GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ish-sekretari Blinken: “Non grata” lidhet me problemet e Berishës, jo me SHBA! U qëndroj sanksioneve të vendosura

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-sekretari Blinken: “Non grata” lidhet me problemet e Berishës, jo me SHBA! U qëndroj sanksioneve të vendosura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se i qëndron plotësisht vendimit të tij të vitit 2021, për shpalljen e Sali Berishës si person ‘non grata’ në SHBA.

Gjatë një bashkëbisedimi në “Harvard Institute of Politics”, Blinken theksoi se nuk ka asnjë dyshim apo hezitim për sanksionet ndaj Berishës.

Po ashtu Blinken thekson se ky qëndrim nuk lidhet me rrethana politike të kohës, por është një vlerësim që ish-sekretari amerikan i Shtetit i qëndron edhe sot.

Shqiptari Fatjon Semanjaku, gjatë ndërhyrjes së tij tregoi se kishte kandiduar për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe, sipas tij, u përballë me një qeveri të lidhur me mafian.

Ishin deklaratat e tij që nxitën reagimin e Blinken, i cili pretendoi se ‘non grata’ për Berishën lidhet me problemet që ka ish-kryeministri dhe jo me qasjen e administratës amerikane, duke shtuar kështu se nuk sheh asnjë arsye për ta rishikuar atë.

Kujtojmë se Berisha dhe familja e tij u shpallën ‘non grata’ nga SHBA në maj të vitit 2021. Edhe pse kanë kaluar 5 vite që nga ai vendim dhe pavarësisht lobimeve të vijueshme të Berishës për heqjen e ‘non gratës’, diçka e tillë ende nuk është arritur.

“Ju thatë që mund të zgjedh pyetjen që dua t’i përgjigjem. Shikoni, para së gjithash më vjen shumë, shumë keq për atë që keni kaluar personalisht. Askush nuk duhet të kalojë nëpër atë që përshkruat. Por, unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak. Kjo nuk flet për mangësitë e administratës, por flet për mangësitë e Berishës dhe unë do të vazhdoj të qëndroj pas kësaj. Është thjesht një ndryshim gjykimi”, tha mes të tjerash Blinken gjatë fjalës së tij.

Deklarata e Blinken ne viti  2021

Sot, unë shpall përcaktimin publik të Sali Berishës, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion domethënës. Në cilësinë e tij zyrtare, veçanërisht si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies. Me këtë përcaktim, rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

Ky përcaktim bëhet në bazë të Nenit 7031(c) të Aktit të Departamentit të Shtetit për Buxhetin për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse, 2021. Përveç Berishës, unë përcaktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berisha, djalin e tij, Shkëlzen Berisha dhe vajzën e tij, Argita Berisha Malltezi. Këta individë janë të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Ky përcaktim riafirmon angazhimin e SHBA-ve për mbështetjen e reformave politike që janë kyçe për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë krah popullit shqiptar. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete të tilla për të nxitur përgjegjësinë për personat e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht.

gijotina.com/

Etiketa: Antony BlinkenKryesore1

Lajme të lidhura

Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes
Aktualitet

Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes

17:01 - 11/07/26
Flakët përfshijnë apartamentin në Korçë, humb jetën 74-vjeçari
Aktualitet

Flakët përfshijnë apartamentin në Korçë, humb jetën 74-vjeçari

16:38 - 11/07/26
Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin
Botë

Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin

15:34 - 11/07/26
Para
SHBA në mbyllje të pjesshme të fluturimeve: Çfarë po ndodh me aeroportet amerikane?

SHBA në mbyllje të pjesshme të fluturimeve: Çfarë po ndodh me aeroportet amerikane?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes
Aktualitet

Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes

17:01 - 11/07/26

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar se ditën e hënë do të depozitojë një kallëzim...

Lexo më shumë
Sapo realizoi ëndrrën e Botërorit me Kombëtaren, vdes mesfushori në moshën 25-vjeçare

Sapo realizoi ëndrrën e Botërorit me Kombëtaren, vdes mesfushori në moshën 25-vjeçare

16:48 - 11/07/26
Flakët përfshijnë apartamentin në Korçë, humb jetën 74-vjeçari

Flakët përfshijnë apartamentin në Korçë, humb jetën 74-vjeçari

16:38 - 11/07/26
Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin

Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin

15:34 - 11/07/26
Granit Xhaka paralajmëron Argjentinën: Pak njerëz flasin për Zvicrën, por ne do t’i demonstrojmë vlerat tona

Granit Xhaka paralajmëron Argjentinën: Pak njerëz flasin për Zvicrën, por ne do t’i demonstrojmë vlerat tona

15:08 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com