GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Amerika në alarm! Biden shpall emergjencën

17:43 - 27/12/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Amerika në alarm! Biden shpall emergjencën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këto pamje nuk janë në Polin e Veriut, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Cikloni bombë” i të ftohtit po ngrin gjithçka prej ditësh dhe është shndërruar në vdekjeprurës.

Të paktën 28 persona kanë humbur jetën në Nju Jork, pjesa më e madhe në qytetin Buffalo, për shkak të temperaturave me dhjetra gradë celcius nën zero.

Një zyrtar shtetëror amerikan thotë se njerëzit mbetën të bllokuar në automjetet e tyre për më shumë se dy ditë, gjatë stuhisë dimërore më të tmerrshme të jetës së tyre. Sinoptikanët paralajmërojnë për sasi të mëdha dëbore që priten gjatë orëve në vijim. Stuhia, që shtrihet nga Kanadaja deri në Meksikë, ka vrarë mbi 60 persona në total.

Presidenti amerikan, Joe Biden, shpalli gjendjen e emergjencës për të mundësuar mbështetje federale për shtetin e Nju Jorkut. Guvernatorja Kathy Hochul, me prejardhje nga Buffalo, e përshkruan stuhinë si “dimri më i ftohtë i shekullit”.

“Është si të shkosh në një zonë lufte. Të shohësh automjetet të ngecura në rrugë është shokuese”, u shpreh guvernatorja e Nju Jorkut. Ajo shtoi se ekipet e emergjencës e kanë tepër të vështirë të arrijnë në zonat e goditura rëndë nga stuhia polare dimërore, pasi automjetet e tyre kanë ngecur në akull ose dëborë.

Përveç problemeve në trafikun rrugor, edhe ai ajror është prekur ndjeshëm, me mijëra fluturime të anuluara dhe mijëra të tjerë me probleme dhe vonesa. Në këtë periudhë kaosi në Shtetet e Bashkuara raportohen grabitje të shumta, me policinë që u përgjigjet denoncuesve duke u thënë se janë të angazhuar në shpëtimin e të moshuarve nga i ftohti.

Etiketa: BidenSHBA

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Nga e ka origjinën gjeli i detit?

Nga e ka origjinën gjeli i detit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK
Breaking Views

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u takua me drejtuesin e SPAK, Klodjan Braho, në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së...

Lexo më shumë
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com