GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

AMF do të pezullojë ndarjen e fitimeve të kompanive të sigurimit për 2020

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
AMF do të pezullojë ndarjen e fitimeve të kompanive të sigurimit për 2020
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me vendimin e ri që pritet të merret këtë vit, pritet që kjo masë të kufizohet për dividendët e vitit 2020, siç pati bërë në fillim të këtij viti edhe Banka e Shqipërisë.

Bordi Drejtues i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) pritet të pezullojë shpërndarjen e fitimeve të kompanive të sigurimit për vitin 2020.

Vendimi do të merret në mbledhjen e parashikuar për t’u mbajtur javën e ardhshme. Në prill të vitit të kaluar, Bordi i AMF-së urdhëroi shoqëritë e sigurimit të pezullojnë shpërndarjen e fitimit në formën e dividendëve, të dividendëve të ndërmjetëm ose në formën e pagesave të bazuara në pjesëmarrjen në fitim të anëtarëve të këshillit të administrimit të shoqërisë apo punonjësve të tjerë.

Me vendimin e ri që pritet të merret këtë vit, pritet që kjo masë të kufizohet për dividendët e vitit 2020, siç pati bërë në fillim të këtij viti edhe Banka e Shqipërisë.

Treguesit financiarë të tregut të sigurimeve për vitin e plotë financiar 2020 nuk janë ende të disponueshëm. Megjithatë, deri në fund të 9-mujorit performanca financiare e tregut ishte pozitive. Sipas të dhënave të AMF-së, për 9-mujorin 2020 kompanitë e sigurimit të jo-jetës kishin një fitim neto në vlerën e 1.04 miliardë lekëve, me një rënie të lehtë nga niveli prej 1.1 miliardë lekësh i shënuar për të njëjtën periudhë të vitit 2019. Madje, rezultati teknik, që përfshin fitimin vetëm nga aktiviteti sigurues, ishte më i lartë krahasuar me një vit më parë. Megjithë rritjen e ndjeshme të dëmeve për shkak të tërmeteve të vitit 2019, fatura e tyre u pagua kryesisht nga risiguruesit, pa rënduar shumë bilancet e shoqërive shqiptare të sigurimit.

Ndërkohë, për të njëjtën periudhë kompanitë e sigurimit të jetës i kanë zgjeruar fitimet. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ato realizuan një fitim neto në vlerën e rreth 160 milionë lekëve. Krahasuar me një vit më parë, fitimi i këtyre kompanive është rritur me 23%.

Tregu i sigurimeve u prek ndjeshëm nga pandemia, sidomos te produktet e lidhrua me lëvizjet ndërkufitare të shtetasve dhe mjeteve. Numri i kontratave të sigurimit pësoi rënie me 29%. Megjithatë, në vlerën e primeve të shkruara bruto rënia ishte ndjeshëm më e kufizuar, me 5.7%. Kjo shpjegohet me faktin që produkte si polica kufitare apo sigurimi i aksidenteve në udhëtim kanë prime sigurimi në vlera modeste, çka jep një ndikim më të vogël në volume. Boshti I tregut të sigurimeve ngelen sigurimet e brendshme motorrike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta, produkt që nuk u ndikua shumë nga pandemia.

Etiketa: AMFekonomi

Lajme të lidhura

Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!
Breaking Views

Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!

21:45 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe
Breaking Views

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina
Breaking Views

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

18:11 - 12/11/26
Para
Angelina Joli ndërpret karrierën e saj në kinema

Angelina Joli ndërpret karrierën e saj në kinema

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com