GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Amortizohet pas dy vitesh Parku Rinia, tenderi i ri për riparimin e tij jepet pa garë

12:53 - 20/08/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Amortizohet pas dy vitesh Parku Rinia, tenderi i ri për riparimin e tij jepet pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetëm dy vite nga rikonstruksioni, i cili i kushtoi taksapaguesve rreth 1 miliardë lekë, Parku Rinia duket se është amortizuar sërish. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka çelur një tjetër tender për rehabilitimin e shtresës së lodrave, në atë pjesë të parkut që i dedikohet fëmijëve.

“Standard i ri i të bërit hapësirë publike cilësore”, e quante kryebashkiaku Veliaj projektin gjatë mbikëqyrjes së punimeve në mars të vitit 2020. Duket se ky standard i ri nuk rezultoi jetëgjatë, pasi shtresa e tartarit do të rehabilitohet, ndërsa do të shtohet edhe një tjetër shtresë aty ku aktualisht terreni është lënë i mbuluar vetëm me një shtresë dheu.

Kjo ndërhyrje do të kushtojë 4.1 milion lekë, një tender i fituar në kushtet e mungesës së konkurrencës, ku kompania e vetme që aplikoi u shpall fituese, thotë në një investigim, Citizens Channel.

Kjo nuk është hera e parë që procedurat e prokurimit për Parkun Rinia klasifikohen si të dyshimta. Edhe në tenderin prej një miliard lekësh në vitin 2019, shtatë nga tetë kompani u skualifikuan, duke shpallur fituese të vetmen kompani të mbetur.

Mungesa e hapësirave të gjelbra në Tiranë

Në vitin 2021, “Instituti për Zhvillimin e Habitatit” (Co-Plan), një prej organizatave më të mëdha në rajon, me qendër në Tiranë, publikoi monitorimin “Mushkëri të gjelbra”, sipas të cilit u konkludua se humbja e sipërfaqeve natyrore brenda Unazës së Madhe të Tiranës shkonte në 526,000 m2.

Kur në vitin 2018, Bashkia e Tiranës, e mbështetur nga “Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim” (BERZH) miratoi Planin e Veprimit Qyteti i Gjelbër (PVQGj), një dokument i cili, krahas detyrimit ligjor, kishte peshën e një premtimi, Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, deklaroi se “Tirana është në prag të një revolucioni të gjelbër”.

Plani parashikonte krijimin e xhepave dhe të korridoreve të gjelbra, ndërtimin dhe rinovimin e hapësirave publike dhe vendosi si objektiv mbjelljen vjetore të 200,000 rrënjëve të reja deri në 2030.

Por sot, katër vjet pas këtij premtimi, vizioni i gjelbër, ose ai që konsiderohet si Objektivi Strategjik Nr. 2 i Planit të Veprimit (SO 2A) ka mbetur ende i bardhë në letër. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR) që administron hapësirat e gjelbra nuk ka arritur të mbjellë as 60 mijë pemët e para./Boldnews/

 

Etiketa: Amortizohetgarekryesore2Parku Riniariparimtenderivite

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Ronaldo përbindësh ndaj Norwich, Arsenal nuk përfiton pas humbjes së Tottenham

Lëvizja e bujshme në merkato, Ronaldo kundër Messit sërish?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)
Sport

Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë

08:45 - 17/03/26

Mbrëmja e sotme rikthen emocionet e UEFA Champions League, me katër përballje të kthimit për fazën e 1/8-ave, ku do...

Lexo më shumë
Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE

08:19 - 17/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 17 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 17/03/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 17 Mars 2026

07:47 - 17/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për sot, 17 Mars 2026

07:41 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com