GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Amnesty International: Rusia duhet të përballet me drejtësinë për krimet e luftës

12:32 - 06/05/22
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Amnesty International: Rusia duhet të përballet me drejtësinë për krimet e luftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Amnesty International deklaroi se ka dokumentuar krimet e luftës të kryera nga ushtria ruse në zonat përreth kryeqytetit ukrainas, Kiev, duke kryer ekzekutime arbitrare, bombardime të zonave të banuara dhe raste të torturës.

“Llojet e krimeve të kryera nga forcat ruse që ne kemi dokumentuar përfshijnë edhe sulme të paligjshme dhe vrasje të qëllimshme të civilëve”, tha sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International, Agnes Callamard.

“Është thelbësore që personat përgjegjës, përfshirë zinxhirin komandues, të dalin para drejtësisë”, shtoi ajo.

Amnesty International tha se ka mbledhur të dhëna dhe dëshmi në tetë qytete pranë Kievit, përfshirë edhe në Buça. Pas tërheqjes nga forcat ruse në Buça në muajin prill, në rrugët e qytezës u gjetën kufoma njerëzish, shumica e të cilëve ishin lidhur si dhe u zbuluan varreza masive.

Guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksandr Pavlyuk, tha se mbi 1,235 trupa civilësh janë gjetur në këtë zonë. Në raportin përshkruhet vrasja në Buça e Yevhen Petrashenko, 53 vjeç, i cili ishte qëlluar për vdekje në kuzhinën e tij, teksa gruaja dhe fëmijët e tij ishin fshehur në bodrum. Forcat kishin lejuar gruan e tij, Tatiana, që të hynte në banesë, ku ajo gjeti trupin e pajetë të burrit të saj.

“Yevhen u gjet i vdekur në kuzhinë. Ai ishte qëlluar në shpinë. Trupi i pajetë i tij qëndroi në banesë deri më 10 mars, kur ne ishim në gjendje ta varrosnim në oborrin tonë”, tha Tatiana.

Në raport është dokumentuar edhe vrasja e Leonid Bodnarchuk, 44 vjeç, i cili ishte duke ngjitur shkallët në momentin kur forcat ruse sulmuan me granatë. Sipas Amnesty International ekzekutimet në Buça janë kryer nga armë të specializuara që përdoren nga disa njësi elite ruse.

Hulumtimi i Amnesty International po ashtu ka përshkruar bombardimet në qytetin e Borodijankës, ku të paktën 40 persona janë vrarë nga bombardimet që kanë shkatërruar tetë ndërtesa banimi.

Etiketa: Amnesty Internationalkrime lufte ne ukrainete dokumentuara

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
“Sportelet si radhë qumështi”, Rama mbledh drejtuesit e bankave: Shtoni shërbimet online

“Sportelet si radhë qumështi”, Rama mbledh drejtuesit e bankave: Shtoni shërbimet online

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz. Nga informacionet paraprake, një grua është plagosur aksidentalisht,...

Lexo më shumë
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com