GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Analiza e specialistëve të BSH, ja rritja e çmimeve të pronave në zonat kryesore

23:06 - 05/06/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Analiza e specialistëve të BSH, ja rritja e çmimeve të pronave në zonat kryesore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimi mesatar i banesave në gjysmën e parë të vitit të kaluar ishte mesatarisht 1128 euro për m2 për Tiranën, 837 euro për m2 për zonat bregdetare dhe 724 euro për m2 në zonat e brendshme të vendit.

Një material kërkimor i përgatitur nga specialisti i Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, Orion Garo, merr në vlerësim dinamikën e çmimeve të banesave për periudhën nga janari 2017 deri në qershor 2022, bazuar në çmimet e listuara në një nga portalet kryesore të publikimit të njoftimeve për Shqipërinë, njoftime.com.

Madhësia e kampionit përbëhet nga 30,467 njoftimesh, që i referohen vetëm banesave, pa përfshirë në analizë pronat për qëllime tregtare.

Transaksionet e listuara janë ndarë në tre zona kryesore për qëllime të vlerësimit të çmimeve, në zonë e Tiranës, Bregdetit dhe zonave të brendshme të vendit. Megjithatë, kampioni i të dhënave dominohet dukshëm nga zona e Tiranës, me 86% të transaksioneve të listuara, e ndjekur nga Bregdeti, me 9% dhe zonat e tjera të vendit me vetëm 5%.

Analiza e të dhënave konfirmon se çmimet janë rritur me ritme të shpejta, sidomos pas pandemisë. Krahasuar me gjysmën e parë të 2021, rritja e mesatareve të çmimeve për Tiranën ishte 15.6%, për Bregdetin ishte 9.6%, dhe për zonat e brendshme ishte 18.3%.

Kjo tregon se rritja më e shpejtë e çmimeve ka ardhur në zonat jashtë Tiranës dhe Bregdetit, ku edhe kërkesa është më e përqendruar. Megjithatë, analiza e të dhënave ka treguar se në fakt çmimet në zonat e tjera të vendit kanë qenë të pandryshuara për periudhën nga viti 2017 deri në mesin e vitit 2020, kur cikli i përgjithshëm i rritjes së çmimeve është reflektuar edhe në këto zona, duke sjellë një rritje më të fortë, por nga një bazë më e ulët.

Analiza e të dhënave tregoi gjithashtu se tregu i pasurive të paluajtshme mori një goditje të përkohshme në gjysmën e dytë të vitit 2019, periudhë që përkon me tërmetet e forta që goditën vendin. Sipas analizës, efekti më i fortë është ndjerë pikërisht në zonën e Bregdetit, që rezultoi edhe më e goditura nga pasojat e tërmetit.

Rezultatet e studimit tregojnë një hendek të konsiderueshëm mes çmimeve të pronave në Tiranë, krahasuar me pronat në Bregdet dhe zonat e tjera të vendit. Çmimi mesatar i një banese në Tiranë ka një hendek prej 35% me zonat bregdetare dhe me rreth 56% me mesataren e zonave të tjera të vendit.

Studimi konfirmon tendencat e konstatuara në tregun e pasurive të paluajtshme edhe nga vlerësime të tjera, me një rritje të shpejtë të çmimeve të banesave në periudhën pas pandemisë.

Megjithatë, të dhënat më të reja të Bankës së Shqipërisë treguan se çmimet e banesave në gjysmën e dytë të vitit pësuan rënie krahasuar me 6-mujorin e parë. Në veçanti për Tiranën, indeksi i çmimeve ruajti ritmet e rritjes vjetore, me 13.9%, por me bazë gjashtëmujore pësoi edhe një rënie më të thellë, me 11.4% më pak.

Në shumicën e vendeve, rritja e shpejtë e normave të interesit që nisi në vitin 2022 ka sjellë ngadalësim të shpejtë në tregun e pasurive të paluajtshme.

Të dhënat e fundit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) treguan se çmimeve të banesave (të përshtatura me inflacionin) në tremujorin e fundit pësuan rënie për dy të tretat e vendeve për të cilat kjo organizatë përpunon dhe publikon të dhëna.

Në Shqipëri, kjo tendencë duhet ende të konfirmohet, edhe për shkak të mungesës së të dhënave të konsoliduara dhe të përditësuara lidhur me tendencat e çmimeve të pronave. /Monitor/

Etiketa: apartamenteCmimeKryesore1Prona

Lajme të lidhura

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale
Aktualitet

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale

08:33 - 28/04/26
Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën
Aktualitet

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26
Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë
Aktualitet

Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

21:56 - 27/04/26
Para
Haradinaj “hedh bombën”: Kurti do të ndajë Kosovën për të shpëtuar nga…

Haradinaj “hedh bombën”: Kurti do të ndajë Kosovën për të shpëtuar nga...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe
Sport

Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe

08:47 - 28/04/26

Parisi do të jetë sonte epiqendra e futbollit evropian, teksa PSG pret Bayern Munich në aktin e parë të gjysmëfinales...

Lexo më shumë
Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale

08:33 - 28/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 28 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:27 - 28/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026

07:36 - 28/04/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 28 Prill 2026

07:33 - 28/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com