GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Amnisti për borxhet e bashkive? Eksperti: Nuk është zgjidhje

16:03 - 13/02/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Amnisti për borxhet e bashkive? Eksperti: Nuk është zgjidhje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria është dorëzuar përballë borxheve të pushtetit vendor. Teksa u duke qartë se as paralajmërimi për caktimin e administratorit dhe as fondi prej 500 milionë lekësh që iu dhanë nga buxheti i shtetit bashkive për të larë borxhet nuk funksionuan, qeveria ka gjetur një rrugë tjetër. Shpenzimet e papërdorura vjetore do të përdoren nga bashkitë për të larë detyrimet që ata kanë në mënyrë që të përmirësohet gjendja e tyre financiare.

Borxhet e bashkive siaps të dhënave të Ministrisë së Financave deri në fund të shtatorit 2022 kapinin shifrën e 6,667 miliardë lekë (57.5 milionë euro), nga 6.604 miliardë lekë që ishin në fund të dhjetorit të vitit 2021.

Për të zgjidhur problemet financiare qeveria dështoi që pas reformës territoriale 2015-2016.

E cila ndër synimet kryesore kishte zhvillimin e pushtetit vendore dhe përmirësimin financiar të bashkive.

Tashmë në konsultim publik është hedhur një draft ku qeveria propozon disa ndryshime në ligjin e pushtetit vendor, me fokus shpenzimet e pa përdorura të bashkive. Qeveria propozon që fondet që nuk shpenzohen deri në fund të vitit sipas planit të mos kthehen në buxhet por të përdoren nga bashkitë  për të larë borxhet që ata kanë ndaj palëve të treta.

“Propozohet një shtesë në këtë ligj, që ka për qëllim uljen e masës së detyrimeve të prapambetura që mund të krijojnë njësisë së vetëqeverisjes vendore, pra një tjetër masë për parandalimin dhe zgjidhjen e tyre, që propozohet të jetë përdorimi i fondeve të trashëguara dhe të pa angazhuara nga viti i kaluar. Përdorimi i fondeve të trashëguara dhe të pa angazhuara nga viti i kaluar, jo më pak se 30 përqind e tyre të përdoren automatikisht për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe pagimin e nënhuave të papaguara në kohë, përcakton një tjetër masë për parandalimin dhe zgjidhjen e vështirësive financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore”, thuhet në relacionin e këtij projektligji.

Kryetari i shoqatës së Bashkive Agron Haxhimali thotë për Gijotina se vendimi vjen për të disiplinuar bashkitë që kanë borxhe.

Por nga ana tjetër ai ngre disa pikëpyetje dhe sugjeron se do ishte më mirë që bashkitë të planifikonin 30% të buxhetit të tyre për të larë borxhet.

“Përpos që është një qasje shtytëse për bashkitë dhe orientim e planifikim për shlyrjen e borxheve, kjo nuk duhet të kthehet në qëllim më vete. Pasi këtu pyetja që mund të ngremë është: Pse duhen kursyer fondet kur janë planifikuar korrekt për t’i shpenzuar? Nga cila kursime do të rrjedhë ky 30%? Unë mendoj se një zgjedhje mund të ishte  përshembull: Bashkitë që kanë detyrime duhet të planifikojnë deri në 30% të të ardhurave të tyre për të shlyer detyrimet, ose jo më pak se 10%. Kjo do t’i nxiste bashkitë të rrisnin të ardhurat, përkundrejt faktit për të bërë manovra për të krijur magazinën e fondeve të paangazhuara”, thotë Haxhimali.

Ndërkohë e vërteta e borxheve të bashike vjen që përpara reformës. Kryetarët e bashkive e kanë shpjeguar disa herë në komisionet parlamentare se shumica e detyrimeve të mbartura është që nga koha e komunave, pra përpara ndarjes së re administrative. Por kjo deklaratë ka rënë në vësh të shurdhër pasi qeveria edhe pse e ndryshoi mënyrën e administrimit të vendit nuk dha zgjidhje për borxhet, duke bërë që në vitin 2022 të ishin 14 bashki me probleme financiare, 10 me vështirësi financiare dhe 2 në vështirësi serioze financiare.

Çfarë borxhet do të lahen me taksat tona?

Bazuar në raportin e publikuar nga Ministria e Financave, mbi detyrimet e prapambetura, rezulton se borxhet më të mëdha janë për investime.

Janë rreth 3.6 miliardë lekë investime të papaguara nga bashkitë, që kanë të bëjnë me punë të bëra nga binzeset dhe që nuk janë paguar në kohë. Një situatë e tillë duket paradoksale në kohën kur bashkitë nuk arrijnë të shpenzojnë fondet në dispozicion në shërbim të komuniteteve dhe nga ana tjetër nuk paguajnë investimet.

