GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Amnistia fiskale, Meta: Të hiqet urgjentisht dorë nga kjo përpjekje e pashpresë

14:55 - 06/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenca fundi i karrierës politike? Meta zbulon planet e tij pas mbarimit të mandatit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me projektligjin për amnistinë fiskale. Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe kompanitë që operojnë në vend do të kenë të drejtë të deklarojnë pasurinë e tyre pa provuar burimet se si e kanë siguruar.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përgatitur projektligjin “për Amnistinë Fiskale”, i cili lejon që një individ së bashku me familjarët e tij të ketë mundësi të legalizojë pasuri me vlerë deri në 2 milionë euro.

Presidenti Meta i është bashkuar reagimeve të ekspertëve vendas dhe të huaj të cilët e kundërshtojnë këtë projektligj. Meta ka bërë thirrje që të hiqet dorë nga kjo përpjekje, pasi sipas tij qeveria shqiptare ka për detyrë të krijojë kushtet dhe të stimulojë zhvillimin e vendit përmes punës së ndershme.

Postimi i plotë: 

Kam ndjekur me shumë vëmendje reagimet e shumta nga ekspertë vendas dhe të huaj, si dhe paralajmërimin zyrtar të Bashkimit Europian, mbi projektligjin për amnistinë fiskale dhe penale.

Ndër argumentet e bazuara kundër kësaj nisme të Qeverisë, paralajmërohet se përmes këtij ligji:

Do të favorizohej qartësisht bota e krimit, duke ofruar mundësinë që të ardhurat e përftuara ndër vite prej aktivitetit kriminal nga grupe të organizuara apo individë të pushtojnë ekonominë vendase, dhe veçanërisht tregun financiar, në mënyrë të ligjshme;

Do të goditej drejtpërdrejt dhe dëmtohej biznesi i ndershëm dhe iniciativa e lirë vendase;

Do të dekurajoheshin edhe më tej investimet e huaja serioze në Shqipëri;

Do të kriminalizohej e gjithë ekonomia, dhe si pasojë edhe gjithë shoqëria shqiptare, duke ekspozuar vendin si destinacion që favorizon veprimtarinë e organizatave dhe grupeve kriminale mafioze ndërkombëtare;

Do të minohej edhe më tej besimi i shoqërisë tek shteti i së drejtës, tek institucionet, tek barazia përpara ligjit, dhe do të nxitej edhe më shumë ekonomia informale;

Do të inkurajohej perceptimi i gabuar dhe shumë i rrezikshëm se çdo veprimtari kriminale dhe produkt i saj do të amistohet gjithmonë në të ardhmen;

Do të sillte si pasojë rritjen kriminalitetit të rrugës;

Do të minoheshin përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar, që sipas raporteve të agjencive të specializuara, tashmë e ka kthyer Shqipërinë në bazë operacionale;

Do të dobësohej angazhimi dhe efikasiteti i të gjitha strukturave dhe mekanizmave shtetërorë që luftojnë pastrimin e parave dhe produkteve të veprave penale;

Do të dëmtohej bashkëpunimi me vendet partnere, dhe procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian;

Do të kompromentohej rëndë imazhi i Shqipërisë si anëtare e NATO, dhe do të cënohej imazhi i panjollë i të gjithë shqiptarëve të ndershëm;

I mbështes plotësisht të gjitha këto shqetësime të argumentuara që ngrenë alarmin mbi nismën e fundit të Qeverisë, dhe që janë shprehur edhe më herët përmes Rezolutës së Parlamentit Europian së datës 19 maj 2022.

Shpërfillja e papërgjegjshme e Qeverisë ndaj tyre është e papranueshme dhe e patolerueshme. Kushdo që mendon se do të kompromentojë shqiptarët e ndershëm si bashkautorë në krim e ka gabim. Bëj thirrje të hiqet urgjentisht dorë nga kjo përpjekje e pashpresë, dhe të zbatohen pa vonesë rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bashkimit Europian, duke u kërkuar ndjesë të gjithë shqiptarëve të ndershëm për këtë provokim të pamerituar. Qeveria shqiptare ka për detyrë të krijojë kushtet dhe të stimulojë zhvillimin e vendit përmes punës së ndershme, konkurrencës së lirë dhe mundësive të barabarta, dhe jo ta shpallë krimin si modelin e suksesit në jetë.

Etiketa: amnistia fiskalemeta

Lajme të lidhura

Bardhi: Rama mundohet të zvarrisë fundin e Ballukut, por do përballet me vendosmërinë e shqiptarëve
Aktualitet

Përplasja e Ramës me drejtësinë për Ballukun po shkatërron iluzionet mbi demokracinë në Shqipëri

11:01 - 25/03/26
E akuzuar si pjesë e grupit kriminal në AKSHI, ish drejtoresha Karçanaj paraqitet në SPAK
Aktualitet

E akuzuar si pjesë e grupit kriminal në AKSHI, ish drejtoresha Karçanaj paraqitet në SPAK

10:15 - 25/03/26
Kalaja: Mamica shkoi në ‘gijotinë’ politike sepse guxoi të kërkojë distancim nga Balluku
Aktualitet

Kalaja: Mamica shkoi në ‘gijotinë’ politike sepse guxoi të kërkojë distancim nga Balluku

08:22 - 25/03/26
Para
Rasti i parë/ Vetëm 13 muajsh, hepatiti akut i merr jetën një fëmije në Greqi

Rasti i parë/ Vetëm 13 muajsh, hepatiti akut i merr jetën një fëmije në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Cërrik–Belsh, automjeti godet këmbësoren tek vijat e bardha
Aktualitet

Po priste dru zjarri në terren malor dhe rrëshqiti aksidentalisht, humb jetën 69-vjeçari (Emri)

11:18 - 25/03/26

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar në një zonë...

Lexo më shumë
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Bardhi: Rama mundohet të zvarrisë fundin e Ballukut, por do përballet me vendosmërinë e shqiptarëve

Përplasja e Ramës me drejtësinë për Ballukun po shkatërron iluzionet mbi demokracinë në Shqipëri

11:01 - 25/03/26
Lotaria, Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Do skualifikoheni

Rinis Lotaria Amerikane! Nga pagesa tek identifikimi, ja kriteret që duhet të plotësohen

10:44 - 25/03/26
E akuzuar si pjesë e grupit kriminal në AKSHI, ish drejtoresha Karçanaj paraqitet në SPAK

E akuzuar si pjesë e grupit kriminal në AKSHI, ish drejtoresha Karçanaj paraqitet në SPAK

10:15 - 25/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com