GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Analiza satirike e Gjekmarkajt: Kronika mbi trekëndëshin e Bermudes

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Agron Gjekmarkaj: Dash Shehi kërkonte që të ndërroheshin pasqyrat se…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

NGA AGRON GJEKMARKAJ

Qëkur, veziri i madh Tao i kishte mbushur mendjen Babos se këto dite Bake xhani mund t’u hynte në punë ky i fundit e kishte humbur qetësinë. Babua kishte shfaqur dyshime të medha për dobinë e tij.

Nuk ja kishte thyer zemren kembëngulesit i bindur që e drejta do ti kthehej si hakmarrje mbi ta. Kur shkuan në presidencë dhe i thanë se shef Babos i duhesh këto ditë që të hiqesh si President dhe të përdoresh pak si provokator ndaj opozitës i shkuan mornica në trup. Sa lajmin mori, toruan humbi.

U  pland mbi kolltuk. Ujë ujë…. u dëgjua me lemeri një zë gardisti. Menjëherë i sollën dy gjyma. Pak ja hodhen për ta freskur e ndonjë gllenkë e piu.

U përmend…por i kishin ikur fjalët….shikimin përqendronte mbi ata që e rrethonin. I pyeste kush jam unë? Ata një zëri, je Bakja i Republikës, je Bakja ynë, yndyra e vatanit. Pas një kohe u përmend. Mblodhi vartësit e tij dhe po u qahej. Ndryshe kishim rënë dakord. Do rrija në zyrë, në vile, do shëtisja pa folur por vetëm duke buzëqeshur, do udhëtoja, nuk do shfaqesha në media dhe askush nuk do me ngjante pos tek tuk romuzeve se qenkem kamerier lepe peqe.

Po tani kush i mban xhinderit e Opozitës  do merren me mua jo SPAKU, jo pronat e ushtrisë, jo spitalet, jo rrogat, jo banaliteti që më paska lezet siç thotë një gazetar i njohur. Babo mund të merzitet dhe me degdis.  Perseri ra në kllapi. E mbuluan me një batanie. Fjeti ashtu i trazuar.

U ngrit po këmbet se mbanin. Dy roja e shtrengonin per krahesh dhe e futen në makinë per në Kuvend. Salla gumezhinte, ne luftetaret e lirisë u bëmë barrikadë perpara dhe si bilbilenjet nën rrape ja dhamë fishkellimes.

Kur ç’të shihnim! Me një karrige që prej njëzet vitesh e terheq pas vetes u shfaq dhe Muçua ynë. Desha na mori këmbet mua dhe Gazit i cili i myrreter, ju kthye Muços  me zë të ulet ,do të nduk veshet more zullap.

E shtynte atë cope dru duke dihatur. Djersa i pikonte çurg e bashkë me të pak edhe boja e flokeve. Babua i kishte futur çelsin dhe ishte zgjuar. Siç e morëm vesh me vonë kishte motive të ndihej krenar kishte firmosur me Damon reformen zgjedhore ndaj i meritoi shikimet përkëdhelëse që i hodhi Babua me Taon i cili mund të mburrej që Muçua po ju hyn në punë.

Pasi ato i mori ( shikimet) ndenji aty  si njeriu që e ka merituar besimin e padronit.

Me madhengjim shihte nga Blerina e cila i tha mos u jep ne të gjithë punojme për një qellim, per lavdinë dhe pushtetin e Babos. Ashtu ashtu mermeëriti ai. Nasipi si provokator me pyeti ç’mendim ke per Nikon? Të lartë e kam i them, ka karakter sidomos me shoket që bien në fatkeqësi. Gjynah se mos e heq Babua dhe merr Muçon në kabinet.

Jo jo ju gjegja i sigurtë, më frikë kam se i zë vendin Bores dhe me fik më iken nga kronika ajo. Hall paske vlla me rrahu krahet. Edhe Laerti u prek. Lideri që kerkon perspektive Gazi dhe Kryezevendes Lideri Muli me fuqinë e moralit dominonin krejt atë bina. U afrova me ndrojë. Luan Baçi me pergezoi. Aroma e lirisë po të deh dhe ty me tha.

U ndjeva si Vlashi tek “Pylli i Lirisë” kur Kovi i foli per herë të parë mbi komunizmin , levizjen dhe partinë. Ashtu si të madhengjyer me gjet Salianji. Ndonëse u gezua nuk e fshehu habinë dhe mu drejtua me solemnitet “të lumtë po e dridh tiraninë more qerrata”.  Mora frymë thellë , sikur u zgjata edhe ca.

Lindites i shkonin haberre që Bakja është shtrirë në divan dhe as merr as jep. Kosta i  saj dhe Gramozit i  sherbente paracetamol dhe kamomil duke i dhëne gajret , “hë se do e kalosh dhe këtë, nuk te therresim më”. Bakja nuk fliste thjeshtë renkonte. Jona degjohej në korridor tek psheretinte “qyqja, qyqja”. Keshilltari im Dori trim që e zë lepurin me qerre dhe e mban mire me të gjithë nuk u duk.

