GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ambasadori Soreca për 9 majin: Europa është një histori e fillimeve të reja

11:17 - 09/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
Ambasadori Soreca për 9 majin: Europa është një histori e fillimeve të reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca iu është bashkuar listës së figurave të rëndësishme të politikës shqiptare që kanë dhënë mesazhet e tyre në kuadër të Ditës së Europës.

Përmes një video-mesazhi nga Tamara, Soreca theksoi se viti që po lëmë pas ishte i vështirë për të gjithë për shkak të covid, ndërsa nënvizoi ndihëm e madhe që BE ka dhënë për këtë pandemi për vendin tonë.

Mesazhi i plotë:

 “Të dashur miq,

Sot është Dita e Evropës. Unë ndodhem këtu, në veri të Shqipërisë, për të nisur tri javë veprimtarish dhe takimesh që do të zhvillohen në mbarë vendin.

Viti që po lëmë pas ka qenë si asnjë tjetër më parë. Pandemia ka prekur çdo aspekt të jetës sonë. Kemi kaluar përvoja të vështira personale, sëmundje të dhimbshme, shumë prej jush kanë pësuar vështirësi ekonomike dhe humbjen e njerëzve të dashur.

Por, në të njëjtën kohë, kemi parë shembuj të shkëlqyer qëndrueshmërie dhe mbështetjeje. Ato çaste kanë zbuluar bujarinë e atyre që kanë ndërhyrë për të ndihmuar. Gjithmonë në situatat më të vështira e kupton se te kush mund të mbështetesh.

Evropa është një histori e fillimeve të reja. Dhe kjo është ajo çka Evropës, përfshirë Shqipërinë, i duhet tani. T’i japë fund pandemisë dhe të formësojë një fillim të ri për të gjithë evropianët. Kjo është përgjegjësia jonë e përbashkët. Ne duhet ta kapërcejmë këtë krizë të gjithë së bashku dhe të ofrojmë një fillim të ri për të ardhmen e qytetarëve evropianë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, BE-ja ka qenë krah për krah me Shqipërinë për të përballuar krizën shëndetësore dhe ekonomike. “Askush nuk është i sigurt pa qenë të gjithë të sigurt” është thirrja jonë e përbashkët për veprim.

Brenda një viti, BE-ja i ka dhënë Shqipërisë më shumë se 4 milionë euro pajisje mjekësore të reja. Spitalet shqiptare tashmë janë në një gjendje shumë më të mirë se sa një vit më parë.

Këtu dua të shpreh mirënjohjen për përpjekjet mbresëlënëse të bëra nga stafi mjekësor dhe ndihmësmjekësor shqiptar. Faleminderit edhe një herë të gjithëve ju për përkushtimin dhe sakrificën tuaj! BE-ja ka dhuruar gjithashtu më shumë se 50 milionë euro për të ndihmuar bizneset e vogla dhe bashkitë, si dhe për të mbështetur trajnimet, në mënyrë që të rinjtë shqiptarë të gjejnë punë në vendin e tyre. Më pas, para një muaji, ne disbursuam gjithashtu 90 milion Eurot e para të ndihmës sonë makro-financiare.

Në Delegacionin e BE-së në Shqipëri ne kemi punuar pa u lodhur për të mundësuar një dhurim të përgjithshëm prej më shumë se 230 milionë eurosh për ta ndihmuar Shqipërinë të trajtojë pandeminë. E gjithë kjo ka qenë një përpjekje e jashtëzakonshme solidariteti nga BE-ja dhe të gjitha Shtetet tona Anëtare. Si Ekipi Evropa ne qëndruam përkrah Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës.

Përfshirë vaksinat. Ndërsa të tjerët e mbajnë prodhimin e vaksinave për vete, Ekipi Evropa është eksportuesi kryesor i vaksinave në të gjithë botën dhe një nga kontribuesit më të mëdhenj të COVAX-it. Deri tani, më shumë se 200 milionë doza vaksinash të prodhuara në Evropë janë dërguar në pjesën tjetër të botës. Ndërsa këtë javë, grupi i parë prej 145.000 vaksinash Pfizer, të paguara nga BE-ja, ka mbërritur në Tiranë me vizitën e Komisionerit Várhelyi. Kjo është një tjetër dëshmi se Evropa është këtu. Si donatori më i madh në vend, qëllimi ynë është të përmirësojmë jetën e përditshme të shqiptarëve, madje para se Shqipëria të bashkohet me BE-në. Në vitin e kaluar, më kanë munguar takimet me ju në veprimtaritë tona. Apo thjesht në rrugët e qyteteve dhe fshatrave tuaj. Më kanë munguar vizitat nëpër vendin tuaj të bukur.