Më pas vlera më e lartë e borxheve është për vendime gjyqësore me 613.3 milionë lekë. Shkaku kryesor për këto borxhe gjyqësore janë shkaktuar nga largimet e padrejta të punonjësve, të cilët më pas kanë fituar gjyqet që kanë nisur dhe kanë përfituar dëmshpërblim nga buxheti i shtetit. Shkeljet më të mëdha të pushtetit vendor dhe jo vetëm janë në shkarkime arbitrare duke shkelur legjislacionin e nënpunësit civil dhe të kodit të punës. Lista më tej vijon me borxhet për shërbime dhe për mallra. Për këtë keqmenaxhim financiar eksperti Agron Haxhimali thotë disa nga arsyet që sipas tij bashkitë nuk kanë arritur ti shlyejnë borxhet.

“Ka disa arsye: Kapacitet të ulta menaxheriale, mungesë të ardhurash, kulturë institucionale e dobët, që do thotë se “ shtet jemi, ne në shtet i kemi, shtetit do t’ja marrim”. Kjo duhet të harrohet. Bashkitë duhet të jenë prodhuese të të mirave dhe sherbimeve dhe jo thjesht konsumatore”, pohon eksperti i pushtetit vendor.

Borxhet më të mëdha i ka bashkia e Tiranës me 1.4 miliardë lekë, ndjekur nga Kavaja me 741 milionë lekë, apo  Vora me 413 milionë lekë.

Pse u tërhoq qeveria nga administratori?

Në mes të debateve për taksimin e punonjësve të lirë, të nismës së qeverisë për amnistinë dhe krizës ekonomike dhe të inflacionit, kryeminisri Edi Rama njoftoi se janë të gatshëm t’ju marrin administrimin e bashkisë kryetarëve për shkak të borxheve që kishin në qershor të 2022. Ky paralajmërim u përsërit disa herë nga kreu i qeverisë deri në fund të vitit 2022, që në fakt nuk ndodhi pavarësisht borxhrve që kishin.

Nga ekspertët e Ministrisë së Financave u vlerësua që mos të caktohej administrator në asnjë bashki pasi nuk ishin në gjendje të rëndë financiare aq sa për t’ju marrë administrimin.

Mos caktimi i administratorit ishte vendimi i duhur thotë Haxhimali.

“Sigurisht zgjidhja duhet të vij nga vetë bashkia. Admistratori nuk është zgjidhja. Ka mekanizma të tjerë për një zgjidhje më të drejtë. Përshembull , kur nuk je në gjendje të ndërtosh dhe të mbash një buxhet të shëndetshmëm, shko në zgjedhje të parakoshme bashkia. Pra sikundër qeveria qendrore”.

Por çfarë po ndodh me financat e bashkive, përsa kohë qëveria i la që të vetë-administrohen në këtë vit elektoral? Të dhënat tregojnë mos-realizim të të ardhurave pavarësisht bumit turistik, rritjes ekonomike apo përmirësimit të aktivitetit të bizneseve siç deklarohet. Nga ana tjetër as shpenzimet nuk janë realizuar.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave deri në fund të nëntorit 2022, të ardhruat e bashkive ishin në vlerën e 25,838 miliardë lekë ose 1% më pak se plani i bërë prej 26,099 miliardë lekë. Ndërsa shpenzimet e pushtetit vendor nga janari deri në nëntor të vitit të kaluar ishin 48,733 miliradë lekë me një mos realizim prej 9.9% nga plani që ishte 54,110 miliardë lekë. Pra më pak shërbime për qytetarët përsa kohë nuk realizohen shpenzimet e planifikuara.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: AdministratoiAgron HaxhimaliBashkia TiraneMinistria e Financave

Lajme të lidhura

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP
Breaking Views

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP

15:08 - 12/12/25
“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie
Breaking Views

“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie

16:19 - 11/12/25
Korrupsion në Pallatin e Drejtësisë: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, ndërkohë që hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive
Breaking Views

Korrupsion në Pallatin e Drejtësisë: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, ndërkohë që hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive

15:04 - 10/12/25
Para
EMRI/ Ndahet nga jeta arkitekti i njohur

EMRI/ Ndahet nga jeta arkitekti i njohur

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Eskobari grek” kapet nga autoritetet: Si transportonte cigare nga Shqipëria dhe drogë në Evropë
Aktualitet

“Eskobari grek” kapet nga autoritetet: Si transportonte cigare nga Shqipëria dhe drogë në Evropë

16:15 - 15/12/25

Aleksandros Angelopoulos ose i njohur ndryshe si “Eskobari grek”, është arrestuar ditën e some për trafikimin e një sasie të...

Lexo më shumë
Shqipëria merr 2.1 miliardë euro nga dërgesat e emigrantëve dhe punonjësit jashtë vendit

Shqipëria merr 2.1 miliardë euro nga dërgesat e emigrantëve dhe punonjësit jashtë vendit

15:59 - 15/12/25
Mbyllet Luvri, punonjësit në grevë/ Kërkojnë investime urgjente dhe më shumë staf

Mbyllet Luvri, punonjësit në grevë/ Kërkojnë investime urgjente dhe më shumë staf

15:45 - 15/12/25
A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

15:30 - 15/12/25
E rëndë në Llogara: Makina përfshihet nga flakët, një viktimë

E rëndë në Llogara: Makina përfshihet nga flakët, një viktimë

15:17 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com