GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Andis Salla, pazar para fushatës, i jep 100 MLN lekë Fiqiri Palit për rrugët e arave

13:30 - 05/12/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kështu, kryetari i Bashkisë Cerrik ,Andis Salla,  deri më sot nuk është ndjerë për ndonjë investim tek ky qytet i vogël që ka vetëm 46 652 banorë.

Kështu, kryetari i Bashkisë Cerrik ,Andis Salla,  deri më sot nuk është ndjerë për ndonjë investim tek ky qytet i vogël që ka vetëm 46 652 banorë.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shumë çudira do të dëgjojmë derisa të mbarojnë zgjedhjet vitin e ardhshëm! E keni vënë re që në javët e fundit janë zgjuar edhe kryetarët e bashkive të vogla që deri me sot flinin dhe tashmë po bëjnë tenderë për fasada dhe rrugë?!

Kështu, kryetari i Bashkisë Cerrik, Andis Salla,  deri më sot nuk është ndjerë për ndonjë investim tek ky qytet i vogël që ka vetëm 46 652 banorë. Ndërsa tani kryetari është hedhur në veprim. Kryetari Salla ka vendosur të shpenzojë para për të mirëmbajtur rrugët që të çojnë nëpër ara. Sipas të dhënave të tenderit bëhet fjalë për pastrimin e dherave nga rrëshqitja dhe mbushja e gropave aty ku ka dëmtime. Në total janë16 km rrugë.

Do të ketë vetëm 10 ditë punë, pasi ka nevojë për pak ndërhyrje dhe këtë e thotë vetë relacioni i projektit.

“Ndërhyrja në ketë rrugë bëhet e domosdoshme për shkak te gjendjes ekzistuese e cila ka dëmtim te shtresave ne gjithë gjatësinë e saj. Rrugët që do të propozohen për rehabilitim dhe mirëmbajtje janë rrugë të niveleve të ndryshme si rruge kodrinore, malore dhe fushore. Në disa fshatra kemi të bëjmë dhe me rrugë me pak pjerrësi të cilat kanë nevoje për pak rehabiltim. Gjendja ekzistuese është trase e deformuar me gropa”.

 

Tenderi pa garë

Por për këto 10 ditë punë operatori privat do të paguhet 100 milionë lekë nga arka e bashkisë. Janë shumë shpenzime për aq pak punë, por Salla ka menduar edhe për veten e tij. Prandaj më tutje ai ka shkelur ligjin që të ndajë paratë me firmën që ka thurur aferën në prapaskenë.

Shohim që vetëm bashkimi i operatorëve EN-SAL & S I R E T A 2F kanë dorëzuar një ofertë. Në këtë situatë ligji thotë shumë qartë që tenderi duhej të ishte anuluar për mungesë të konkurrencës.

Por, kjo mungesë konkurrence i bën përshtypje Sallës dhe pa e zgjatur shumë ka shpallur fituese ofertën e vetme.

 

Për këtë shkelje Open Data Albania i ka vendosur tenderit Flamurin e Kuq, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Gjithashtu përbën shumë rëndësi fakti se me kë po bën Pazar kryetari. Dhe përgjigja dihet: me një nga të privilegjuarit nëpër tendera, që  këtë herë është Fiqiri Pali.

S I R E T A 2F është themeluar nga Fiqiri Pali. Por, më datë 15 maj të vitit 2008, me anë të kontratës së shitjes së kuotave të kapitalit, Fiqiri Pali i ka shitur 100% të kuotave me vlerë 100 mijë lekë bashkëshortes Fatime Pali.

Pra, kjo kompani që xhiron miliarda lekë është shitur vetëm për 100 mijë lekë.

Pali bëri këtë lëvizje sepse arrestua dhe u dënua në vitin 2008, si pjesë e një skeme korrupsioni, ku vidheshin paratë publike me tenderë abuzivë. Skema funksiononte me disa institucione, por policia dhe prokuroria dokumentoi një aferë me Ministrinë e Punës dhe Shanseve të Barabarta. Fiqiri Pali, në bashkëpunim me Llambi Tarka, u akuzuan në atë kohë se korruptuan zyrtarin e lartë të Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta, Spartak Gjini, duke paracaktuar tenderin e rikonstruksionit të ministrisë dhe duke ndarë fitimet bashkë.

Pali u dënua në 2 maj të vitit 2008. Dënimi i tij është konfirmuar nga Gjykata e Apelit dhe më pas nga Gjykata e Lartë. 12 ditë më pas ai shiti aksionet tek e shoqja, për të shpëtuar kompaninë.

Epo, me këto me dosje të errëta po i bën tenderat elektoralë Rilindja!

 

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet .nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Etiketa: abuzimandis sallafiqiri palifond limitmungese konkurrencer cerrikred flagriskrrugetende

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Vrasja në Ndroq/ Emri i Julian Gjoshit në përgjimet e “Sky”, Altin Hajri i kërkoi ndihmë deputetit të PS që t’i lironte kunatin

Vrau Alfred Dedjan në Ndroq, merret vendimi për autorin Julian Gjoshi

Discussion about this post

TË FUNDIT

U hodh gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu ngre supet: Nuk di nëse është i dëmshëm
Aktualitet

U hodh gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu ngre supet: Nuk di nëse është i dëmshëm

14:55 - 20/02/26

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka deklaruar se ka urdhëruar Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore...

Lexo më shumë
Kapen 620 kg kokainë, e maskuar si kripë për kafshët në Spanjë

EL PAIS: Mafia shqiptare po pushton Spanjën me drogë, 10 ton kokainë u kapën në një vit

14:37 - 20/02/26
Rizgjedhja në krye të FSHF-së, Duka merr urime nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët europianë dhe Lugina e Preshevës

Rizgjedhja në krye të FSHF-së, Duka merr urime nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët europianë dhe Lugina e Preshevës

14:09 - 20/02/26
“Po hidhem në lumë vëlla!” I dha fund jetës, 42-vjeçari kishte 7 vite pa e parë të birin

“Po hidhem në lumë vëlla!” I dha fund jetës, 42-vjeçari kishte 7 vite pa e parë të birin

13:59 - 20/02/26
Tritol, granata dhe armë, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armatimesh në Fushë-Krujë

Tritol, granata dhe armë, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armatimesh në Fushë-Krujë

13:43 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com