GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Analiza false për klorin? Ujësjellësi Lushnjë denoncohet në KPP: Po abuzoni…

14:08 - 28/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ankesa e një biznesi për tenderin e klorit nga Ujësjellësi i Bashkisë Lushnjë ka nxjerrë në dritë mungesën de facto të analizave për këtë kimikat që i hidhet ujit të pijshëm

Ankesa e një biznesi për tenderin e klorit nga Ujësjellësi i Bashkisë Lushnjë ka nxjerrë në dritë mungesën de facto të analizave për këtë kimikat që i hidhet ujit të pijshëm

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ankesa e një biznesi për tenderin e klorit nga Ujësjellësi i Bashkisë Lushnjë ka nxjerrë në dritë mungesën de facto të analizave për këtë kimikat që i hidhet ujit të pijshëm. Drejtori Klajdi Shkurti që varet nga kryetarja e Bashkisë, Eriselda Selfo, nuk shqetësohet për rrezikun që mund të sjellë ky kimikat në shëndetin e njerëzve, por ka vetëm një qëllim t’ia japë fondin kompanisë që ka paracaktuar.

Ky është një rast që përsëritet, ku nuk dihet cili institucion mund të bëjë analizat për klorin që përdoret nga ujësjellësit. Madje zbulohet fakti se analiza e kërkuar nuk kryhet nga asnjë laborator në Shqipëri.

Më datë 22 shkurt 2024, Ujësjellësi ka hapur garën për tenderin me objekt ‘Blerje Hipoklorit Natriumi dhe Kalciumi’, për të cilin janë vënë në dispozicion 33 milionë lekë. Kur bëhet fjalë për ujin që konsumojnë qytetarët, zyrtarët duhet të lënë mënjanë interesin për të favorizuar një kompani, por të marrin masat që analizat të mos jenë formale.

Më datë 23 shkurt 2024, pranë Komisionit të Prokurimeve Publike është paraqitur një ankesë nga kompania Albania Distribution Chemicals.

Kjo firmë shprehet se në një pikë të kushteve të prokurimit, Ujësjellësi Lushnje kërkon që operatorët të dorëzojnë dokumentet e analizave të klorit që kryhen nga ISHP, ndërsa një pjesë tjetër nga laboratorë të akredituar, qoftë edhe privat.

Por sipas denoncuesit në vendin tonë nuk ekziston asnjë laborator privat që të jetë i akredituar për të kryer këto analiza, ose nëse vërtetë ka të paktën AK t’i sugjerojë. Kompania private e sfidon drejtorin e Ujësjellësit që të tregojë një institucion të vetëm që është i akredituar për të kryer këtë analizë. Prandaj, ankimuesi kërkon që të njihen analizat që zhvillohen tek Instituti i Shëndetit Publik.

“AK nuk ka përcaktua laboratorët e tjerë të akredituar ( në dijeninë tonë edhe në shkresat që kemi shkëmbyer me shumë institucione, nuk ka asnjë laborator te akredituar që kryen Analizat e Hipoklorit Natriumi dhe Hipoklorit Kalciumi ). Autoriteti kontraktor duhet ta rishikojë këtë kriter duke përcaktuara qartë organizmat ose institucionet konkrete private ose shtetërore të akredituara vendase që mund të kryejnë këto lloj analizash toksikologjike”, thuhet në ankesë.

Siç duket nga tabela e përshkrimit të analizës që kërkohet, nëse bëhen formalisht nga laboratorë të paakredituar, pra duke falsifikuar rezultatet, njerëzit mund të jenë vërtetë në rrezik duke konsumuar ujë që ka në përmbajtje kimikate të pakontrolluara.

Sidomos metalet e rënda të rrezikshme që janë në këtë tabelë duhen analizuar nga laboratorë të licensuar për këtë qëllim.

Për të treguar që kjo kërkesë e ankimuesit qëndron, duam të shtojmë që edhe Instituti i Fizikes Bërthamore të Zbatuar (IFBZ) që deri në disa vite më parë i kryente këto analiza, tashmë nuk është i akredituar, pra nuk do të ishin të vlefshme dokumentet për këtë tender.

Duhet theksuar se edhe afatet e lëna në dispozicion për dorëzimin e dokumenteve kanë mospërputhje me njëra-tjetrën. Ankimuesi shprehet: “Gjykojmë, se autoriteti kontraktor duhet të anulojë procedurën e prokurimit dhe në rishpalljen e saj të mbajë në konsideratë parashikimet e këtij vendimi, duke hartuar kriteret për kualifikim, në përputhje me nevojat reale dhe përcaktimet e parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore të prokurimit publik”.

Pra, në vend që të ishte në qendër të vëmendjes shëndeti i njerëzve që do të përdorin këtë ujë, komisioni i prokurimit vazhdon procedurat formale njësoj si për saraçineska apo tuba.

Ç’fshihet pas kësaj? “Duam te paraqesim argumentet tona në lidhje me kriteret abuzive që janë vendosur nga Autoriteti Kontraktor për të favorizuar të njëjtin Operator Ekonomik i shpallur fitues herën e fundit”, denoncon kompania private.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Eriselda Sefaklajdi shkurtiLushnjëUjesjelles Lushnje]

Lajme të lidhura

Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK
Breaking Views

Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK

09:00 - 20/04/26
Italiani në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave
Breaking Views

Italiani në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave

22:11 - 15/04/26
Fotografimi ajror i jepet Erdoganit/ Si u përjashtuan nga tenderi 2.6 miliardë lekë kompanitë nga SHBA dhe BE
Breaking Views

Fotografimi ajror i jepet Erdoganit/ Si u përjashtuan nga tenderi 2.6 miliardë lekë kompanitë nga SHBA dhe BE

16:21 - 12/04/26
Para
Rama-Zelensky: Shqipëria është një prej shtëpive tuaja…

Rama-Zelensky: Shqipëria është një prej shtëpive tuaja...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para...

Lexo më shumë
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com