GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ambasadori rus: Pajtohemi me Vuçiç për situatën e padurueshme në Kosovë

10:28 - 07/07/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadori rus: Pajtohemi me Vuçiç për situatën e padurueshme në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori rus në Serbi Aleksandar Botsan-Kharchenko shprehet se Rusia pajtohet me vlerësimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për situatën e “pa tolerueshme” në Kosovë, duke shtuar se “ekzistojnë të gjitha arsyet për të diskutuar situatën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me qëllim të përfundimit të persekutimit të serbëve”.

“Ndajmë plotësisht vlerësimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me situatën e pa tolerueshme në Kosovë dhe Metohi. Ekzistojnë të gjitha arsyet për të shqyrtuar situatën në një mbledhje të posaçme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me qëllim të deeskalimit real duke i dhënë fund persekutimit të serbëve”, ka shkruar Botsan-Kharchenko në Twitter.

Ai ka shtuar se “Rusia angazhohet që çështja e Kosovës të zgjidhet brenda kornizës juridike ndërkombëtare të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së” me, siç pretendon ai, “transparencë të plotë dhe objektivitet në qasjen e të gjithë pjesëmarrësve”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar dje në adresimin e tij të jashtëzakonshëm popullit, i cili adresim më tepër dukej si “vajtim” se “aksioni i persekutimit të serbëve nga Kosova dhe spastrimi etnik është në vazhdim dhe se është i organizuar mirë nga autoritetet e Kosovës i përkrahur nga Perëndimi”.

Ai po ashtu ka thënë se javën e ardhshme do të kërkojë takim urgjent me kreun e NATO-s, Jens Stoltenberg, nëse, siç tha, “ai pranon të takohet me mua”, të “ankohet” për situatën dhe menjëherë pas kësaj, Serbia do të kërkojë, për herë të parë në këtë mënyrë thirrjen e mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së “duke pasur parasysh se jetët e serbëve janë në rrezik”.

 

Etiketa: AmbasadorKosovesitute

Lajme të lidhura

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Para
Pse planeti po “valon” me temperatura rekord. I nxehti po i afrohet rajonit

Pse planeti po “valon” me temperatura rekord. I nxehti po i afrohet rajonit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin
Breaking Views

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me intelektualët. Gjatë fajlës së tij, Salianji u shpreh se SPAK ka hapur...

Lexo më shumë
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com