Ambasadori holandez në Shqipëri, Reinout Vos, ishte ditën e sotme për një vizitë në Shkodër është shprehur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati që t’i hapen negociatat. Në një prononcim për mediat, Vos foli lidhur me çështje të ndryshme, por duke u ndalur më së shumti në procesin e integrimit në BE. Ndërsa për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, holandezi duket se e la të kuptohej qartë se nuk mund të kishte ndryshime në sistemin e mënyrës të të bërit të gjërave.
Reinout Vos komentoi edhe në lidhje me legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri, ambasadori holandez tha se mund të sjellë rreziqet e veta, por BE është në kontakt me Shqipërinë që kjo gjë të realizohet më së miri.
Discussion about this post