GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Analiza e DW: A rritet siguria në shkolla me mbylljen e rrjeteve sociale?

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Analiza e DW: A rritet siguria në shkolla me mbylljen e rrjeteve sociale?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Debat dhe protesta përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë pas vrasjes së Martin Canit, një 14 vjeçar i cili u sulmua me thikë nga një bashkëmoshatar. Të dy ishin nxënës të shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Ngjarja tragjike e para disa ditëve tronditi opinionin publik dhe shtoi zërat për masa të reja dhe nisma ligjore për të ulur dhunën e të miturve në shkolla. Sherri mes dy nxënësve mendohet se u nxit nga rrjetet sociale.

“Ngjarja mund të ishte parandaluar”
Protestuestja, Eralda Itaj shprehet për Dë, se “institucionet, shkolla, dhe shoqëria duhet të marrë përgjegjësi për pasigurinë që ne kemi sot për fëmijët tanë”. Mes protestuesve ishte edhe gazetarja Ermelinda Hoxhaj, që e shikon rastin tragjik të vdekjes së nxënësit si një “ngjarje që mund të ishte parandaluar”. “Ndaj ne kërkojmë rritje të numrit të psikologëve. Ndërkohë, duke qenë se po diskutohet buxheti, kërkojmë rritje të buxhetit të arsimit.”

Sidorela Vatnikaj, pjesëmarrëse në protestë kërkon edhe marrjen e përgjegjësive politike dhe thotë se ka dalë në protestë “për të kërkuar mbajtjen e përgjegjësisë nga kjo ministri, dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe garantimin e sigurisë fizike të të gjithë fëmijëve në shkollat e Shqipërisë”.

Rritje e ndjeshme e bulizmit online
Në Linjën Kombëtare të Telefonit për Fëmijë “Alo 116” merren rreth 200 telefonata në ditë për situata dhune fizike apo online nga fëmijët. Drejtuesja e Linjës, Belioza Çoku, vëren një prirje në rritje të bullizmit në internet. “Pas vitit 2017 rritet ndjeshëm, 7 fijëshohet numri i telefonatave ndaj bulizmit online, ku përdoreshin pamje të fëmijëve, manipuloheshin video. Sot, në 2024, ne kemi rreth 14 000 telefonata, pra shkon në 22% raportimi për bullizëm online”, shprehet Belioza Çoku, drejtuesja e Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë “Alo 116” për Dë. Sipas saj, grupmoshat që telefonojnë më shumë janë 10, 12 apo 13 vjeç, por si fashë e madhe është deri 17 vjeç.

Debate për mbylljen e rrjeteve sociale
Pas ngjarjes, në Tiranë me propozimin e qeverisë ka nisur një konsultim me mësues dhe prindër për të mbyllur disa nga rrjetet sociale në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama madje u shpreh: “Të marrim një masë drastike për mbylljen e plotë të Tik Tokut, e pse jo, edhe të Snap Chat në Republikën e Shqipërisë”

Por Belioza Çoku, drejtuesja e Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë “Alo 116” nuk e sheh zgjidhjen tek mbyllja e rrjeteve sociale. “Mendoni se fëmijët nuk do të gjejnë një platformë tjetër që do të bëhet popullore, ku ata do të kenë mundësi të zbrazin edhe disa devianca që janë ngarkuar nga mbyllja e këtyre dy të tjerave?! Të shikosh në këtë perspektivë zgjidhjen do të thotë që ne për të 1 miliontën herë si qeveri dhe si shoqëri duam që të zvogëlojmë problemin dhe të arnojmë pasojën”.
Etiketa: rrjeteShkollasiguri

Lajme të lidhura

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin
Aktualitet

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

15:00 - 21/06/26
Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana
Aktualitet

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

13:20 - 21/06/26
Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”
Aktualitet

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”

12:10 - 21/06/26
Para
Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura

Mosdelegimi i ndërgjegjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

Belgjika është ndalur sërish në Botëror, duke barazuar pa gola, kësaj radhe me Iranin. Takimi i luajtur në Kaliforni, nisi...

Lexo më shumë
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis