GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Analiza e VOA/ Turizmi në Shqipëri, pedagogia: Problemi është se…

21:15 - 27/05/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Analiza e VOA/ Turizmi në Shqipëri, pedagogia: Problemi është se…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sektori turistik në Shqipëri po njeh gjithnjë e më shumë nevojën për punonjës për shkak të ritmeve të larta të emigrimit të të rinjve, por edhe sfidave me kualifikimin e stafeve. Arsimi profesional, ndonëse është vlerësuar me përparësi nga autoritetet, po njeh vit pas viti një rënie të numrit të nxënësve.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin aktual mësimor në Shqipëri janë regjistruar në arsimin profesional rreth 2.200 nxënës më pak se dy vite më parë. Studiuesit vlerësojnë se vëmendja në turizëm duhet përqendruar tek përgatitja e burimeve njerëzore, po aq sa edhe investimet që po kryhen.

Sektori turistik po zhvillohet në Shqipëri me ritme të shpejta falë prurjeve të rritura turistike dhe investimeve që tani prekin jo vetëm zonën bregdetare, por edhe zonat rurale.

“Perspektiva duket shumë e mirë, thotë për Zërin e Amerikës Daniela Qiqi , pedagoge e turizmit në Universitetin e Gjirokastrës. Por një nga sfidat kryesore që po kthehet në një plagë të fshehtë lidhet me të punësuarit në turizëm, thotë zonja Qiqi.

“Të punësuarit në turizëm” janë ajo plaga e fshehtë që shqetëson të gjitha bizneset, të vogla dhe të mesme që kanë aktivitet në sektorin turistik , na shqetëson edhe ne që përgatisim të punësuarit për këto biznese”.

Zonja Qiqi thotë më tej se situata aktuale lidhet me fokusimin kryesor tek investimet në turizëm dhe tek vëmendja e pakët tek burimet njerëzore.

“Kjo sfidë ka ardhur ndoshta nga fokusi që ka qenë deri tani nga të gjitha institucionet tek investimet në turizëm dhe tek infrastruktura e përshtatshme për zhvillimi e këtij sektori pa u kujdesur për pjesën e të punësuarve”.

Pedagogia e turizmit në Universitetin e Gjirokastrës thotë se sektori i turizmit është një sektor shërbimi dhe ka nevojë për kapacitete njerëzore.

Turizmi është më i ndjeshëm se sektorët e tjerë në lidhje me të punësuarit për shumë arsye. Është një sektor shërbimi dhe pjesa e zhvillimit të teknologjisë dhe përdorimit të pajisjeve është më e kufizuar se në sipërmarrjet e tjera.”

Universiteti i Gjirokastërs hapi së fundi një program dy-vjeçar për asistent menaxher për shërbime turistike por mundësitë për shtimin e kualifikimeve janë të mëdha, thotë zonja Qiqi. Arsimi profesional në Shqipëri shërben si një bazë e mirë për sektorin turistik, por viti pas viti të dhënat zyrtare dëshmojnë për ulje të numrit të nxënësve.

Sipas Institutit të Statistikave në vitin shkollor 2020 – 2021 në arsimin e mesëm profesional në Shqipëri u regjistruan 19.024, në vitin e kaluar 18.279 nxënës dhe në vitin aktual mësimor 16.813 nxënës.

Në shkollën e Mesme Profesionale në Gjirokastër, drejtoresha e saj, Renata Puleri thotë se niveli. punësimit të të rinjve që përfundojnë këtë shkollë është mjaft i lartë krahasuar me të rinjtë që mbarojnë arsimin e mesëm të përgjithshëm.

Të gjithë po e shohin se arsimi profesional është e ardhmja. Për të vetmet arsye se i përgatit dhe i aftëson nxënësit të kualifikuar për tregun e punës. Kjo shkollë ofron ato drejtime që tregu i punës kërkon dhe përvoja ka treguar deri tani që nxënësit që përfundojë studimet në këtë shkollë punësohen më shifrën mbi 70%.

Arsimi Profesional ofrohet në Shqipëri në 35 shkolla profesionale por edhe në 10 qendra të formimit profesional të cilat realizojnë kurse kualifikimi.

Në Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional në Gjirokastër specialistja Rudiana Hajredini thotë se rreth 600 kursantë marrin çdo vit kualifikime në disa drejtime ku sektori turizmit është më kryesori.

Pjesa më e madhe e kurseve, thotë zonja Hajredini, kryhet pranë bizneseve dhe kjo e lehtëson punësimin e mëtejshëm.

“Ne akoma vazhdojmë dhe këmbëngulim tek këto kurse sepse ne e dimë Gjirokastra është qytet turistik dhe ka shumë kërkesa për punëtorë në këtë sektor. Turizmi nuk është vetëm tani por edhe gjatë stinës së dimrit. Pjesa më e madhe e kurseve bëhet pranë bizneseve sepse pjesa më e madhe është praktikë. Në përfundim të kurseve bizneset kërkojnë qe një pjesë të këtyre kursantëve t`i punësojnë pasi kanë hapësira për vende pune”.

Trajnimet profesionale në jo pak raste sipas studiuesve të sektorit turistik kanë pak ndikim në tregun e punës pasi të rinjtë e aftësuar largohen drejt vendeve europiane. Periudha më intensive e turizmit në Shqipëri vitet e shkuara ka qenë gjate verës, por kohët e fundit ka një shtrirje gjithnjë e më të madhe gjithëvjetore të formave të turizmit, të cilat kërkojnë burime njerëzore të qëndrueshme./VOA

Etiketa: ShqiperiturizmiVOA

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Para
Luton rikthehet atje ku i takon, fiton me penallti përballë Coventry

Luton rikthehet atje ku i takon, fiton me penallti përballë Coventry

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com