GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ambasadori i SHBA-së: Askush nuk është i interesuar për Republika Srpska në Kosovë

21:16 - 26/01/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadori i SHBA-së: Askush nuk është i interesuar për Republika Srpska në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka folur edhe për çështjen e asociacionit duke deklaruar se çka kjo do të ishte është çështje për qeverinë e Kosovës. Në një intervistë për televizionin publik kosovar, Hovenier ka thënë se askush nuk është i interesuar për Republikën “Srpska”, në Kosovë.

Lidhur me asociacionin ai përmendi Planin e Ahtisaarit, duke thënë se është një lloj entiteti të komunave, të cilave iu jepen funksione shumë specifike përmes decentralizimit.

“Më kujtohet kur u përmend për herë të parë kjo çështje – nga koha e bisedimeve për status nën presidentin Ahtisari – dhe e pata nderin dhe kënaqësinë t’i udhëhiqja negociatat për aranzhimet që do të mbronin komunitetet etnike në Kosovë. Pra, kjo u përmend për herë të parë atje, kjo ide që të ketë një Asociacion të komunave me shumicë serbe. Dhe nëse e shqyrtoni Shtojcën 3 të Planit të Ahtisaari, në të ka madje shenja për diçka të tillë, një lloj entiteti të komunave, të cilave iu jepen funksione shumë specifike përmes decentralizimit – më shumë kompetenca sesa që komunat zakonisht kanë për shkak të shqetësimit të disa komuniteteve të caktuara që dëshironin të kenë qeverisje në nivel lokal, që të kenë mundësi për t’u koordinuar, për t’i shkëmbyer praktikat më të mira, për të pasur trajnime të përbashkëta dhe për të shkëmbyer përvojat” – tha ambasadori amerikan.

Hovenier thekson se duhet të ketë një Asociacion të komunave me shumicë serbe, por këtë gjë sipas tij e vendos vet Qeveria e Kosovës.

Çështja se çka do të ishte është çështje për qeverinë e Kosovës.  Do të thosha se madje edhe atëherë, në kohën e Ahtisaarit, askush nuk kishte në mendje diçka që do të kishte një shtresë tjetër të qeverisë, diçka me funksione ekzekutive, diçka që… jam i vetëdijshëm për shqetësimet për një Republika Sërpska tjetër.  Askush nuk është i interesuar për këtë.  Kjo nuk i ndihmon Kosovës.  Nuk është e dobishme.  Por, ka disa përfitime sa i përket koordinimit.  Dhe pika e fundit për këtë: Qeveria e Kosovës është zotuar që të ketë një Asociacion i komunave me shumicë serbe. Siç e thashë ishte element (edhe pse jo me atë emër) në procesin e Ahtisarit dhe pastaj, natyrisht edhe në procesin e Brukselit dhe marrëveshja e Brukselit i referohet specifikisht asaj.

Tutje lidhur me asociacionin tha se ka modele të cilat SHBA mendon se mund të funksionojnë është inkurajuar Qeverinë e Kosovë që të shqyrtojë ato modele dhe ta shqyrtojë atë çështje.

“Qeveria ime vazhdon të mendojë – nuk po ju them asgjë të re – që presim që Qeveria e Kosovës t’i përmbahet zotimeve që i ka marrë. Që do të thotë se ne besojmë se duhet të ketë një Asociacion të komunave me shumicë serbe. Por, siç e kemi thënë shumë herë, besoj madje edhe kolegu im Matt Palmer ju ka thënë pikërisht në këtë tryezë, ne nuk ju diktojmë se çfarë duhet të bëjë dhe si duhet të jetë.  Ky është vendim sovran që duhet ta marrë qeveria e Kosovës. Ka modele të cilat ne mendojmë se mund të funksionojnë dhe e kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovë që të shqyrtojë ato modele dhe ta shqyrtojë atë çështje”, tha ambasadori amerikan.

 

Etiketa: AmbasadoriKosoverepublikaSHBASrpska

Lajme të lidhura

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26
Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Para
E trishtë/ Vëllai iu vra përpara syve, i riu: Jam betuar, nëse s’vepron gjykata, vjen kanuni

E trishtë/ Vëllai iu vra përpara syve, i riu: Jam betuar, nëse s’vepron gjykata, vjen kanuni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)
Aktualitet

Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

16:52 - 05/02/26

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona...

Lexo më shumë
Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll

16:25 - 05/02/26
Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

16:16 - 05/02/26
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

16:05 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com