GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Ami Toska zbulon nëse do të rikthehet në televizion: Këtë vit do të punoj për…

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Ami Toska zbulon nëse do të rikthehet në televizion: Këtë vit do të punoj për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Amarda Toska u ka dhënë mundësi ndjekësve ta pyesin rreth jetës personale e jo vetëm në një intervistë virtuale në Instagram duke ndarë detaje me ta rreth jetës personale dhe profesionale.

Kuriozitet të madh ka edhe rreth rikthimit të saj në ekran. Pyetjes se “A do të shohim këtë vit në ndonjë program televiziv” Ami i është përgjigjur duke thënë: “Jo nuk do jem në ekran këtë vit ama do jem duke punuar për ju me sipërmarrjet e mia dhe e dashuroj ta bëj këtë gjë”.

Mes të tjerash një ndjekës e ka pyetur moderatoren: “Jeta e luksit që ke atë bën të lumtur?” Ami është përgjigjur duke shprehur se sipas saj lumturia nuk vjen nga paraja, ndërsa shton se: “Si fillim e dashur e sigurt se lumturia nuk vjen nga luksi por vjen së brendshmi dhe pastaj shfaqet dhe jashtë. Nuk mendoj se unë bëj një jetë luksi por jetën që bëj e pëlqej shumë dhe mendoj se e kam të merituar dhe kam punuar.”

Dikush e ka pyetur nëse “e këshillon ndonjëherë Ermalin për komentet që jep publikisht?” Një pyetje që duket  një referencë ndaj situatës së fundit ku u përfshi aktori. Rikujtojmë se në rrjetet sociale është bërë virale një video e Ermalit dhe komentet që ai bëri për Arta Nitajn gjatë natës së parë të “Dance ëith me”, ku janë respektivisht anëtar jurie dhe konkurrente.

Aktori duket se ka risjellë në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty”, duke aluduar se Arta është pjesë e tij. “Doja të dija si ta bëjmë edhe ne trupin si Arta?“-pyeti Ermali duke marrë përgjigje nga moderatorja e emisionit Alketa Vejsiu e cila tha: “Duhet të shkosh në Brazil.”

Mirëpo, vazhdimi i bisedës ishte i hidhur me Ermalin që pyet: “Brazil apo Dubai?” Pyetje të cilës iu përgjigj sërish Alketa, po me një pyetje tjetër: “Po me Dubain ç’kishe tani?”

Po Arta si reagoi në gjithë këtë? Ajo nuk foli, thjesht e kaloi me një buzëqeshje.

Reagimi i saj u komentua shumë edhe në mediat sociale teksa ‘Kryefjala.com’ shkruan se “komentet e anëtarit të jurisë Ermal Mamaqi (që janë pasuar me buzëqeshjen ironike edhe të Alketës) e kanë bërë për të qarë Nitajn në prapaskenat e programit.”

Amarda thotë se Ermali thotë troç atë që mendon dhe ndonjëherë ka edhe të lënduar nga kjo.

“Ne komunikojmë shumë për çdo gjë që e quajmë të rëndësishme. Ndërsa për atë që thotë në publik nuk mendoj se duhet të këshillohet akoma se është boll i përgjegjshëm se çfarë thotë. Ermali ka një të mirë të madhe që është shumë i hapur ta thotë troç atë që mendon dhe kështu bën. Kuptohet që në disa raste ka edhe të lënduar.”– shkruan Ami.

 

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para

Panik në Lezhë, persona të armatosur grabisin karburantin dhe largohen me motoçikletë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konflikti për një vend parkimi degjeneron në kërcënime me thikë në mes të rrugës në Vlorë
Aktualitet

Konflikti për një vend parkimi degjeneron në kërcënime me thikë në mes të rrugës në Vlorë

10:50 - 11/11/26

Një debat për një vend parkimi ka shkaktuar tensione në qytetin e Vlorës, ku një person ka nxjerrë thikën në...

Lexo më shumë
Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

Bllokuan rrugën gjatë protestave në Tiranë, Policia gjobit edhe 37 persona

10:27 - 11/11/26
Presidenti Duka flet për Maran, zbulon pritshmëritë për kuqezinjtë dhe habit me përgjigjen për Sylvinhon

Presidenti Duka flet për Maran, zbulon pritshmëritë për kuqezinjtë dhe habit me përgjigjen për Sylvinhon

10:18 - 11/11/26
Deputetja Sara Mile paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje

Deputetja Sara Mile paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje

10:12 - 11/11/26
Blushi kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Kuvendit për arrestimin e Ballukut

Blushi debat me Peleshin e Ballën: Doni të qeverisni me shkopinj dhe plumba gome, tërhiqni urgjentisht aktet normative ndaj protestuesve

09:59 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com