GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ambasadori gjerman: Pozitiv fakti që vëmendja do jetë te Procesi i Berlinit  

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadori gjerman: Pozitiv fakti që vëmendja do jetë te Procesi i Berlinit  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Korça ku ndodhej në një vizitë, ambasadori në largim i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, apeloi që vendet e Ballkanit të mos bëjnë hapa pas dhe të fokusohen te agjenda e Procesit të Berlinit.

Zingraf vlerësoi si pozitiv faktin se vëmendja është përqëndruar këtë vit te Procesi i Berlinit, i iniciuar nga ish-kancelarja Angela Merkel.

“Procesi i Berlinit asokohe u iniciua nga ish-kancelarja Merkel, pikërisht për të qëndruar në anë të Shqipërisë dhe gjithë rajonit për të përshpejtuar, ndihmuar dhe mbështetur rrugën e Shqipërisë dhe rajonit drejt BE.

Kuptohet që ky nuk është proces i institucionalizuar apo i zyrtarizuar në këtë këndvështrim, pasi proceset e vërteta të institucionalizuara dhe zyrtarizuara  gjenden dhe zhvillohen në Bruksel, në kuadër të zgjerimit të BE, por sigurisht Shqipëria ka në dorë që në kuadër të Procesit të Berlinit të bëjë shumëçka për të ndihmuar procesin e integrimit të vet dhe vendeve të rajonit në BE”, tha diplomati gjerman.

Në vijim ai theksoi se Gjermania është e angazhuar në të gjashta shtetet e Ballkanit, në funksion të gjetjes së pajtimit dhe proceseve që i sjellin më afër vendet e Ballkanit.

“Do të doja që të gjashta vendet nuk do të duhet ti lejonin vetes hapa pas sepse hapat pas, duke konsideruar dhe situatën në botë, do të ishin vërtet hapa negativë. Por mund të them se forumi i Procesit të Berlinit ka arritur shumëçka në këtë drejtim, prej 2014-ës ka bërë që qeveritë të ulen në një tavolinë në mënyrë të rregullt dhe periodike. Ndaj unë do të thoja që shfrytëzojeni këtë mundësi që ju jep procesi i Berlinit për të qenë sa më afër njëri tjetrit”, tha Zingraf.

Procesi i Berlinit nisi me shumë entuziazëm rreth 8 vite më parë, ndërsa në vitet e fundit, vëmendja u përqëndrua në nismën e “Open Balkan”, e iniciuar dhe e mbështetur nga Kryeministri Edi Rama, Presidenti serb, Aleksander Vuçiç dhe më pas nga Maqedonia e Veriut, me kryeministrin Zoran Zaev. Nismën së Open Balkan nuk iu bashkuan Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi, edhe pse në takimet e fundit para shpërbërjes së nismës, mori pjesë edhe kryeministri malazez, Dritan Abazoviç. “Open Balkan” mbështetej gjithashtur nga Alex Soros, që ishte pjesë e takimeve të drejtuesve të 3 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Brukseli zyrtar shprehej skeptik, edhe pse apelonte për bashkëpunim mes të gjitha vendeve dhe gjithëpërfshirje.

Etiketa: GjermaniaProcesi i BerlinitZingraf

Lajme të lidhura

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!
Breaking Views

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

23:23 - 16/10/26
Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…
Breaking Views

Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

23:00 - 16/10/26
Pas mesazhit “Jo dhunë” të Ambasadës së SHBA/ Studentët rikthehen tek Kryeministria, Policia tërheq autobotet
Breaking Views

Pas mesazhit “Jo dhunë” të Ambasadës së SHBA/ Studentët rikthehen tek Kryeministria, Policia tërheq autobotet

22:09 - 16/10/26
Para
Burimi: Kurti vendosi pikat mbi ‘i’, i tregoi Ramës se nuk tallet dot

Burimi: Kurti vendosi pikat mbi ‘i’, i tregoi Ramës se nuk tallet dot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!
Breaking Views

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

23:23 - 16/10/26

Detaje të reja janë mësuar lidhur me gjendjen shëndetësore të Muhamet Skanës, të riut që u dhunua nga efektivët e...

Lexo më shumë
Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

23:00 - 16/10/26
Pas mesazhit “Jo dhunë” të Ambasadës së SHBA/ Studentët rikthehen tek Kryeministria, Policia tërheq autobotet

Pas mesazhit “Jo dhunë” të Ambasadës së SHBA/ Studentët rikthehen tek Kryeministria, Policia tërheq autobotet

22:09 - 16/10/26
Trazirat zhvendosen në rrugët e kryeqytetit: Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen brenda bankës (VIDEO)

Trazirat zhvendosen në rrugët e kryeqytetit: Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen brenda bankës (VIDEO)

21:57 - 16/10/26
Tymi “pushton” qendrën e Tiranës: Protestuesit i venë flakën stolave pas 15-katëshit, ndërhyjnë zjarrfikësit

Tymi “pushton” qendrën e Tiranës: Protestuesit i venë flakën stolave pas 15-katëshit, ndërhyjnë zjarrfikësit

21:49 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com