GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Analiza satirike/ Muli vërtitej si titan, Tao i zhgënjyer nga gardistët

22:53 - 04/12/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Mes zjarrit dhe kaosit, mazhoranca miratoi pa debat buxhetin 2024
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agron Gjekmarkaj

Pjesa e parë : Durimi i zotit Bernard soset.

Të gjithë e mbani mend atë perzhitje madheshtore që mbeshtolli Bernard Banushin kur Terminatori, daci i tij që mos i qoftë i rëndë dheu na la. Dhimbja po kalon caqe e kufinj si dikur vrapi i zorzopi sokaqeve e rrepirave ku lezeti çilte filiz.

Në të errur, sikur gjithësa të mos mjaftonte, Bernardit i vjen një telefonatë nga spitali i zonjes Edhit. Ata i kerkonin as më pak e as më shumë por plot 300 mijë lek për ditet kur ai ashik lebetitej mes jetes dhe shuarjes me hallatet në satër.

Aty Banushi , nuk mbajti, mori zjarr si rreshira e pishes.Ai e kaperceu melankolinë, vetëpermbajtjen madje edhe admirimin per kolegen ideologe, për mendimet e holla e plot thagem të vetë zonjes Edhit mbi PD-në e vertetë, qendrestaret, demokracinë, vatanin e Boten.

Siç di ai sokelliu. E kroi zërin dhe telit të tefonit prej ndezullisë i ra lekura si gjarpërit në pranverë.

Për nur të Allahut mos e thoni më atë fjalë , se ja çuat rininë dëm atij çarçifi u hakerrye ,më thyet zemren që ju bëfsha gjëmen. Do vij aty si dimri në kasollen pa derë e dritare nëse kjo zile bie prapë e lek më kerkoni kur unë ende vajtoj Terminatornë e gjorë.

Pjesa e dytë ! Kryezevendes Lideri ja bën fora !

Me keto lajme në krye mberrita në sallen e Kuvendit. Luftetaret e lirisë e kishin vënë dushmanin nën panik. Kudo ai ishte nën terheqje. Niko Nikoqiri kishte braktisur istikamin.Pa një pa dy ishte rrasur në mes të Tezes së murosur si Rozafati dhe Ogertes së dëlirë e cila me një shami të qendisur i fshinte çurgun herë pas here. Ulsiu foli me heshtje.

Kryezevendes Lideri Muli i frymezuar nga Kongresi i dates 2 Dhjetor vertitej si titan neper salle teksa zjarri e ndiqte nga pas. Doren ja hijeshonte një flakadan.

Muli para nesh shfaqej si statuja e lirisë. Dora gjakatare e Lindites e shnderroi perseri në deshmor. Kosta shkruante epitafet nga llozha si mehmur i palodhur i Tabirr Sarajt.

Pader Salianji i cili ka hyrë në një fazë të eperme purifikimi ekleziastik u gezua kur më në fund gjet mes nesh Agallinë të cilit ju lut përunjësisht të ndizte një qiri edhe per shpirtin politik të Lulit.

Diku degjohej zëri i gezuar i Doktorit që i kujtonte Petro debatikasit , vazhdo ti vazhdo se do të qethim perseri si dikur. Pashë nga Petro zefiri , ç’ti qethesh pakogjë i ka mbetur rreth veshit pos vrerit për ballistet. Inati i vjen nga lufta klasore se ata hanin pula dhe ai kothere e shellirë. Albana dhe Lideri në perspektivë Gazi ruanin krahet njëri-jatrit, tashmë si veteran nder beteja.

Po të vinë nga para i thoshte Albana , shiko anash e kujdesonte ai. Aty ke një kaçile me bumje e lajmeronte ajo, mos ndalo zjarrin e keshillonte ai. Ah sikur ti shihte Jorushi i gjorë do ti bëhej mal ajo zëmer e butë mbushur me miresi e travajë. Sajme Korreshi i binte borisë si borizani në Tenden e Qypit. Ismet Beqiri foli siç i ka hije, si të ishte Babo në sallë, të na rrojnë djemtë tha e armiqtë me kokë poshtë dhe brram nga xhepi nxorri një faqore dhe lagu gurmazin. Dash Sula hakerrehej “jeten e japim demokracinë kurrë”. Sa hije i kishte ai sllogan.

Tao i cili prej kohesh kerkon një fitore në sallë iken gjithnjë e më i zhgenjyer nga gardistet e tij të trembur nga Elda Hoti. Të enjten tjeter të marrin kufje se po i fryu Mondi bilbilit i shurrdhon per jetë e mot. I ha dreqi, mbeten batall per jetë e mot. Nuk do të kenë mundesi pastaj të shijojnë fjalimet e Tonit dhe të Pranveres.

Laerti ndien mall per ditet e bekuara kur koleget socialistë i mbushnin plot me lot gezimi domixhanet e kujteses nga sukseset e Babos, tani të gjithë janë ngurtesuar, kanë shterrur si gjashtë milion lopet e Aniles në prag dimeri. Ndihej si i pushuar nga puna.

Arben Pellumbi fshihej gjithë kohes pas kokes si barrikadë të Nasipit, e cila mbulonte mungesen e paperballueshme të Etildes. Majko i butë pi dy nëna. Ai qe më më fat nga të gjithë. Që të mos e ngante njeri u shoqerua nga Elisa kuq e zi për një copë rrugë të gjatë si i vetmi segment lirik i një dite zjarri. Në bese të saj nuk e prekem.Qerratai.

Ermua dukej e gezuar pas depozitimit të projektligjit kunder komisioneve hetimore. Në mengjes kishte ngrënë një tas me pershesh të ngrohtë, madje kesaj here nuk kishte thyer as pasqyren, në dalje. Sherri i jepte forcë si toka Anteut. Klotilda ferkonte duart si kasapi në thertore sa vetave do ju ndalonte rrogen. Çyrbja uroi Doktorin për rikonfirmimin e veshtirë teksa si mëz lozonjar fluturoi per kah dalja.

Në oborr u hap lajmi se në daten 8 dhjetor në Kongres Babo virani do të promovojë një “homo sovieticus” duke shkaktuar sakelldi të madhe tek të vetet. Ferdinand Xhaferri si Pilati mes Gaz Bardhit e Mulit perpiqej të ndante kush është Krishti e kush Baraba. E sigurova që Doktor Tritani nuk është Juda.

Etiketa: analizaGjekmarkajKuvendisatira

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Gjimshiti del nga fusha i dëmtuar, Torino fiton 3-0 ndaj Atalantës

Gjimshiti del nga fusha i dëmtuar, Torino fiton 3-0 ndaj Atalantës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com