GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tensionet/ Analistët: Gjendja në veriun e Kosovës shqetësuese

21:23 - 09/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Tensionet/ Analistët: Gjendja në veriun e Kosovës shqetësuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë pas vendimit të përfaqësuesve të komunitetit serb në veriun e Kosovës për t’u tërhequr nga të gjitha institucionet vendase, situata dukej e qetë të mërkurën në këtë zonë. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX tha se një njësi prej 23 karabinierësh italianë ka arritur në Kosovë dhe i është bashkuar përkohësisht Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it, e cila ka shtuar patrullimet në veri, ku nuk ka më pjesëtarë të policisë nga radhët e komunitetit serb.

Punonjësit serbë në veriun e Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre politikë vendosën të tërhiqen nga institucionet pas mospajtimeve me vendimin e qeverisë qendrore në Prishtinë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, duke krijuar një situatë të tensionuar në zonë. Njohës të çështjeve politike dhe të sigurisë thonë se boshllëku i krijuar pas dorëheqjeve ngre shqetësime dhe pasiguri për zhvillimet e mëtejshme në veriun e Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare AKTIV në Mitrovicën e Veriut, Miodrag Marinkoviç i tha Zërit të Amerikës se pret që zhvillimet e fundit në veri të kenë pasoja afatgjata.

“Pasojat që sjellin këto veprime janë ende të paqarta por vërehet se do të jenë afatgjata, jo vetëm për proceset politike ndërmjet të dyja vendeve, por edhe për mirëbesimin ndaj institucioneve të Kosovës, aq sa ka ekzistuar ky mirëbesim, por me veprimet e fundit mendoj se ky mirëbesim është thuajse i shkatërruar”, tha ai. Zoti Marinkoviç tha se tensionet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pasojë e mosarritjes së pajtimit ndërmjet tyre në procesin e bisedimeve, të cilat nënvizoi ai, janë e vetmja rrugëdalje nga kriza aktuale.

“Gjithë kjo mund të thuhet se është pasojë e mosarritjes së pajtimit përgjatë dialogut politik dhe mosvendosjes së përparësive nga të dyja palët në dialogun në Bruksel. Mospajtimet si ta zëmë nga njëra anë thirrje të pafundme për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe nga ana tjetër thirrjet për njohje të ndërsjellë ndërmjet dy shteteve, na kanë sjellë sot në një situatë politike të palakmueshme”, tha ai. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se situata në veriun e Kosovës është shumë serioze dhe paraqet kërcënim të rrezikshëm për sigurinë.

“Gjithashtu shumë shqetësuese mund ta konsiderojmë largimin nga institucionet e sigurisë meqë jo vetëm se janë larguar por edhe janë rreshtuar në grupet kriminale serbe për të cilat deri më tani kanë tërhequr vërejtjen Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, madje SHBA-të kishin listuar si persona me rrezikshmëri të lartë disa persona të cilët besohet se në atë zonë janë duke organizuar aktivitete të dhunshme dhe janë duke kërcënuar në vazhdimësi qytetarët serbë të cilët dëshirojnë rend dhe ligj”, tha ai.

Zoti Elezi tha se tensionimi i veriut të Kosovës u shkon përshtati Serbisë dhe Rusisë të cilat, tha ai, ka kohë që përpiqen të krijojnë situatë të rënduar të sigurisë në rajonin e Ballkanit.

“Nga e cila edhe mund të kemi eventualisht dhunë dhe ato sigurisht po presin nga institucionet e Kosovës të veprojnë të parat, në mënyrë që ato në emër të ruajtjes së jetës së qytetarëve të tyre edhe të veprojnë me aktivitete të dhunshme”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën përsëriti thirrjen e tij ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb për të mos i braktisur institucionet. Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se të dorëhequrit nga sistemi i drejtësisë nuk duhet të kthehen më. “Për faktin se është goditje për sistemin e drejtësisë, për Republikën e Kosovës, sidomos për sistemin e drejtësisë që një gjyqtar apo një prokuror të tërhiqet për shkak të dirigjimeve që i bëhen nga (Aleksandar) Vucçiç”, tha ajo.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se vendimet e Prishtinës për targat janë tregues se ajo dëshiron incidente dhe konflikte në veriun e Kosovës, dhe siç tha ai “poshtërimin e popullit serb”. Ai i bëri këto komente derisa nderoi me medaljen e artë për trimëri “Millosh Obiliq”, ish-drejtorin rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriq dhe shefin e Operacioneve Rajonale të kësaj drejtorie, Aleksandar Filipoviq, të cilët refuzuan të zbatojnë vendimin e qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Beogradi akuzon Prishtinën për mospërmbushje të marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ndërsa Prishtina akuzon Beogradin se po përdorë serbët lokal për të shmangur një marrëveshje normalizimi ndërmjet palëve./VOA/

Etiketa: analistetgjendjaKosova

Lajme të lidhura

Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike
Aktualitet

Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike

16:59 - 25/12/25
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës
Aktualitet

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës

15:15 - 25/12/25
Kurti uron besimtarët e krishterë: Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë
Kosovë & Rajon

Kurti uron besimtarët e krishterë: Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë

12:08 - 25/12/25
Para
Berisha: Kemi hyrë në fushën e betejës! Shqiptarët kërkojnë shpëtimin nga kjo klikë

Ka oligarkë shqiptarë në Portin e Durrësit? Berisha: S'e di akoma

Discussion about this post

TË FUNDIT

E trembur për ‘fundin e botës’, nëna merr fëmijët dhe ikën nga SHBA. Ja ku gjen strehë ! (VIDEO)
Aktualitet

E trembur për ‘fundin e botës’, nëna merr fëmijët dhe ikën nga SHBA. Ja ku gjen strehë ! (VIDEO)

09:45 - 27/12/25

Një nënë nga Utah është filmuar nga kamerat e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Salt Lake City-t duke shoqëruar me...

Lexo më shumë
Ndërtime pa leje në zemër të Butrintit, Prokuroria çon në gjyq zyrtarët e IVMT Sarandë

Ndërtime pa leje në zemër të Butrintit, Prokuroria çon në gjyq zyrtarët e IVMT Sarandë

09:26 - 27/12/25
Vidheshin dhe shiteshin informacione personale tek hakerat, FBI dhe SPAK arrestojnë administratorin e “RYDOX”

Alarm kibernetik në Shqipëri: 115 shkelje digjitale në një vit, qytetarët më të rrezikuarit

09:15 - 27/12/25
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

Këmbimi valutor 27 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:59 - 27/12/25
Parashikimi i motit sot, e qëndrueshem e me vranësira kalimtare

Parashikimi i motit sot, e qëndrueshem e me vranësira kalimtare

08:46 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com