GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pyetet për Berishën në fjalimin e lamtumirës, Yuri Kim lë “porosi”

10:38 - 21/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
I mbaron mandati i ambasadore e SHBA në Shqipëri/ Yuri Kim mban fjalimin e “lamtumirës”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, në përfundim të mandatit të saj, mbajti një fjalim ku rreshtoi edhe njëherë arritjet në fushat e shumta të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

E pyetur nga gazetarët për sfidat e Yuri Kim në Shqipëri duke përmendur edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, ambasadorja amerikane nuk ka preferuar të komentojë në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke u shprehur se SHBA gjithmonë shikojnë përpara, edhe pas ndonjë konflikti.

Pyetja e gazetarit: A është e drejtë që të thuhet se pas Mariza Lino, ju kishit mandatin më të vështirë dhe kishit përballë të njëjtin person, Sali Berishën?

Yuri Kim: Çdo ambasador ka sfidat e veta. Ne gjithmonë shohim para, çdo ambasador amerikan do të përpiqet që ta drejtojë Shqipërinë drejt të ardhmes.

Gjithashtu ambasadorja Yuri Kim u shpreh se stërvitja “Defender Europe 2023” ishte shumë e suksesshme, për herë të parë në histori, ushtria amerikane ka qenë e pranishme me një prani të tillë stërvitore. Këmbësoria e ushtrisë shqiptare u çertifikua.

Në vitin 2022 gjithashtu, ndodhën sulmet kiberbetike të Iranit, të cilat i përballuam së bashku.

SHBA kanë akorduar 50 milionë dollarë për mbrojtjen kibernetike, dhe kjo është paketa më e madhe e akorduar ndonjëherë nga SHBA për mbrojtjen kibernetike.

Në tetor 2020, nënshkruam memorandumin ekonomik për bashkëpunim mes dy vendeve tona.”

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Kim është shprehur se reforma në drejtësi i ka dhënë mundësi vendit që të hapte negociatat për anëtarësim në BE, teksa ka shtuar se kjo reformë po jep rezultate.

Ambasadorja e SHBA, Kim mes të tjerash ka bërë thirrje që Shqipëria të ecë përpara deri në arritjen e qëllimit të uljes në tryezën evropiane.

Ndër të tjera, ambasadorja Kim ka përmenduar disa nga përparimet e bëra gjatë kryerjes së detyrës së saj si ambasadore e SHBA në Shqipëri.

Yuri Kim: Gjatë 3 vitesh e gjysmë kam pasur privilegjin që të isha si një ambasadore e re për të forcuar lidhjen e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA. Unë jam shumë mirënjohëse që kam pasur këtë mundësi dhe të njoh Shqipërinë, të vizitoj të 61 bashkitë e saj dhe të përpiqem të jap kontributin tim në demokraci dhe biznes.

Shqipëria ka ndërmarrë reforma të vështira, sidomos në drejtësi që i dha vendit tuaj mundësinë që të hapte negociatat për anëtarësim në BE. E kam thënë shpesh se reforma në drejtësi po jep rezultate. Mos ndaloni, vazhdoni të ecni përpara dhe hap pas hap derisa të arrini qëllimin tuaj. SHBA do të jenë me ju në çdo hap të rrugës. Ne nuk do të lëkundemi kurrë në aspiratat e popullit shqiptar për të zënë vendin që i takon në tryezën evropiane. 

Bashkëpunimi ynë në fushën e mbrojtjes ka arritur nivele të reja. Në vitin 2021, Shqipëria ishte organizatore e Defender 2021, stërvitja më e madhe ushtarake që nuk ishte mbajtur kurrë më parë. Shqipëria ndërtoi mbi suksesin e asaj veprimtarie për të mirëpritur “Defender 2023”. Aktivitetet amerikane-shqiptare në fushën e mbrojtjes janë 3-fishuar.

Sulmet kibernetike të Iranit që filluan në 2022, treguan kërcënime të reja më të cilat duhet të përballemi së bashku. SHBA i ka akorduar 50 milionë Dollarë Shqipërisë për të forcuar sigurinë kibernetike, kjo është paketa më e mëdha që kemi dhënë për këtë fushë ndonjë vendi, përveç Ukrainës. Lidhjet e biznesit po rriten mes 2 vendeve tona. Ka ende vend për përparim, por përparimi po ndodh. Në Tetor nënshkruam memorandiumin e bashkëpunimit. Këto investime do t’i mundësojnë Shqipërisë që të bëhet një qendër për shpërndarjen e energjisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në Qershor 2022 nënshkruam memorandiumin e bashkëpunimit për telekomunikacionin.

Me kë e ka? Yuri Kim qesh: Detyra ime e re përfshin edhe Shqipërinë, jo të gjithë janë të kënaqur

Çështja muxhahedinëve/ A mendoni se Shqipëria duhet të shkojë drejt prishjes së marrëveshjes? Flet Yuri Kim

Etiketa: fjalimiKryesore1Sali BerishaYuri Kim

Lajme të lidhura

Aktualitet

19:49 - 21/12/25
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital
Aktualitet

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

19:36 - 21/12/25
Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali
Aktualitet

Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali

17:53 - 21/12/25
Para
Nuland: Kosova dhe Serbia duhet t’i ulin tensionet

Nuland: Kosova dhe Serbia duhet t’i ulin tensionet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktualitet

19:49 - 21/12/25

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën lushnje-Fier, në afërsi të zonës së njohur si “Pushimi i Shoferit”, si pasojë...

Lexo më shumë
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

19:36 - 21/12/25
Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

19:09 - 21/12/25
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

18:01 - 21/12/25
Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali

Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali

17:53 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com