Genc Gjonçaj po bënte gati një tezge me ca derrasa në pjesen e pasme në rast nevoje. Gazi sokellinte “turp, turp, turp”, Muli turfullonte “hajdut, hajdut”. Babua mes Beles dhe Elises ishte mermerosur. Nuk do ja falë hezitimin Bakes që nuk hyri si trim, të viktimizohej deri në fund.

Bela i tha  “të shkoj ta sjell kaliboç”. Ai nauziti një jo me kokë.  Elisa mallkonte veten per nurin qe e kishte mbeshtjellë në këtë ditë kur shemtia na rrethoi si turqit Krujen. Më në fund Babo i dha leje Bakes të largohej. Ishin mesuar të shihnim lart Margaritnë e gjorë tani duhet të mesohemi me koken e buçkosur të Gonxhes.

Allah kij meshirë. Krisht ndihmona. Jorushi i Tabakeve ishte veshur me të zeza sterrë.  Ajo nuk qan më. Syri i është bërë pishë. Kur më pyeten ku e ke Jorushin që e ke mbrojtur si luan.?! Ja u thashë ku është në zjarrin e betejes po lufton dhe po na ndriçon. I vetmi që qeshte ishte Shalsi. Lum ai. Tritani u kujdes ta pyeste në i ka pirë ilaçet.

Etilda si hije erdhi e ashtu doli nga një cep i trekendeshit të Bermudes në maje te gishtave pupel. Ermua sikur e kishte nxjerre djallin nga vetja e paqesore dukej. Viti i ri ja kishte debuar xhinderit. Mimi di Puçini po i thoshte Majkos i cili tundte koken ritmikisht “jeta është e  gjitha një metafore vllai”.

Etjenit i hahej. Ferkoi duart kur mori vesh që Klosi do shtronte darke për ditelindje dhe qoftet do binin mbi ta si gjyle i lehtesuar u ngrit. Ogi e cila e cila prej kohesh po leron hyllinë e elegances , kur mori vesh qe do hanin qofte vari buzet por se dha veten. Seanca u mbyll. Kryezevendes Lideri Muli per here të parë foli në vend të Doktorit. Pastaj Lideri që kerkon perspektiven si çifuti token e premtuar gjithashtu. Po ashtu dhe Muço Juda u llafos.  Trinia u krye. Ati, biri dhe shpirti shënjt.

Etiketa: Agron GjekmarkajOpozita

Lajme të lidhura

Hyn në fuqi marrëveshja, vendoset përsëri lëvizja e lirë kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës
Aktualitet

Hyn në fuqi marrëveshja, vendoset përsëri lëvizja e lirë kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

11:10 - 01/05/26
Protestë para Kryeministrisë për 1 Majin: Duam qeveri për punëtorët, jo për oligarkët
Aktualitet

Protestë para Kryeministrisë për 1 Majin: Duam qeveri për punëtorët, jo për oligarkët

10:55 - 01/05/26
Unioni i sindikatave proteston përpara ministrisë së Ekonomisë: Paga më të larta, duam siguri në punë!
Aktualitet

Unioni i sindikatave proteston përpara ministrisë së Ekonomisë: Paga më të larta, duam siguri në punë!

10:42 - 01/05/26
Para
FOTO/ Zbulohet si votoi Shqipëria për çmimet e vitit të FIFA-s

FOTO/ Zbulohet si votoi Shqipëria për çmimet e vitit të FIFA-s

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kongresi i 76-të i FIFA-s/ Roli i Botërorit në bashkimin e njerëzve dhe angazhimi kundër racizmit
Sport

Kongresi i 76-të i FIFA-s/ Roli i Botërorit në bashkimin e njerëzve dhe angazhimi kundër racizmit

11:25 - 01/05/26

Federata Shqiptare e Futbollit mori pjesë në punimet e Kongresit të 76-të të FIFA-s, i zhvilluar më 30 prill 2026...

Lexo më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, vendoset përsëri lëvizja e lirë kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Hyn në fuqi marrëveshja, vendoset përsëri lëvizja e lirë kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

11:10 - 01/05/26
Protestë para Kryeministrisë për 1 Majin: Duam qeveri për punëtorët, jo për oligarkët

Protestë para Kryeministrisë për 1 Majin: Duam qeveri për punëtorët, jo për oligarkët

10:55 - 01/05/26
Unioni i sindikatave proteston përpara ministrisë së Ekonomisë: Paga më të larta, duam siguri në punë!

Unioni i sindikatave proteston përpara ministrisë së Ekonomisë: Paga më të larta, duam siguri në punë!

10:42 - 01/05/26
Berisha me kryeministrin kroat: Integrimi duhet të jetë i bazuar në meritë dhe përmbushjen e standardeve

Berisha me kryeministrin kroat: Integrimi duhet të jetë i bazuar në meritë dhe përmbushjen e standardeve

10:31 - 01/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com