GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

AMF ka hartuar projektrregulloren për Fonin e Kompesimit, dëmet dhe kompesimi

09:07 - 04/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
AMF ka hartuar projektrregulloren për Fonin e Kompesimit, dëmet dhe kompesimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në zbatim të ligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar projektrregulloren “Për mënyrën e administrimit dhe pagesave të dëmeve Fond Kompensimi me datë aksidenti përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 32/2021”.

Ky dokument do t’i nënshtrohet procedurës së konsultimit publik përpara se të miratohet nga Bordi i AMF-së.

Kjo projektrregullore përcakton rregullat e administrimit dhe pagesave të praktikave, objekt i Fondit të Kompensimit, me datë aksidenti përpara hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Të gjitha kërkesat për dëmshpërblim me datë aksidenti përpara hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” trajtohen, paguhen dhe rimbursohen nga Byroja Shqiptare e Sigurimit sipas legjislacionit në fuqi në datën e aksidentit.

Ndërsa, kërkesat për dëmshpërblim me datë aksidenti pas 1 korrikut 2021 trajtohen, paguhen dhe rimbursohen sipas dispozitave të Ligjit nr. 32/2021, “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Për ngjarjet e ndodhura përpara hyrjes në fuqi të Ligjit 32/2021, nëse pala e dëmtuar i drejtohet shoqërisë së sigurimit, kjo e fundit e drejton tek Byroja, e cila regjistron kërkesën për dëmshpërblim dhe fillon procedurat e trajtimit dhe pagesës sipas legjislacionit dhe akteve rregullatore në fuqi në datën e aksidentit.

Në bazë të ndryshimeve ligjore, në aksidentet e shkaktuara nga mjetet e pasiguruara ose të paidentifikuara, që ndodhin pas datës 1 korrikut, të dëmtuarit i lind e drejta që kërkesën për kompensim ta bëjë te shoqëria e sigurimit ku ai ka prerë policën e tij të sigurimit dhe rasti i dëmshpërblimit do të trajtohet direkt nga ajo, sipas procedurave dhe afateve në fuqi të përcaktuara edhe për trajtimin e dëmeve të tjera. Kjo do të sjellë reduktim të kohës së trajtimit dhe pagesës së dëmeve, pasi procedurat do të ndiqen direkt nga shoqëritë e sigurimit, pa qenë e nevojshme që të kalojnë nëpërmjet Byrosë.

Gjithashtu, në projektrregulloren e nxjerrë për konsultim nga AMF është përcaktuar edhe një dispozitë e fundit, ku Byroja Shqiptare e Sigurimit më datë 30 qershor 2021, gjeneron të dhënat analitike të të gjithë kërkesave për dëmshpërblim të regjistruara në Regjistrin Elektronik të Dëmeve Fond Kompensimi dhe më tej në datën 1 korrik i depoziton ato në Autoritet.

Etiketa: aksidenteAutoriteti i Mbikeqyrjes Financiarekompesim

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Para
Banka e Shqipërisë bleu 11.7 milionë euro në tregun valuator në ankandin e muajit maj

Banka e Shqipërisë bleu 11.7 milionë euro në tregun valuator në ankandin e muajit maj

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com