveshja do të zbatohet.

Rohde tha se i kanë dëgjuar deklaratat, për të cilat tha se janë të padobishme, por se në Bruksel nuk ka tregues që palët s’do të zbatojnë atë për të cilën janë marrë vesh.

“BE e ka bërë të qartë se do të ketë pasoja, por nuk po punojmë për pasoja, por për zbatimin e marrëveshjeve. Të dyja palët duhet të punojnë për marrëveshjen që janë zotuar. Askush nuk kemi parë në Bruksel indikacione nëse duan t’i zbatojnë, kemi parë deklarata që nuk janë të dobishme, por po punojmë shumë në Bruksel”, tha Rohde, derisa paralajmëroi edhe një vizitë të emisarit Lajçak në Prishtinë e Beograd.

“Kjo shoqërohet me vizitën e emisarit special në Prishtinë sërish për të folur me Qeverinë e Kosovës dhe pastaj do të shkojë në Beograd, si dhe do të takohet me komunitetin serb të Kosovës. Prandaj, ka një dialog politik për t’i bindur palët për ta bërë gjënë e duhur”.

Ndërkaq, Guerot tha se s’do ta prishë frymën me të cilën u nis ky diskutim, prandaj foli për “pasojat pozitive”.

“Dua të përfundoj me një ton pozitiv. Nëse e lexoni nenin 13 të marrëveshjes në Bruksel, i shihni pasojat pozitive. Shpresojmë të ketë pasoja pozitive për popullatën. Njerëzit e rëndomtë do të fitojnë nga kjo, si nga komuniteti serb dhe ai shqiptar”.

Këtu ai përmendi konferencën e donatorëve nga e cila do të rrjedhë pakoja financiare për Kosovën dhe Serbinë.

“Bërja e marrëveshjes dhe realizimi i saj ka një potencial për ta bërë jetën e tyre shumë më të thjeshtë”.

Ambasadori gjerman sërish mori fjalën, duke i bërë jehonë Procesit të Berlinit, për të cilin tha se shërben për të afruar Ballkanin Perëndimor me BE-në, derisa përmendi edhe kohën e zbatimit të marrëveshjes.

“Procesi i Berlinit është i dizajnuar që ta sjellë Ballkanin Perëndimor në gjirin e BE-së. Presim një nivel përkatës të hisedarëve politikë. Kjo marrëveshje është arritur dhe duhet të zbatohet, jo të themi në pesë vjet, por shumë shpejt, duke patur parasysh situatën gjeopolitike. Nuk është vetëm BE, por edhe ato vende jashtë që qëndrojnë pas kësaj marrëveshje, siç është Norvegjia dhe Zvicra”.

Etiketa: Ambasadori francez dhe gjermanKosovamarreveshja kosove-serbi

Lajme të lidhura

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Para
Ftohje me Nanon pas shkarkimit të tij? Ja si përgjigjet Bledi Çuçi

Denoncimi: Ministria e Brendshme po manipulon listat e zgjedhësve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com