GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Analiza e DW: Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!

Ndërsa lufta po përhapet në Lindjen e Mesme, aktorët kryesorë nuk janë shumë të interesuar për atë që Brukseli ka për të thënë rreth saj. BE po përpiqet të ndërmjetësojë.

17:48 - 23/06/25
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Analiza e DW: Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian këtë të hënë në Bruksel përballen me një të vërtetë të hidhur: BE-ja mund të përpiqet sa të dojë për të qetësuar situatën me Iranin, por vendimet po merren pa BE-në.

Sa i kufizuar është ndikimi i Evropës, tregohet edhe nga fakti se të premten e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadepful dhe homologët e tij francezë dhe britanikë u takuan me ministrin e Jashtëm iranian  Abbas Araghtschi në Gjenevë për të gjetur një zgjidhje rreth programit bërthamor të Iranit.

Por të premten në mbrëmje, presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se Evropa nuk mund të ndihmonte. “Irani nuk dëshiron të flasë me Evropën. Ata duan të flasin me ne”, tha Trump.

Të dielën në mbrëmje, Trumpi urdhëroi bombardimin e tre prej objekteve më të rëndësishme bërthamore të Iranit, dhe shumë nga “partnerët” e Amerikës në BE mësuan për sulmin vetëm pasi bombat kishin rënë në Iran.

Takimi i ministrave të Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe BM në Gjenevë, tre ministrat duke folur para mikrofonit
Takimi i ministrave të jashtëm në ZvicërFotografi: Denis Balibouse/REUTERS

As G7 nuk ka asgjë për të thënë

Megjithatë, edhe pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike. “Kjo krizë mund të përfundojë vetëm në tryezën e negociatave.”

Ajo përsëri veçoi Iranin, i cili “tani duhet të angazhohet për një zgjidhje diplomatike të besueshme”. Ashtu si presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, von der Leyen bëri thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Por ky president amerikan me sa duket nuk interesohet shumë për atë që mendojnë vendet e tjera – përveç ndoshta Izraelit – për krizën me Iranin.

Kjo u diskutua intensivisht edhe në samitin e G7 në Kanada, ku ai e diskutoi atë me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe udhëheqës të tjerë të BE-së. Grupi G7 ra dakord për një deklaratë të përbashkët.

Ata riafirmuan të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe theksuan se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore.Po ashtu bënë thirrje për një zgjidhje të krizës me Iranin që të çojë në një deeskalim më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Trump u kthye në Uashington pas ditës së parë të samitit të G7, duke përmendur konfliktin midis Izraelit dhe Iranit si arsye, duke nxitur spekulime për një ndërhyrje të shpejtë ushtarake amerikane.

Pavarësisht deklaratës së përbashkët, samiti pa dallime të qarta në qëndrime midis Trump dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i cili kishte shtyrë për një zgjidhje diplomatike. Të enjten e kaluar, presidenti amerikan njoftoi një vendim brenda dy javësh – por në fund ai veproi shumë më shpejt.

Raporti i Izraelit me BE

Ndërsa pafuqia e Evropës në uljen e tensioneve të konfliktit është e dukshme, ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel po trajtojnë edhe çështjen e statusit të veçantë të Izraelit në tregtinë me BE.

Duke pasur parasysh pasojat e operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, ku civilët po vuajnë, pyetja është nëse marrëveshja duhet të zgjatet.

Kanada, samiti i G7 - Emmanuel Macron, Mark Carney, Donald Trump dhe Keir Starmer
Sami i G7Fotografi: SUZANNE PLUNKETT/POOL/AFP/Getty Images

Marrëveshja e Asociimit ka rregulluar marrëdhëniet midis BE-së dhe Izraelit për një çerek shekulli. Ajo parashikon, ndër të tjera, lehtësimin e doganave dhe tregtisë. BE-ja është partneri më i rëndësishëm tregtar i Izraelit, me një qarkullim vjetor prej më shumë se 42 miliardë euro.

Neni 2 i Marrëveshjes përcakton që të dyja palët duhet të respektojnë të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike. Një hetim është nisur me iniciativën e Holandës nëse Izraeli po e respekton këtë detyrim, duke pasur parasysh se ka bllokuar shpërndarjen e ndihmës humanitare për popullin e Gazës për njëmbëdhjetë javë të plota.

Gjermania nuk është në favor të rishikimit të Marrëveshjes, por praktikisht dy të tretat e vendeve të BE-së, përfshirë Irlandën, Spanjën, Luksemburgun dhe Belgjikën, kanë shprehur mbështetje për iniciativën holandeze.

Përsëri, pa konsensus

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, deklaroi gjithashtu javën e kaluar se masat e Izraelit “shkojnë përtej të drejtës së tij për vetëmbrojtje”. Bllokada e ushqimit dhe ilaçeve për palestinezët në Gaza nuk ofron siguri për Izraelin.

Pyetja është se çfarë përfundimesh do të nxjerrë BE nga rezultatet e këtij shqyrtimi. Pezullimi i të gjithë marrëveshjes do të kërkonte një vendim unanim nga të gjithë anëtarët, dhe kjo nuk do të ndodhë për shkak të kundërshtimit të pritur të Gjermanisë ose Hungarisë.

Kështu, debati mund të reduktohet përsëri në atë që është bërë e qartë disa herë që kur Hamasi sulmoi Izraelin në tetor 2023 – se BE është larg një qëndrimi të unifikuar mbi veprimet e Izraelit në luftën në Gaza.

Lajme të lidhura

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër
Botë

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Para
Paralajmëron Irani: Mund të sulmojmë bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme

Paralajmëron Irani: Mund të sulmojmë bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një të mitur....

Lexo më shumë
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com