GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Analiza e REL: Degradim i skajshëm politik, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova drejt zgjedhjeve: Kryesia e Kuvendit dështoi të sigurojë shumicë për qeverinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Degradim i skajshëm i jetës politike dhe institucionale në Kosovë” – kështu e përshkruan Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus përpjekjen e dytë të dështuar të Kuvendit të Kosovës për të votuar Qeverinë e re.

Ai thekson se politikanët po vendosin interesat personale dhe partiake mbi ato të shtetit, duke treguar një mungesë të qartë të përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj qytetarëve që i kanë zgjedhur.

“Kjo tregon për një nivel të ulët të përgjegjësisë së klasës politike në vend, pa dallim, pushtet dhe opozitë. Të gjithë e kanë peshën e vet të fajit”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Kuvendi i Kosovës dështoi më 19 nëntor të miratojë Qeverinë e re, e cila do të udhëhiqej nga Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje.

Pro formimit të Qeverisë sipas propozimit të Vetëvendosjes votuan 56 deputetë, 4 abstenuan, ndërsa 53 ishin kundër.

Kjo ishte përpjekja e dytë e Vetëvendosjes për të formuar Qeverinë, pas dështimit të mandatarit të parë, Albin Kurti, më 26 tetor.

Sipas Kushtetutës, nëse Qeverinë nuk arrin ta formojë as mandatari i dytë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.

Radio Evropa e Lirë pyeti Zyrën e Presidencës për kohën e mundshme të shpalljes së zgjedhjeve, por nuk mori përgjigje.

Belgzim Kamberi, nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokolari”, nuk është optimist se zgjedhjet e reja mund të sjellin një zgjidhje reale për ngërçin politik.

“Mbetet të shihet se në çfarë pozicionimesh dhe me çfarë narrativësh politikë do të hyjnë partitë shqiptare në zgjedhjet e ardhshme, sepse shumica e aktorëve janë pothuajse të njëjtë. Nuk kemi një klimë të jashtëzakonshme që do të mund të ndryshonte rrënjësisht përfaqësimin parlamentar”, thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë.

Kosova ishte në rrugë krize që prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Vetëvendosje fitoi shumicën e votave, por jo mjaftueshëm për të formuar Qeverinë vetëm.

Kuvendi vonoi të konstituohej për rreth gjashtë muaj për shkak të mosmarrëveshjeve politike, ndërsa procesi u sfidua disa herë në Gjykatën Kushtetuese.

Bashkësia ndërkombëtare – përfshirë kryediplomatin gjerman, Johann Wadephul, të fundit – theksoi vazhdimisht nevojën që Kosova të ketë një qeveri të qëndrueshme sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sipas Kamberit, muajt e fundit nuk është parë një përfshirje e madhe e faktorit ndërkombëtar, i cili, “në një mënyrë ose tjetër, ka qenë gjithmonë i përfshirë në ndërtimin e qeverive të Kosovës”.

“Mospërfshirja ndërkombëtare nuk e ka ndihmuar procesin, sepse nuk është arritur të krijohet një shumicë parlamentare”, sipas tij.

Kamberi shton se pas zgjedhjeve të reja, dhe me zgjedhjen e presidentit që pritet në pranverë, është e vështirë të parashikohet formimi i një qeverie pa dy partitë kryesore shqiptare.

Sipas tij, mbetet gjithashtu e paqartë se cilat do të ishin këto dy parti dhe nëse do të mund të bashkëpunonin pa lehtësimin e faktorit ndërkombëtar.

“Pra, këto zgjedhje duhen parë si mundësi për të provuar paradigma të reja, për të shmangur një bllokim të ri”, shton ai.

Lajme të lidhura

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti
Breaking Views

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë
Breaking Views

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Para
EKSKLUZIVE – Ministria e Mbrojtjes manipulon rekrutimet ushtarake drejt SHBA

EKSKLUZIVE – Ministria e Mbrojtjes manipulon rekrutimet ushtarake drejt SHBA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com