Nga Ndriçim Kulla
Ka qenë gjithmonë e qartë se duart e pista të pabesit kur goditi mbas shpine kundërshtarin e tij politikë, duke shkelur edhe mbi kodin zakonorë shqiptarë, kanë lënë gjurmë në gishtave në duart e tij. Ndjesia e thellë e frikës, por kurrë e të penduarit, e kanë bërë gjithmonë qe të mbetet skllav i çarkut që i ka krijuar vetes me shpresë të ngrysur, se ndoshta do e sjell një rasti , atje apo këtu, të gjej një hapësirë dhe ti shpëtoj këtij makthi të tmerrshëm që i krijoi shpirti i Makbethit. As gënjeshtrat e improvizuara të Sokol Ballës dhe as të ndonjë laroje tjetër ekranesh që ia bëjnë natën si ditë ai tashmë është në të vërtetë i dëshpëruari i thellë i kohës
Koncepti totalitarist që e ka paralizuar, ka mbuluar të gjitha hapësirat e demokracisë në tërë qenien e tij. Filozofia e ekstremit të majtë që ai ka përqafuar, me të cilën i ngjitur ngjizur shpirti në shërbim të padronit të tij Xhorxh dhe Aleksi Soros e ka kthyer në një realitet dëliri pushtetin e tij të përjetshëm.
Shumë përmbysje të mëdha epokale tashmë ia kanë sjellur rrufenë tek këmbët .
Por gjarpri vazhdon të përdridhet e të përdridhet për të gjetur një vrimë për tu future në një zgavër.
Histerikë në gjithë dëshpërimin që e ka kapluruar, çfarë nuk nxjerrë nga goja e tij e cila i është kthyer një shpelle e zezë.
‘’ Amerikanët po ikin “- shprehet i dëshpëruar në bunkerin e vetmisë së vetësyrgjinosur.
Deklarata fatale!
Alarme të rreme!
Politikani më dallaveraxhi i të gjitha kohërave në historinë shqiptare Edi Rama, për pakrahësueshmërinë me asnjë model tjetër, nuk e ka më luksin e rikthimit në opozitë ku të jetoj normalitetin e luftës politike si profesion, sepse ka shumë llogari kriminale dhe korruptive për të shlyer, që i rrinë mbi krye, të cilat humbja e pushteti do ti shtrij të gjitha të hapura përtokë në tapetin e së vërtetës.
Prandaj ai ka filluar të ulërasë si i marrë:
“Amerikanët po ikin. Po na lënë shëndetin. Ushtarët që kishin në SPAK i tërhoqën, etj, etj”.
Nga deklaratat e pa kontrolluara të bëra këto ditë prej kryeministrit, të krijohet përshtypja se Amerika na paska qenë një fluger, që po rrotullohet sipas erës ,pa arsye diplomatike dhe pa njerëzore.
Amerikanet as që duan të japin mesazhin e tokës së djegur si po mjegullon kryeministri i përhumbur. Ata kanë gjetur një vend anormal madje një vend përtej anormalitetit dhe po përgatitin tranzicionin e tyre të vëmendshëm për të ndërhyrë. Zv presidenti amerikan në konferencë e sigurisë në Munih pak ditë më parë ia adresoi shqetësimin e thellë të Amerikës të këtij fenomeni tërë Bashkimit Evropian. Evropa e vlerave demokratike që shqetësohet për kërcënimin e thellë që paraqet Rusia dhe Kina në fillim duhet të shqetësohet për sigurinë e brendshme dhe demokracinë së saj.
Kreu i regjimit shqiptarë, tranzicionin e momentit te Amerikës. ndaj Shqipërisë ,po ecën me vrap për ta kthyer në një filozofi braktisje. Po ikin amerikanët është ajo që thotë kryeministri shqiptarë këto ditë. Po , po. Amerika po na lë. Ajo po shikon, as më shumë dhe as më pak vetëm për interesat e saj.
Kambanave alarmuese, qe ka filluar t’iu bjerë Edi Rama sot, në fakt janë tymnaja mashtruese, që lidhen me frikën e tij politike dhe të fatit të tij tragjikë.
Largimi i Amerikës nga Shqipëria është aktualisht në mendjen e Edi Ramës, por me çfarë po duket edhe në dëshirat e tij.
Amerika nuk po ikën nga Shqipëria, por po largohet nga djalli.
Themelet e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane kanë nisur të ndërtohen që para krijimit të shtetit shqiptar, si dhe që para se SHBA të niste të merrej aktivisht me çështjet evropiane. Kombet e mëdhenj dhe të vegjël, shtetet e mëdhenj dhe të vegjël, ashtu si njerëzit, i ofrojnë miqësi njëri-tjetrit me anë të gjesteve miqësore. Zakonisht janë vendet dhe kombet e vegjël ata që, për arsye që merren lehtë me mend, duan që të kenë marrëdhënie speciale miqësore dhe aleancë me një vend të madh, aq më tepër me vendin më të fuqishëm të kohës dhe bëjnë gjestet përkatëse për të arritur këtë. Dhe kur iu realizohet një dëshirë e tillë këto vende dhe kombe të vegjël e quajnë një fatbardhësi të madhe për ta.
Politika shtetërore amerikane ka bërë lëvizje të tilla për Shqipërinë që nuk janë të zakonshme për politikën e këtij vendi para vitit 1917.
Edi Rama ka tërhequr shumë fije të pista të cilat i kanë bërë dëme të pa llogaritshme Shqipërisë
Ato çfarë ai ka bërë në kurriz të Shqipërisë me mbështetjen aktive të mafies politike ndërkombëtare Xhorxh Soros ,kundra marrëdhënieve shqiptaro – amerikane, me qëllim rruajtjen e pushtetit në përjetësi, janë akte amorale dhe antiligjore që edhe mafiozët do rezervoheshin ti kryenin.
Ato janë të pa besueshme dhe pothuajse mizore që vetëm një zullumqar si ky njeri mund të arrij që ti bëj. Prandaj sot, që koniunkturës politike ku ai ishte strehuar bashkë me mëkatet e tij, nuk po i ndrite më marrëzia, si dikur në kohën e Blinkenit, duke shfrytëzuar në mënyrë të pa skrupull statusin e kryeministrit të nje populli të varfër, kërkon të gjej strehën për të futur kohën.
Ndonëse me dhëmbët radikale të së majtës ka kafshuar dhe brejtur ligje dhe parime demokratike të një realiteti të krijuar me shumë mund, për ti shpëtuar ndëshkimit, kërkon pak strehë edhe tek e djathta, duke u orvatur të duket si ithtar i thekur i filozofisë së saj.
Por a mund ta fshehë dot Edi Rama Tabil Sarajin diktatorial me të cilin njerëzve iu ndali hapin e ndryshimit dhe Shqipërinë e ktheu në një eksperiment makabër në mes të Evropës?
Është e pa mundur .
Në raport me zbardhjen e të vërtetave do ta shohim edhe të ardhmen e fatit të tij.
Discussion about this post