GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ambasadori i ri i Britanisë në Shqipëri: Ta ngremë partneritetin tonë në lartësi të reja

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadori i ri i Britanisë në Shqipëri: Ta ngremë partneritetin tonë në lartësi të reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nicholas Abbott, ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Shqipëri, ka mbërritur tashmë në Tiranë dhe ka marrë detyrën e tij.

Përmes një video prezantuese, ambasadori Abbott thotë se do të punojë për të forcuar më shumë partneritetin Britani-Shqipëri dhe për ta ngritur në nivele më të larta.

Abbott zëvendëson në këtë detyrë Alastair King-Smith, i cili do të transferohet në një tjetër shërbim diplomatik.

Nicholas Abbott ka qenë ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë që nga viti 2019.

Prezantimi i ambasadorit Abbott:

“Unë jam Nicholas Abbott, ambasadori i ri britanik në Shqipëri dhe jam shumë i gëzuar të jem këtu për fillimin e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Jam këtu për ta ngritur partneritetin tonë në lartësi të reja.

Ne kemi një themel të fortë, kësisoj le të ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme se bashku. Ide më të mëdha, lidhje më të forta, të ardhme më të ndritur. Një partneritet i vërtet. Ky është misioni ynë dhe jam I nderuar që do ta drejtoj këtë.

Siç mund ta dini, rajoni ma ka fituar zemrën dhe Shqipëria është në zemër të rajonit. Heroi juaj kombëtar, Skëndërbeu është shembulli i jashtëzakonshëm i dashurisë dhe dedikimit të palëkundur për vendin e tij, duke mishëruar frymën e patriotizmit dhe guximit për të mbrojtur atë që ai beson.

Ne kemi disa evente emocionuese në horizont. Këtë Shtator, ne do të festojmë Javën Britanike. Kjo do të jetë një mundësi fantastike për ju që kërkoni të përjetoni pak nga kultura britanike këtu në Shqipëri. Shpresoj se do të na bashkoheni për festimet! Mbretëria e Bashkuar është mik i angazhuar për Shqipërinë. Ne jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë në përmbushjen e potencialit të saj. E di që shumë prej jush, veçanërisht brezi i ri, kanë shpresa të mëdha për të ardhmen tuaj dhe atë të vendit tuaj. Mbretëria e Bashkuar i ndan këto aspirata. Ne besojmë në ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse, demokratike ku vlerat respektohen.

Në muajt e ardhshëm, do të më shihni duke eksploruar vendin tuaj të bukur, nga qytetet e zhurmshme te malet mahnitëse, tek bregdeti i mrekullueshëm, me qëllim që t’ju njoh ju, njerëzit, që e bëni Shqipërinë një vend kaq të veçantë.

Le të punojmë së bashku për të krijuar mundësi të reja, për të ndërtuar lidhje më të forta mes vendeve tona dhe për të shkruar kapitullin tjetër të miqësisë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Ne jemi partnerë për përparim”.

Etiketa: Ambasadori BritanikNicholas Abbott

Lajme të lidhura

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti
Breaking Views

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë
Breaking Views

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Para
Zjarr në një shkollë në Kenia, humbin jetën 17 nxënës

Zjarr në një shkollë në Kenia, humbin jetën 17 nxënës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com