Është kjo dëshirë për t’u takuar dhe shkëmbyer me ju që na nisi në udhëtimin e Javëve të Evropës të këtij viti. Ne duam të vijmë tek ju atje ku jeni. Në qytetet, qytezat dhe fshatrat tuaj, në lugina e në male. Ne do të udhëtojmë për tri javë, duke u ndaluar çdo ditë në një bashki të ndryshme, shumica e tyre, bashki ku nuk kemi qenë kurrë më parë. Do ta shihni autobusin tonë të BE-së në udhëtim. Bashkohuni me ne! Gjatë tri javëve të ardhshme, duam t’ju dëgjojmë dhe të lidhemi me ju, personalisht.

Ndoshta më keni dëgjuar të them se Evropa është tashmë këtu! Evropa është këtu! Ajo çka kam dashur të them është se integrimi i Shqipërisë në BE tashmë po ndodh, çdo ditë, shumë përpara anëtarësimit! Ne investojmë në arsim dhe kulturë, sepse besojmë se e ardhmja e Shqipërisë dhe e ardhmja e Evropës do të mbështeten te dija dhe dritësimi. Ne investojmë te rrugët për t’ju lidhur më mirë me njëri-tjetrin. Ne investojmë në bujqësi, në sigurinë ushqimore dhe mjedis për të përmirësuar cilësinë e jetës suaj.

Dhe ashtu siç bëhet më një mik në nevojë, ne gjithashtu qëndruam përkrah popullit shqiptar në përpjekjet për rindërtim pas tërmetit dramatik të nëntorit 2019. Ne kemi dhuruar 115 milionë euro për mbi 60 shkolla, shkolla nga të cilat do të përfitojnë 200.000 fëmijë, mësuesit dhe familjet e tyre, si dhe për rehabilitimin e qendrave të trashëgimisë kulturore – një pasuri e jashtëzakonshme për turizmin dhe rritjen e qëndrueshme të vendit. Sot, ndërsa pandemia po bie në Shqipëri dhe vaksinat po bëhen më të disponueshme, ne duam të shohim përpara me shpresë dhe optimizëm.

Të shohim përpara do të thotë që duam të shohim nisjen sa më shpejt të jetë e mundur të negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian. Vitin e kaluar, Shtetet Anëtare vendosën të hapnin negociatat. Së shpejti ato do të vendosin për fillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Muajt e fundit kanë treguar përparim të vërtetë në shumë fronte – jo më pak me Gjykatën Kushtetuese dhe zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve.

Jemi të bindur se tani është koha për ta bërë këtë hap të rëndësishëm.

Ndërkohë, Dita e Evropës sot shënon edhe nisjen e Konferencës për të Ardhmen e Evropës, një udhëtim sfidues për të rikrijuar më të mirën tonë.

Kemi zgjedhur ta arrijmë këtë duke i dëgjuar me të vërtetë evropianët, në një ushtrim unik demokratik mbarë-evropian. Po ashtu edhe shqiptarët, kudo ku jetojnë. Sepse nuk mund të mendohet për të ardhmen e Evropës pa dëgjuar Shtetet e ardhshme Anëtare në Ballkan.

Të dashur miq,
Tani gjendem në Tamarë, një nga zonat më të izoluara të vendit. Megjithatë, edhe këtu, vështrojmë rrugën e BE-së që e bëri këtë luginë të arritshme, pikën kufitare që financuam për të lehtësuar shkëmbimet me Malin e Zi, si dhe pikat e informacionit për turistët te të cilat investuam për të sjellë më shumë vizitorë në këtë pjesë të mahnitshme të Evropës.

Kjo është ajo çka nënkuptoj me Evropa është këtu – për të mbështetur, për të mbrojtur, për të investuar dhe, sot, për të festuar. Le të dalim së bashku nga kriza, duke dëgjuar njëri-tjetrin, duke u kujdesur për njëri-tjetrin.

Unë jam pranë jush, ne jemi pranë jush! Iu uroj të gjithëve një Ditë të Evropës 2021 të bukur dhe të sigurt!”, tha Soreca.

Etiketa: 9majiLuigi SorecaPolitike

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Para
Milan niset për në Torino, tifozët ndezin atmosferën me këngë e flakadanë

Milan niset për në Torino, tifozët ndezin atmosferën me këngë e flakadanë

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com