GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Amsterdami për turistët: Mos ejani vetëm për alkool, drogë…

11:00 - 29/03/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Amsterdami për turistët: Mos ejani vetëm për alkool, drogë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet e qytetit të Amsterdamit njoftuan se kanë nisur një fushatë për të dekurajuar turistët që të mos vijnë vetëm për argëtim, konsumim të alkoolit apo drogës, si dhe të vizitojnë Red Light District me prostituta.

Autoritetet duan të shtojnë masat për të luftuar krimin dhe shqetësimin në qendër të qytetit, i cili është veçanërisht i popullarizuar në mesin e turistëve të rinj për festat e beqarëve.

Shtëpitë publike në distriktin e dritave të kuqe në qendër të qytetit, janë gjithashtu një nga atraksionet kryesore turistike të Amsterdamit.

“Fushata në internet e dekurajimit ka për qëllim turistët e padëshiruar që duan të vizitojnë Amsterdamin për të ‘bërë probleme’, me të gjitha pasojat që rrjedhin nga kjo.

Fushata fillimisht do t’i drejtohet Britanisë së Madhe dhe meshkujve të moshës 18 deri në 35 vjeç, një kategori që është shumë e përfaqësuar në rrugët e Amsterdamit” – thuhet ndër të tjera në njoftim, duke u theksuar se më pas fushata do t’u drejtohet vizitorëve nga Holanda dhe vendeve tjera nga Bashkimi Evropian, qytetarët e të cilit shkaktojnë incidente.

Ata që shkruajnë fjalë ose terma të tillë në internet si “festë beqarie në Amsterdam”, “hoteli i lirë në Amsterdam” dhe “Amsterdam bar tour” do të marrin mesazhe paralajmëruese.

“Këto mesazhe do të vënë në dukje rreziqet dhe pasojat e sjelljes së papërshtatshme dhe përdorimit të tepruar të drogës dhe alkoolit, përkatësisht – një gjobë, arrest policor, dosje kriminale, shtrimin në spital dhe dëmtim të shëndetit”, thanë autoritetet e qytetit.

Thuhet se vizitorët janë ende të mirëpritur, por jo nëse sillen keq dhe shkaktojnë shqetësime.

Amsterdami njoftoi kohët e fundit një ndalim të pirjes së kanabisit në Distriktin Red Light, kufizime më të rrepta për konsumin e alkoolit dhe mbyllje të hershme të bareve, restoranteve dhe shtëpive publike gjatë fundjavave.

 

 

Etiketa: amsterdamTuriste

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Me armë në makinë dhe banesë, arrestohen babë e bir në Shijak

Me armë në makinë dhe banesë, arrestohen babë e bir në Shijak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu...

Lexo më shumë
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com