GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Andoni: Kemi nevojë për liderë gjakftohtë, Rama dhe Kurti kanë problem…

16:31 - 09/06/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Andoni: Kemi nevojë për liderë gjakftohtë, Rama dhe Kurti kanë problem…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari dhe publicisti shqiptar, Ben Andoni, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk veproi mirë taktikisht në çështjen e veriut, ndërsa e sheh të pavend dhe të vonuar ndërhyrjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili njoftoi të enjten de ka propozuar një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, si rrugëdalje nga situata të cilën e përshkroi si shumë të rëndë. Në gjithë këtë, ai sheh një betejë për protagonizëm mes dy kryeministrave.

Andoni i tha Gazetës Express se do të ishte mirë që Rama t’ia përcjellë Kurtit idenë e tij për Asociacionin “kohë më parë”.

“Në fakt, është në stilin e tij, që ta bëj protagonistin atëherë kur mundet, paçka situata dhe rrethanave. Në këtë rast, Kosova ka një përballje reale: e para të kapaciteteve të saj intelektuale me këtë histori të vështirë në Veri dhe logjistike sa i përket draftit dhe e dyta definimit të paraqitjes shtetërore. Kjo situatë është pasojë e sjelljeve të Brukselit dhe Kosova, thjesht veproi jo mirë taktikisht sa i përket Veriut, ndërkohë që serbët e kishin lajmëruar indirekt. Megjithatë, përpjekja e Kosovës për Veriun, nuk duhet të mbarojë dhe të kufizohet. Sa i përket penaliteteve ndaj Kurtit, Tirana duhet të pezmatohet sepse kjo do e kushtëzojë shumë dhe politikën e saj të jashtme. Do ishte mirë, ndërkohë, që qeveria shqiptare ta përcillte kohë më parë idenë e saj të asociacionit, por pa ndërhyrë në ato që Kosova e Serbia po dakordësohen. Është shumë vonë që të tregojë idetë e saj”, thotë Andoni.

Sipas publicistit, paraqitja e djeshme e Ramës është “një përpjekje për të tërhequr vëmendje nga politika e brendshme e vendit dhe nga korrupsioni”.

“Është e vërtetë që ngjarjet në Kosovë na ndikojnë, por vetë Kosova dhe aleatët e saj do i gjejnë mekanizmat. Nga ana tjetër, përpjekja për të tërhequr vëmendje në këto momente më duket e pavend, pasi i takon faktorit politik kosovar të gjej gjuhën mes veti dhe të përcaktojë vijat e kuqe. Kurse Ramës dhe të tjerëve i duhet që t’i japë të gjithë mbështetjen Kosovës”, thotë ai.

I pyetur se çfarë ndikimi mund të ketë kjo një marrëdhëniet mes dy kryeministrave, Andoni thotë se ata “do e kalojnë” edhe këtë, pasi sipas tij, ata nuk kanë probleme parimore mes vete.

“Janë të dy aq të varur nga të huajt, sa mund t’i ftohin përkohësisht marrëdhëniet, por besoj do e kalojnë. Pas pak ditësh do jenë në tryezën e mbledhjes së përbashkët dhe deri atëherë do kenë kaluar shumë ujëra”, thotë Andoni.

“Problemi i Ramës dhe i Kurtit nuk është parimor, është formal: Cili të jetë më protagonist ndër shqiptari”, thekson ai.

Ndërkohë, Andoni thotë se “ne kemi nevojë për lider gjakftohtë dhe burra që të tregojnë se janë shtetarë”.

“Më vjen keq të them se të dy janë larg kësaj stature. Janë pikërisht këto situata që tregojnë realisht te Rama dhe Kurti sesa arsye, përgatitje dhe përgjegjësi janë të aftë të mbartin në momente të vështira. Nuk duhet të harrojmë se: Rama me Kurtin kanë shumë nevojë për njëri-tjetrin pasi të dy kanë ngritur kulte individi dhe u duhet që ta projektojnë përballë”./GazetaExpress

Etiketa: Ben AndoniKurtiRama

Lajme të lidhura

Rama u jep investitorëve të huaj “recetën magjike”: Një gotë raki për të harruar korrupsionin në Shqipëri
Aktualitet

Rama u jep investitorëve të huaj “recetën magjike”: Një gotë raki për të harruar korrupsionin në Shqipëri

15:34 - 26/03/26
Përkeqësimi i motit, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit në Vlorë
Aktualitet

Përkeqësimi i motit/ Anulohet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi dhe mjeteve të peshkimit

15:20 - 26/03/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump kritika anëtarëve të NATO-s: Nuk kanë bërë asgjë për të na ndihmuar, nuk do ta harroj

15:07 - 26/03/26
Para
Draft-statuti i Asociacionit, Rama: Nuk jam konsultuar me Kurtin, jemi shtete të ndryshme

Draft-statuti i Asociacionit, Rama: Nuk jam konsultuar me Kurtin, jemi shtete të ndryshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama u jep investitorëve të huaj “recetën magjike”: Një gotë raki për të harruar korrupsionin në Shqipëri
Aktualitet

Rama u jep investitorëve të huaj “recetën magjike”: Një gotë raki për të harruar korrupsionin në Shqipëri

15:34 - 26/03/26

Edi Rama duket se ka zbuluar një “strategji” të re për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë në sytë e investitorëve...

Lexo më shumë
Përkeqësimi i motit, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit në Vlorë

Përkeqësimi i motit/ Anulohet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi dhe mjeteve të peshkimit

15:20 - 26/03/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

Trump kritika anëtarëve të NATO-s: Nuk kanë bërë asgjë për të na ndihmuar, nuk do ta harroj

15:07 - 26/03/26
Moment historik për Kishën e Anglisë, kurorëzohet Kryepeshkopja e parë femër

Moment historik për Kishën e Anglisë, kurorëzohet Kryepeshkopja e parë femër

14:45 - 26/03/26
Akuzohen se kultivuan deri në 1.8 tonë kanabis në Berat, SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit

Akuzohen se kultivuan deri në 1.8 tonë kanabis në Berat, SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit

14:27 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com